serbia

Marrëveshja Serbi -Kosovë cenon ndikimin rus në Ballkan

Postuar në 20 Korrik, 2018 13:27

Ecuria e dialogut Prishtinë-Beograd që mund të çojë në një marrëveshje dypalëshe, ka krijuar premisat e duhuara për abrogimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që u miratua në vitin 1999. Florian Bieber i universitetit të Graz në Austri mendon se çdo formë marrëveshjeje do të duhet të merret me njohjen ndërkombëtare të Kosovës  çka e bën atë jetike për të dyja vendet.

Pas Preshevës edhe Sanxhaku teston nervat e Beogradit zyrtar

Postuar në 19 Korrik, 2018 19:02

A e ka njohur Sanxhaku Kosovën? Me këtë pyetje e niste sot raportimin e vet agjencia serbe e lajmeve “B92”, mbi një akt të Këshillit Kombëtar Boshnjak, i cili përmes kryetarit të vet, Sulejman Ugljanin ka ftuar Behgjet Pacollin, në cilësinë e 

zv.kryeministrit dhe ministër i Jashtëm i Republikës së Kosovës

të marrë pjesë në punimet e këshillit në Novi Pazar. 

Marrëzia e super-rrugëve prek edhe Malin e Zi. Kina financuese kryesore e aksit Tivar-Serbi

Postuar në 17 Korrik, 2018 14:32

Qeveria e Malit të Zi e ka futur vendin në atë që mund të quhet eksperimenti shqiptar i infrastrukturës. Agjencia “Reuters” raportonte dje në mënyrë kritike projektin e ndërtimit të rrigës 165 km të gjatë që lidh portin e Tivarit me Serbinë, rrugë që kalon nëpër ura të mëdha dhe tunele.

Daçiç: Trump mund të vizitojë Serbinë në fund të këtij viti

Postuar në 05 Korrik, 2018 11:01

Ministri i Jashtëm serb. Ivica Daçiç është shprehur në një intervistë për serben “Telegraf” se presidenti amerikan, Donald Trump, mund të vizitojë Serbinë në një kohë të afërt. Sipas tij, vizita mund të zhvillohet ose në fund të këtij viti, ose në pranverën e ardhshme.

Mediat serbe: BE jashtë loje. Marrëveshje SHBA-Rusi për Kosovën

Postuar në 03 Korrik, 2018 12:48

Mediat serbe shkruajnë se takimi mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin, mund të sjellë një zgjidhje të dakordësuar edhe për çështjen e Kosovës. Gazeta “Blic” citon burime diplomatike, sipas të cilave diplomacia serbe e shikon këtë si mundësi, përkundrejt dialogut rraskapitës dhe të zgjatur të ndërmjetësuar nga Europa.

Kusturica: Kosova është vjedhja më e madhe e shekullit të 20-të

Postuar në 26 Qershor, 2018 13:49

Regjizori i njohur serb Emir Kusturica është i pakursyer në qëndrime politike kur vjen puna sidomos te përshkrimi i pozitave serbe në Ballkan. Në një intervistë të fundit për agjencinë B92, Kusturica ka folur me prizëm nacionalist edhe për ndeshjen e fundit mes Serbisë dhe Zvicrës, duke nënvizuar se shqiptarët janë përfituesit më të mëdhenj në Ballkan.

Diplomacia e vicklave, Liberia tërheq njohjen e Kosovës

Postuar në 21 Qershor, 2018 13:35

Lojërat diplomatike të Beogradit me Kosovën vazhdojnë edhe pse dialogu mes Prishtinën nën mbikëqyrjen e BE-së presupozojnë se njohja e shtetit të ri është tashmë çështje kohe dhe me gjasë retifikimi kufijsh.

Kreu i UNHCR-së në Serbi: Ideja e kampeve të refugjatëve në Ballkan, është tërhequr

Postuar në 20 Qershor, 2018 13:09

Kreu i UNHCR-së në Beograd, Hans Friedrich Schoder ka deklaruar për televizionin serb, RTS, se ideja e ndërtimit të kampeve të refugjatëve jashtë BE-së është hedhur poshtë si opsion.

Kjo ide është hequr nga tryeza, nuk dua dhe nuk do të spekulloj

është shprehur ai me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve.

Kallëzim NATO-s për përdorimin e uraniumit të varfëruar në Luftën e Kosovës

Postuar në 19 Qershor, 2018 13:55

Mund të rezultojë një ndër nismat që do të inkriminojë një komunitet të tërë vendesh. Agjencia serbe e lajmeve, B92, bën e dije për një ndërmarrje të qytetarëve serbë kundër NATO-s dhe përdorimit prej saj të uraniumit të varfëruar gjatë konflliktit të Kosovës në vitin 1999.

Beogradi nis lobimin në SHBA për Kosovën: Për herë të parë mund të themi mendimin tonë

Postuar në 18 Qershor, 2018 11:11

Serbia do të lobojë në Shtëpinë e Bardhë për Kosovën dhe raportet e saj në rajon. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç, sipas të cilit ky proces do të kërkojë 500 mijë dollarë. Në një intervistë për median serbe, “Srpski Telegraf”, Daçiç ka thënë se në SHBA lobimi është I zyrtarizuar dhe se kontratat publikohen.

Pages

Subscribe to RSS - serbia