rusia
Raporti i ShBA për ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor nervozon Beogradin zyrtar
Departamenti amerikan i Shtetit dhe ai i Mbrojtjes pritet të publikojnë vitin që vjen një raport që hedh dritë mbi bashkëpunimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me ShBA-në dhe Rusinë.
Përmes këtij raporti do të sqarohet pesha që zë një fuqi dhe një tjetër në marrëdhëniet me vende të rajonit tonë. Raporti vjen në një kohë kur propaganda perëndimore ka kohë që flet për rrezikun rus dhe për depërtimin e enteve të asociuara me Kremlinin në politikën e vendeve të kësaj zone.
"Kosova është çështje europiane. Nuk ka vend për Rusinë"
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se në dialogun Serbi-Kosovë nuk ka vend për rolin e Rusisë.
“Kosova është një çështje europiane”, citohet presidenti kosovar i cili ka folur gjatë një konference ditën e enjte.
Ideja e një përfshirjeje ruse në dialgun mes dy vendeve erdhi pas deklaratave të Thaçit për një rol të SHBA në dialogun që tani administrohet dhe ecën përpara me rolin e BE-së. Në këtë kuadër, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, shfrytëzoi vizitën në Rusi për të kërkuar një rol të Moskës dhe për të balancuar peshoren.
“Jam rusofil i përkushtuar”
Boris Johnson i ka shtrirë dorën e miqësisë të Moskës duke thënë se ai vetë është një “rusofil i përkushtuar”, ndërsa ka hedhur poshtë zërat se ekzistojnë dëshmi për ndërhyrje ruse në çështjen e Brexit dhe zgjedhjet parlamentare të qershorit. Sekretari i Jashtëm britanik është i pari që viziton Moskë pas vrasjes së ish-agjentit rus Aleksandër Litvinenko në vitin 2006 në Londër, duke çuar në përkeqësimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Vuçiç në Moskë, një hap më tej në miqësinë me Rusinë
Mediat serbe raportojnë sot për vizitën e presidentit Aleksander Vuçiç në Rusi dhe për mesazhet e përcjella prej tij pas takimit me homologun rus, Vladimir Putin.
Garë Rusi-BE për investimet në impiante gazi në Ballkan
Bashkimi Europian ka formosur dje një marrëveshje për të investuar 101.4 milionë € në ndërtimin e terminalit të gazit të lëngshëm në Krk të Kroacisë. Sipas Euobserver, terminali synon diversifikimin e burimeve të energjisë për Europën Qendrore dhe atë Juglindore që shpresohet se do të rrisë ekonominë e rajonit.
Por ky investim nuk është i vetmi. Edhe Gazpromi rus ka njoftuar se do të ndërtojë një impiant të gazit të lëngshëm në Zvornik, në pjesën serbe të Bosnjës, i cili do të kushtojë 70 milionë euro. një marrëveshje
Daniel Serwer: Ballkani i ekspozuar ndaj destabilitetit
Eksperti i SHBA për Ballkanin, Daniel Serwer thotë se për herë të parë Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë e ka renditur Ballkanin si një rajon me probleme të ndjeshme të stabilitetit.
Putin urdhëron tërheqjen e trupave ruse nga Siria
Presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar sot se Rusia do të tërheqë forcat e saj nga Siria. Pas një takimi me presidentin sirian Bashar al Assad në bazën ajrore të Khmeimim në Latakia, Putin ka zbardhur vendimin në fjalë që duket se ka qenë disi i papritur.
“Kam marrë një vendim: një pjesë e rëndësishme e trupave ruse në Siri do të kthehet në shtëpi. Kam urdhëruar ministrin e Mbrojtjes dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm që të nisin tërheqjen e trupave ruse në bazat e tyre të përhershme”, citohet presidenti rus.
Përçarje SHBA-Gjermani në NATO për qëndrimin ndaj Rusisë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë aksion të unifikuar të NATO-s për verifikimin e veprimeve të Rusisë në zbatim të Traktatit për Forcat Bërthamore me Rreze të Mesme (INF). Lajmi publikohet nga revista gjermane “Spiegel” sipas të cilës, ka qenë një takim i krerëve të Aleancës katër javë më parë ai që ka evidentuar shqetësimet në rritje të SHBA. Sipas revistës sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis ka prezantuar dëshmi apo prova të fotografimeve ajrore që flasin për zhvillimin nga ana e rusëve të një sistemi raketash balistike bërthamore, quajtur SSC-8.
Trocki vijon të provokojë
Leon Trocki mbetet ndoshta figura më e polemizuar e shekullit të kaluar dhe më polemizuesja brenda radhëve të socialistëve. Edhe sot, 77 vjet nga vdekja e tij, bolsheviku ukrainas qëndron në radhën e parë të ideologëve që vijojnë të prodhojnë debat dhe dishepuj.
Rasti më i fundit i një debati rreth figurës së tij është gjeneruar nga një serial rus, me emrin e revolucionarit, pra “Trotsky”, shfaqur me rastin e 100 vjetorit të Revolucionit të Tetorit.
Solidarizim me Ratko Mlladiç nga Kisha Serbe dhe nga Rusia
Dënimi me burgim të përjetshëm i Ratko Mlladiç nga Gjykata e Hagës ka provokuar reagime në Serbi. Si një vend dhe popull që ka gjykimin e vet për luftëtat që çuan në shpërbërjen e Jugosllavisë, serbët i shohin këto vendime si akte padrejtësie. Patriarku i Kishës Ortodokose Serbe, Irinej, ka shkuar edhe më larg. Sipas tij, vendime të tilla janë vepra të djallit, kurse serbët vuajnë pasojat. Irinej ka folur për tablodin Alo, por prononcimi i tij është marrë edhe nga agjencia e lajmeve Tanjug.