rusia
Rusia paralajmëron veto për Maqedoninë
Ministria e Jashtme ruse ka lënë të hapur mundësinë e vetos në OKB për Marrëveshjen e Prespës. Moska ka rikonfirmuar qëndrimin e saj kundër aderimit të Maqedonisë në NATO, duke e quajtur të pavlefshëm referendumin e së dielës për shkak të pjesëmarrjes së ulët.
SHBA kërcënon Rusinë me goditje ushtarake nëse vijon prodhimin e raketave me rreze të mesme
Shtetet e Bashkaura të Amerikës kanë kërcënuar Rusinë se do ta godasin ushtarakisht nëse Kremlini nuk heq dorë nga zhvillimi i një sistemi raketor me rreze të mesme që ndalohet nga traktatet e Luftës së Ftohtë.
Deklarata është bërë nga ambasadorja amerikane në NATO, Kay Bailey Hutchison, e cila ka bërë të qartë se Shtëpia e Bardhë po parashikon goditje ushtarake ndaj Rusisë nëse nuk arrihet një zgjidhje diplomatike.
Cila është politika e jashtme e SHBA?
Agjencia ruse e lajmeve, Sputnik, citon në një raportim të vetin Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, James Mattis të jetë shprehur se trupat amerikane do të qëndrojnë në Siri edhe pasi ISSI të jetë mundur.
Synimi ynë do të jetë që të stërvitim elementë lokalë të sigurisë për të parandaluar rikthimin e ISIS
Mesazh Moskës nga Shkupi
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Amerikan, Xhejms Matis mbërriti këtë të hënë në Shkup për të mbështetur referendumin e ardhshëm mbi ndryshimin e emrit të Maqedonisë, dhe ka paralajmëruar se Rusia po përpiqet të ndërhyjë.
Matis u shtohet zyrtarëve perëndimorë të që u ka bërë thirrje maqedonasve të votojnë në favor të ndryshimit të emrit në referendumin e 30 shtatorit, proces që sipas tij do të hapë rrugën për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE.
Intervistë në TV shtetëror e dy të akuzuarve për çështjen Skripal (Video)
Dy rusët e akuzuar si autorë të tentativës për helmim të ish-agjentit të dyfishtë Sergei Skripal dhe vajzës së tij u shfaqën në televizionin shtetëror rus, duke thënë se janë akuzuar padrejtësisht nga Britania për ngjarjen në Salisbury. Ata thanë se kishin vizituar qytetin e të Anglisë për turizëm.
Shkëmbimi territorial Kosovë-Serbi, pjesë e strategjisë energjetike amerikane kundër Rusisë?
Gazeta e njohur greke “To Vima” i kushton vëmendje marrëdhënieve greko-amerikane në një shkrim të vetin të datës 10 shtator. Tashmë nuk është më sekret se qeveria e të majtit radikal Alexis Tsipras, i ka rregulluar mirë pipëzat me Uashingtonin.
Lufta e ftohtë e çështjes “Skripal”
Dy oficerë të Inteligjencës Ushtarake ruse, e njohur edhe si GRU akuzon Britania për helmimin me noviçok të ish-agjentit Sergei Skripal dhe vajzës së tij, Julia. Kryeministrja Tereza i tha parlamentit se misioni i tyre ishte miratuar në nivelet e larta të udhëheqjes së Kremlinit.
Pretendimi i Rusisë: Në Siri kemi vrarë 86 mijë militantë islamikë
Rusia pretendon se ka vrarë apo nxjerrë jashtë luftimit në Siri 86 mijë militantë të Shtetit Islamik apo Al Nusras sindhe 830 drejtues bandash. Lajmi përcillet nga Ministria ruse e Mbrojtjes e cila sqaron se mes militantëve të vrarë përfshihen edhe 4 500 imigrantë nga Federata Ruse dhe nga Bashkimi i Vendeve të Pavarura.
Dasma e "pazakonshme" e ministres së Jashtme të Austrisë(foto)
Ministrja e Jashtme e Austrisë, Karin Kneissl është martuar. Në moshën 53 vjeçare ajo ka vendosur të lidhë kurorë me multimilionerin Wolfgang Meilinger. Dasma e pazakonshme është përcjellë edhe nga mediat, për shkak të pjesëmarrjes së politikanëve. Kancelari Sebastian Kurz dhe presidenti rus Vladimir Putin ishin dy nga të ftuarit e rëndësishëm, duke konfirmuar kështu përpjekjen e Rusisë për të rihyrë në Europë nga dera e saj historikisht e preferuar: Austria. Putin madje ka bërë edhe xhentëllmenin duke kërcyer me nusen që është shfaqur e lumtur edhe në krahët e bashkëshortit.
NATO konfirmon zhvillimin e stërvitjes më të madhe që nga Lufta e Ftohtë
NATO pritet të zhvillojë në muajin tetor stërvitjen më të madhe që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Lajmi raportohet nga agjencia gjermane e lajmeve, Deutsche Welle, sipas të cilës në stërvitjen që nis më 25 tetor do të marrin pjesë 40 mijë trupa të Aleancës përfshirë edhe nga vendet partnere si Suedi dhe Norvegjia.
Vendi i zhvillimit të stërvitjes është Norvegjia, ajo do të drejtohet nga një brigadë gjermane, ndërkohë që lajm më vete përbën edhe fakti se Gjermania do të angazhojë në të 8 mijë trupa. Agjencia thekson disa elementë që i japin kontekstin stërvitjes.