rusia

Skutsky i Duma-s: Mund të firmosen disa dokumente me Ukrainën brenda disa ditëve

Postuar në 13 Mars, 2022 18:52

Rusia dhe Ukraina mund të firmosin disa dokumente të përbashkëta në ditët në vijim. Të paktën ky është mendimi i kreut të Komitetit për Çështjet me Jashtë në Duman ruse, Leonid Slutsky në një intervistë për RT.

 Nëse krahasojmë pozicionet e dy delegacioneve në bisedime që nga fillimi e deri më sot, ne do të shohim përparim të konsiderueshëm. Jam i kënaqur të them se sipas pritmërive të mia personale ky përparim mund të zhvillohet në qëndrime të përbashkëta brenda disa ditëve dhe disa dokumente mund të firmosen

Jerusalemi, një opsion i ri për negociatat Rusi-Ukrainë

Postuar në 13 Mars, 2022 09:49

Rusia mund të jetë e gatshme për të zhvilluar negociata me Ukrainën në Jerusalem, siç ështê propozuar nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Lajmin e bën të ditur "Jerusalem Post", duke iu referuar një “burimi diplomatik” pas një bisede telefonike mes vetë Zelenskit dhe kryeministrit izraelit, Naftali Bennett.

Megjithatë, shton burimi, Izraeli "nuk është i sigurt" nëse dëshiron të bëhet mikpritës i bisedimeve.

Rusia: Do të ketë pasoja të rënda nëse Finlanda dhe Suedia bëhen pjesë e NATO-s

Postuar në 13 Mars, 2022 08:01

Anëtarësimi i mundshëm i Finlandës dhe Suedisë në NATO do të kishte pasoja të rënda ushtarake dhe politike dhe do të sillte masa hakmarrëse nga ana e Rusisë. Paralajmërimi bëhet nga drejtori i departamentit evropian të Ministrisë së Jashtme ruse, Sergei Belyayev.

Henry Kissinger për Ukrainën dhe të ardhmen e saj

Postuar në 12 Mars, 2022 21:15

Sot 99 vjeç, Henry Kissinger mbetet ende njëfarë orakulli në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Ish-sekretari amerikan i Shtetit ka këshilluar të gjithë ata që janë ulur në tryezën e presidentit në Shtëpinë e Bardhë që nga Kennedy e këtej. Një nga shkrimet e tij mbi Ukrainën, edhe pse i përket vitit 2014, është sërish aktual.

Rusia, diplomaci me Europën për Ukrainën, jo me SHBA-të

Postuar në 12 Mars, 2022 19:52

Franca dhe Gjermania vijojnë të jenë në kontakt të drejpërdrejtë me Rusinë, në përpjekje për t’i dhënë konfliktit me Ukrainën një zgjidhje diplomatike. Presidenti Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun francez, Emmanuel Macron, dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Premtimi i zgjerimit të NATO-s në Ukrainë dhe Gjeorgji ishte gabim

Postuar në 12 Mars, 2022 14:48

Pasi lufta në Ukrainë ka nisur dhe pasi Europa është para faktit të katastrofës humanitare dhe ekonomike nëse ajo vazhdon, një ndër zyrtarët e lartë të BE-së, kreu i politikës së jashtme të Unionit, Josep Borrell, ka pranuar disa gabime.

Në luftë, viktima e parë është e vërteta

Postuar në 12 Mars, 2022 12:36

 

Rusia: Ukraina dhe SHBA po bëjnë plane që të na akuzojnë për përdorimin e armëve kimike

Postuar në 11 Mars, 2022 22:08

Rusia pretendon se "grupe radikale ukrainase", të kontrolluara nga shërbimet speciale të Shteteve të Bashkuara, kanë përgatitur disa akte provokimi me "lëndë kimike toksike" në përpjekje për të fajësuar Moskën për përdorimin e dyshuar të "armëve kimike kundër popullatës civile".

Miliarderi Potanin: Jo sanksione Perëndimit që dëmtojnë Rusinë. Konfiskimi i aseteve do na kthente në 1917-ën

Postuar në 11 Mars, 2022 16:46

Rusia duhet t’i përgjigjet me pragmatizëm sanksioneve dhe bllokadës tërësore që po i bën Perëndimi.

Facebook miraton hartën dixhitale ku lejohet Vdekja

Postuar në 11 Mars, 2022 12:03

Lufta në Ukrainë ka provokuar masa absurde dhe që priren të provokojnë ndarje afatgjata në një botë që presupozohej se ishte e ndërlidhur. Së fundmi, Meta, konglomerati që drejton Facebook dhe Instagram, ka lejuar thirrjet për dhunë dhe vdekjen e ushtarëve rusë të inkuadruar në njësitë që luftojnë në Ukrainë, duke provuar kështu se deri ku mund të shkojë radikalizimi i atij që pretendon se është sistemi i demokracive liberale.

Pages

Subscribe to RSS - rusia