protesta
Protestë me sfond nacionalist më 2 mars. I hiqet nënshtetësia Carlo Bollinos dhe kërkohet heqja e memorialit turk
Pak ditë përpara sesa opozita e drejtuar nga presidenti Ilir Meta të nisë protestën e vet të 2 marsit, redaksia e “Të Kripura” ka mësuar disa të dhëna rreth organizimit të saj.
Konkretisht z. Meta ka menduar të ndërmarrë disa veprime paralel: të deklarojë lënien e detyrës dhe nisjen e mosbindjes civile, të dekretojë shpërndarjen e parlamentit duke konsideruar gjendje të grushtit të shtetit, pra të jashtëzakonshme dhe të nisë bllokimin e institucioneve.
Drejt emergjencës politike
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ia ka dalë të çakërdisë shumicën qeverisëse me besëlidhjen e thirrur prej tij më mars. Lajmet dhe opinionet kanë qenë të furishme dhe nisin që nga lajthitja si shkak i deklarimeve për protestë, te shkelja e Kushtetutës, te mosmarrja seriozisht e deri te përpjekja për ta lexuar qëndrimin e Presidentit si të shkëputur nga ekipi drejtues i Partisë Demokratike. Në fakt, kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaronte dje përmes një videoje të shpërndarë edhe në Facebook e tij se:
Fotolajm/"Joker" proteston në Paris kundër Macron
Protesta e zjarrëfikësve francezë ka shpalosur edhe elementë të rinj dekorativë dhe simbolikë.

Njoftim për protestë kundër një biznesmeni
Organizata Politike njofton sot në faqen e vet në Facebook se nesër në Tiranë do të mbahet një protestë e minatorëve të Bulqizës kundër siç thotë ajo “biznesmenit Samir Mane dhe qeveritarëve”
Pas dy muajsh rezistence në Bulqizë, minatorët vijnë nesër në Tiranë për t'u treguar oligarkut dhe qeveritarëve fuqinë e të drejtës së tyre. Ata nuk kërkojnë privilegje, por punë të sigurt dhe të dinjitetshme.
Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave, prej dy muajsh nuk marrin rimbursimin
Ky është një nga fermerët e fshatit Krutje e Sipërme të qytetit të Lushnjes që prej 2 muajsh nuk ka marrë rimbursimin e përcaktuar nga qeveria për prodhimin e qumështit.
Fermeri: “Në fillim muajt e parë, katër muajt e parë, gjysmë për gjysmë i dhanë. Ne iu përgjigjëm shtetit. Bëmë aplikimin. Bëmë siguracionin, bazë ligjit. I kanë dhënë gjithmonë me vonesë. Nëntorin e dhjetorin nuk i pranuan fare faturat.”
Video/Protesta kundër luftës në SHBA
Murgjit dhe priftërinjtë në Mal të Zi protestojnë para Parlamentit
Murgj dhe priftërinj janë mbledhur sot para godinës së Parlamentit të Malit të Zi për të kundërshtuar miratimin e një drafti që parashikon sipas tyre vjedhjen e pronave të Kishës Ortodokse dhe cenimin e pozitës së saj. Të drejtuar nga Mitropoliti Amfilohije dhe Peshkopët Joanikije dhe Metodije, klerikët kanë kënduar këngë dhe janë lutur para godinës në fjalë ndërkohë që në kishë është mbajtur edhe një meshë.
Një protestë e vakët për gazetarinë dhe lirinë e fjalës
Teksa në Kuvend diskutohej paketa antishpifje jashtë sallës së parlamentit protestohej për amendimet që qeveria i ka bërë ligjit të medias.
Me shalle të zi rreth gojës dhe pankarta në duar disa përfaqësues të mediave kanë protestuar përpara parlamentit për sa i përket paketës antishpifje. Kërkesa e tyre kryesore është tërheqja e ligjit pasi cenon lirinë e fjalës dhe i jep AMA-s kompetencat e gjykatës.
Polemika për zhvarrosjen e Frankos në Spanjë
Ekstremi i djathtë spanjoll, dhe veçanërisht partia Vox, po përgatitet për një mobilizim të fuqishëm me rastin e një vendimi nga gjykata supreme e vendit sipas të cilit qeveria nuk ka nevojë për një leje për të hequr trupin e diktatorit Franco nga mauzoleumi i Madridit. Qeveria socialiste e kryeministrit Pedro Sanchez e ka shpallur prioritet zharrosjen e Franco-s, duke argumentuar se vendi nuk mund të vazhdojë të heroizojë diktatorin që vdiq në 1975.
Në këtë rast Europën e përfaqësojnë protestuesit, jo z. Soreca
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Luigi Soreca është detyruar të reagojë sot në mbrëmje ne profilin e vet në tuiter për takimin e tij të sotshëm me përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Soreca sqaron se deklarimet e tij janë nxjerrë jashtë kontekstit dhe se ai ka theksuar se çdo diskutim duhet të ndjekë rrugën e ligjit.
