protesta
Funeral për maturën shtetërore
Njëzet vjet më parë, kur në Shqipëri kishim filluar të zbatonim metodologjinë për zhvillimin e të menduarit kritik të nxënësve dhe studentëve, vjen një profesor nga Universiteti i Ohajos në SHBA. Midis tij dhe një mësuesi të Gjeografisë, i cili shquhej për kujtesën e jashtëzakonshme, zhvillohet ky dialog:
– Cili është lumi më i gjatë në Ohajo? Profesori amerikan i përgjigjet.
– Cila është maja më e lartë në Ohajo? Profesori amerikan i përgjigjet.
Padova/Italianë e shqiptarë kundër shembjes së Teatrit: Një vend pa memorie është një vend pa identitet
Një vend pa memorie është një vend pa identitet”. Me këtë moto qytetarë shqiptarë e italianë kanë protestuar në Padova të Italisë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.
Zemërimi i tyre është shprehur nëpërmjet pankartave në duar, me ndjeshmërinë për trashëgiminë kulturore shqiptare.
Protesta është zhvilluar para pallatit Moroni, në mbështetje të kauzës për Teatrin Kombëtar. Elda Omari, arkeologe dhe historiane, ka dënuar shembjen e kësaj godine të ndërtuar nga italianët, si dhe dhunën e ushtruar të policisë ndaj pjesëtarëve të Aleancës së Mbrojtjes së Teatrit.
Fotoprotestë/Mesazh për kryebashkiakun e Tiranës

Abetarja e re politike: Mos shikoni sa e fortë është opozita, por çfarë programi ka
Gazeta “Panorama” përcjell në faqen online një intervistë të Bensik Mustafajit, ish-ministër i Jashtëm në kohën e qeverisë së Partisë Demokratike dhe aktualisht një lloj këshilltari për imazhin i kryetarit të saj, Lulzim Basha.
Intervista ka interes sepse aty konstatohet gjykimi kritik “mbi popullin” dhe sugjerohet sei duhet analizuar opozita.
Teatri u shemb. Nis teatri i protestave
Prishja e godinës së Teatrit Kombëtar e ka vrarë arsyen e protestës qytetare që është zëvendësuar nga protesta e partive politike. E cila është e destinuar të dështojë.
Në përgjithësi opozitat e besueshme u bashkohen apo udhëheqin kauzat qytetare duke katalizuar ndryshimin politik të mundshëm. Në Shqipëri ndodh e kundërta. Opozita është shndërruar në dezinfektant i protestës. Vërtet protesta e Teatrit u mbështet me militantë të PD-së, apo LSI-së, por asnjë qytetar i zakonshëm nuk ishte pro saj nisur nga numri i pjesëmarrësve.
Protestuesit kërkojnë shpërndarjen e Parlamentit
Protesta për Teatrin vazhdon ende në bulevard dhe siç shihet nga pamjet video pjesëmarrës në të po bëjnë thirrje për shpërndarjen e Parlamentit. Ndërkohë pritet që opozita të dalë me një qëndrim politik pas asaj që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit:
Protesta për Teatrin ka arritur disa fitore
Mediat pranë kryeministrit janë hedhur në një sulm të dëshpëruar për të bindur nuk dihet se kë, se godina e Teatrit Kombëtar duhet shembur. Media që rëndom shtrojnë pyetje, pretendojë se bëjnë investigime, që kapin probleme ligjore, kësaj radhe janë dakord me apelin e qeverisë dhe duket sikur po bërtasin me thirrjen: Prisheni, prisheni.
Protesta në Mal të Zi pas arrestimit të peshkopit serb, Joanikije
Disa dhjetëra qytetarë nga Andrijevica në Malin e Zi kanë bllokuar qytetin e Slatinës në shenjë proteste ndaj arrestimit të peshkopit të Kishës Ortodokse Serbe, Joanikije, që drejton dioqezën e Budimlje-Nikshiqit.
Siç raportojnë mediat serbe rezidentët kanë bllokuar rrugën Berane-Andrijevica-Plavë që nga ora 11 e paradites së sotme duke përdour makina dhe motorrë.

Shpërndahet pas konfrontimeve me policinë protesta në Tiranë
Protesta e thirrur në Tiranë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit nuk është lejuar të zhvillohet. Policia është përpjekur të shpërndajë protestuesit, por ka hasur në kundërshtime, çka ka sjellë përplasje mes tyre. Për disa minuta ka vijuar përplasja në qendër të Tiranës, ndërkohë që raportohet se policia ka shoqëruar në komisariat të paktën katër prej qytetarëve protestues. Protestuesit shprehen se kanë respektuar distancën prej 2 metrash nga njëri-tjetri, por policia pretendon të kundërtën. Në një njoftim në Facebook, ditë më parë, Aleanca njoftoi se protesta do të mbahej në sheshin Skëndë
Në Gjermani protestohet kundër masave kufizuese
Në Gjermani është prorestuar kundër karantinës së vendosur nga qeveria me rastin e pandemisë së CoVid-19. Në Berlin dhjetëra protestues dolën në shesh me thirrjen: “Dua të më riktheni jetën time", krahas pankartave të tilla si “Mbroni të drejtat kushtetuese", “Liria nuk është gjithçka, por pa Lirinë gjithçka është asgjë".
