protesta

Studentët, vezë mbi sekretarin e Përgjithshëm të MAS dhe makinën e Ilir Beqjas

Postuar në 17 Shtator, 2015 11:25

Projektligji për Arsimin e Lartë, që prej kundërshtarëve thuhet se favorizon subjekte private, vijon të provokojë reagime. Ai do të diskutohet sot në seancë plenare e me këtë rast disa studentë kanë “zënë pritë” para sallës së seancave plenare. Studentët kanë qëlluar me vezë sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit, Plarent Ndreca dhe makinën e ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja. “Shqiptarja.com” raporton se ka patur konfrontime fizike me forcat e rendit.

Nën akuzë Kryeministri dhe qeverisja, por protesta do të jetë për Ilir Metën dhe Sajmir Tahirin!

Postuar në 10 Shtator, 2015 12:46

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbajtur sot një fjalë në Grupin Parlamentar. Me tone thuajse solemne, Basha u është drejtuar deputetëve me përgjegjësinë e dikujt që pritet të hidhet në një aksion vendimtar, duke zbardhur edhe ofertën e PD-së. “Votimi i projektligjit të dekriminalizimit, dorëheqjet dhe hetimi i Metës dhe Tahirit, plani ekonomik i shpëtimit janë sot oferta e Partisë Demokratike për nxjerrjen e vendit nga qarku i skandaleve dhe zbutjen e krizës ekonomike. Dëshirojmë zgjidhje institucionale.

Protesta kundër çmimit të naftës sot në Tiranë

Postuar në 06 Shtator, 2015 13:55

Nisma # ka organizuar sot një protestë kundër çmimit të naftës. Ndonëse me pjesëmarrje të ulët protesta sërish përbën një reagim qytetar.

Protestë për çmimin e naftës në Tiranë

Postuar në 02 Shtator, 2015 13:15

“Nisma Thurje” apelon sot në Facebook për pjesëmarrje në protestë për çmimin e naftës. Protesta do të jetë në formë parakalimi, me makina apo biçikleta, ditën e shtunë, në orën 18:00. “UL TAKSAT E NAFTES! Proteste! Te shtunen, 5 Shtator, Ora 18:00. Protesta do te jete nje parakalim ne forme parade me makina, bicikleta apo ne kembe (secili sipas mundesise).

Granada shpërthen gjatë protestës në Kiev(video)

Postuar në 31 Gusht, 2015 22:27

Një polic vdiq dhe mbi dhjetë trupa të Gardës u plagosën nga shpërthimi i një granate, gjatë një proteste jashtë Parlamentit ukrainas në Kiev. Granada siç shihet është hedhur nga protestuesit.

PD tërhiqet nga protestat në shtator

Postuar në 30 Gusht, 2015 11:25

Partia Demokratike me gjasë ka edhe një skenar “paqësor” për sezoninme ri politik në vend. Gazeta “Shqip” citon sot Enno Bozdon që thotë se “çdo gjë në kohën e duhur”, duke paralajmëruar analizën për humbjen e PD-së në zgjedhjet e fundit. Ky përbën një ndryshim kursi nga qëndrimet e deritanishme. Gkatë gjithë verës përfaqësuesit e opozitës folën për protesta në shtator, duke mos munhguar edhe akuzat për dobësi drejtimi nga ana e Lulzim Bashës.

Videoarkiva/Vlorë 1997, përplasje me policinë. Ceka: "Fillimi i luftës civile"

Postuar në 19 Gusht, 2015 10:12

Pages

Subscribe to RSS - protesta