protesta
Rumunët në protesta edhe kundër mediave televizive, askush nuk ka më besim
Dorëheqja e beftë e kryeministrit rumun, Viktor Ponta pas vdekjes së 32 të rinjve në një klub nate, nuk ka ulur revoltën e mijëra njerëzve, që marshuan për të dytën natë në Sheshin e Universitetit në Bukuresht.
Ata kërkojnë të ndalet korrupsioni dhe bënë thirrje për zgjedhje të parakohshme. Razvan Mitroi, gazetari që ka marrë pjesë edhe në revolucionin e 1989 nuk ka pritshmëri të larta kësaj here. “Nuk mund të ndryshosh klasën politike brenda natës, por ky është një sinjal i fortë, për të ndryshuar disa nga zakonet dhe organizimin”u shpreh ai.
Vezët dhe kryeministri
Shumëkush, kur sheh ato vajza e djem studentë, krejt të pastër në sy, në zë dhe në qëllim, ndjehet befas i ngazëllyer për veprimin e tyre, të ndërgjegjshëm dhe të pafajshëm. Pati madje edhe një ngutje për t’i “heroizuar” dhe ndoshta ata, po shkojnë me shpejtësi mediatike drejt mitizimit. Për një veprim, në thelb, të thjeshtë dhe në përputhje të plotë me moshën e tyre.
Shënim: Një akt i mirëpritur
Ngjarja e sotme e “sulmit me vezë” ndaj kryeministrit përçoi një mesazh jo pa rëndësi, në një skenografi të duhur. Ishin disa studentë ata që ndërmorën përgjegjegjësinë e “sulmit”, por edhe akuzës publike me fjalë të rënda si 'hajdut' e 'sharlatan'. Arsye zyrtare e reagimit u tha se ishte reforma në arsim, që sipas disa pikëpamjeve është përjashtuese për një kategori studentësh. Akuza “hajdut” nuk ka lidhje me reformën në arsim, e sidoqoftë, një reagim sado minimal në një vend ku askush nuk reagon, fiton natyrë politike.
Kufiri Lindje – Perëndim po hiqet sërish në Ballkan
Protesta në Mal të Zi po vështrohen përherë e më shumë si një përplasje gjeopolitike mes dy rrymave që sundojnë shoqërinë e fqinjit tonë verior. Në një shkrim të Deutsche Welles nënvizohet pikërisht ky element që e vendos aspektin social dhe ekonomik të tyre në plan të dytë. “Një sërë aferash, arrogancë dhe “një hajdutëri e shëmtuar” e kanë dobësuar qeverinë mendon shkrimtari i njohur malazez Andrej Nikolaidis. Por protestat aktuale ai i sheh, ashtu si Djukanoviçi, si një përpjekje për të dështuar anëtarësimin. “Anëtarësimi në NATO do të thoshte dalje nga influenca serbe dhe ruse.
Bashar al-assadët e Kosovës
Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, (shteti), po kontrollojnë popullin përmes bukës së gojës.
Si ashtu, do të pyesnit ju, të nderuar lexues?
Rrëmuja e Prishtinës. Lirimi i Kurtit, “me kërkesë të prokurorit”. Buzhala: “E padrejtë, lirim politik”
Lirimi tre ore pas mesnate i deputetit të Kosovës Albin Kurti dhe kolegut të tij në VV, Konjufca, ka nxjerrë para mediave zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Baki Kelani. Ai ka mohuar deklaratat e Albin Kurtit se është liruar nga Policia për shkak të reagimit të aktivistëve të Vetëvendosjes para stacionit të Policisë. Ai tha se Kurti është liruar me rekomandimin e prokurorit. Mbrëmë Prishtina është përfshirë nga trazirat dhe sipas Kelanit, dëmet që janë shkaktuar nga protestuesit janë të mëdha në objektin e Policisë dhe veturat zyrtare.
Të ngeshëm për protestë në një popull që nuk proteston kurrë
Ismail Morina u arrestua në flagrancë me dy pistoleta dhe gjykata dha msën e sigurisë “arrest me burg”. Arrestimi i tij u bë pak para ndeshjes Shqipëri-Serbi dhe Morina kishte siguruar 36 bileta. Ndërkohë që gjykimi duhet të zbardhë se çfarë kishte ndërmend Morina, sot disa protestues kanë kërkuar lirimin e tij. Arsyeja? “Ne kërkojmë liri për Ballist Morinën, sepse ai na bëri krenarë. Në Beograd ai ngriti flamurin tonë, ndërsa në Shqipëri kryeministri ynë nuk na la ta ngremë flamurin tonë. Liri Ballistit.
Protesta e tregtarëve të Medresesë, Berisha: Arbitraritetit policesk i qeverisë së piktorit dështak
Sali Berisha ka reaguar për protestën e sotme të tregtarëve tek zona industriale e Medresesë, të cilat pretendojnë se gjobiten padrejtësisht nga tatimorët, duke shtuar se janë të pajisur me kasë fiskale dhe liçencë. Në një postim në rrjetin social “Facebook” Berisha theksoi se kjo qeveri ka dështuar pasi sipas tij po vendosen gjoba për të mbushur gropën prej 300 milionë eurosh. Ndërsa protestën e tregtarëve, e ka quajtur një shembull frymëzues për luftën kundër arbitraritetit policesk të qeverisë. “Bizneset e tregut te Medreses nisin ditën me protestë anti-qeveritare!
Shënim: Protesta ekziston. Asaj i mungon organizmi
Shqipëria është në një luftë politike të vazhdueshme mes dy palëve që njëra-tjetrën e quajnë fundin e perspektivës për shqiptarët. Publiku është në mes dhe duhet të zgjedhë mes dy alternativave, të besojë dhe t’i bindet njërës apo tjetrës palë për rrugën që duhet të marrë, artikuluar si kryqëzime idesh mes partive që periodikisht që ndërrojnë vendet, në pushtet e në opozitë.
Në disa qytete/Tregtarët në protestë kundër kasës fiskale të kafshatës
Protesta e tregtarëve të Shkodrës kundër absurditetit të kasës fiskale për çfarëdolloj shitjeje, u përfol si e organizuar nga e djathta. Por sot pati protesta edhe në Kavajë e Elbasan, përveç përsëritjes së Shkodrës, ku tregtarët protestuan para zyrave të tatimeve. Ata kërkuan rishikimin e masave në kuadër të aksionit kundër evazionit fiskal pasi nuk mund të shlyejnë taksat, njofton ABC News. Mbi 50 vetë protestuan në Kavajë, pasi thonë se nuk janë në gjendje të paguajnndërsa pak ditë më parë në qytet dolën në protestë tregtarët industrialë.
