protesta

Sekret/Manual për Protestën

Postuar në 09 Dhjetor, 2015 04:15

Sekret

Nr. Extra Prot

Drejtuar: Kryeministrit

Për dijeni: LSI-së

 

Draft/Manual për Protestën

Memorializimi i pavend i një bunkeri dhe mbrojtja e tij si pronë publike

Postuar në 09 Dhjetor, 2015 03:08

Ende pa u shkëputur nga Diktatura, përfaqësues të regjimit nisën të ndryshonin peizazhin memorial të kryeqytetit duke hequr si fillim statujën e Stalinit dhe më pas statujën e Leninit nga bulevardi. Mund të kenë qarkulluar mjaft pandehma mbi arsyet e këtyre veprimeve të kryera jo në ditën me diell. Mbase ishte një mënyrw e regjimit të shkuar për t'u distancuar nga ideologjia komuniste. Megjithatë monumenti i diktatorit E. Hoxha, si një përligje e komunizmit nacionalist gjatë periudhës së vetëizolimit mbeti në këmbë, deri në manifestimin gati spontan të 20 shkurtit 1991.

Ka frikë...

Postuar në 09 Dhjetor, 2015 01:03

Fotoja është realizuar dje në mbrëmje dhe tregon kryeministrin Edi Rama që shëtit në bulevard disa orë pas përfundimit të protestës. Rastësi apo jo, por një shëtitje të tillë, zoti Kryeministër e bëri edhe mbrëmjen kur deklaroi refuzimin e Shqipërisë për armët kimike. Lëvizjet e një njeriu politik komentohen dhe nuk perceptohen në kontekstin e rastësisë. Një shfaqje që nuk i jep siguri kujt në këtë vend, por që dëshmon frikë.

Fryma e protestës ekziston

Postuar në 08 Dhjetor, 2015 23:08

Përfaqësues të pushtetit u ndjenë të neveritur nga dhuna që sipas tyre përcolli protesta e opozitës. Për ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri protesta ishte një shfaqje e shëmtuar e fytyrës së vërtetë të shkatërrimtareve, ndërsa për deputetin e Librazhdit, Taulant Balla guri që u gjet në zyrën e ish-ministrit të Transporteve nuk e shpëton Lulzim Bashën nga mëkatet që ka kryer.

Ambasada amerikane: Në të ardhmen protestat duhet të mbeten paqësore

Postuar në 08 Dhjetor, 2015 18:40

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në një njoftim të saj thotë se dënon dhunën e ndodhur gjatë protestës së sotme në Tiranë.

“Duke shprehur bindjen se  e drejta e qytetarëve për t’u mbledhur, për t’i bërë kërkesa qeverisë dhe për të protestuar paqësisht është simboli i një shoqërie të lirë dhe të shëndetshme, selia diplomatike e Shtetetve të Bashkuara thotë se akte të tilla si hedhja e gurëve, vënia e flakës dhe dëmtimi i pronës publike nuk përputhet me vlerat demokratike”-shkruhet në njoftim.

Heshtja e LSI per protesten dhe kujtimet e deputetit të Peqinit për 21 Janarin

Postuar në 08 Dhjetor, 2015 18:02

Protesta e opozitës ngjalli reagime dhe komente të shumta në radhët e socialistëve, të cilët mbajtën një qëndrim distancues ndaj marshimit të 8 dhjetorit. Kuptohet çdo qëndrim duke nisur nga Sajmir Tahiri, Taulant Balla e Alfred Peza ishte në sinkron me atë të kryeministrit Rama që e quajti një protestë të shëmtuar dhe fytyrën e një opozite vandale. Në studio televizive u shfaq edhe Alfred Peza, deputeti i Peqinit që duke krahasuar protestën e sotme të demokratëve me atë të opozitës socialiste në 21 Janar tha se protesta e 21 Janarit ka qenë paqësore dhe aspak e dhunshme.

Ja pse...

Postuar në 08 Dhjetor, 2015 16:47

Vëllezër shqiptarë! Sot foli Taulant Balla. Me një status në “Facebook” foli siç i pëlqen shpesh: si tribun i popullit. Shkruan Balla: “Per ata qe ndoshta e kishin harruar, sot ripane fytyren e vertete te nje partie qe krimin e ka program te partise, dhunen e kane statut, liderin dhe kryeliderin hajdut. Dhuna dhe dhunuesit te fotografohen dhe te identifikohen te gjithe. Ligji te godase me force. Policia dhe prokuroria te bejne detyren ne kushtet shkaterrimit te prones publike.

Protesta e duhur, pavarësisht siglës partiake

Postuar në 08 Dhjetor, 2015 14:34

Protesta e opozitës është zhvilluar sot me një ton të lartë duke tejkaluar pritmëritë e shumëkujt. Disa gurë dhe shishe para kryeministrisë, një përplasje minore me policinë, kanë mjaftuar që t’i bëjnë me dije mazhorancës se nuk luan me fushën bosh në këtë vend. Këtu nuk është rasti për të gjykuar më PD-në dhe përfaqësuesit e saj, pasi ai njeri dhe ai grup njerëzish që ndërmerr iniciativën për të protestuar në rrugë, vendos të rilegjitimojë veten përmes forcës së vet. Nga ana tjetër ka disa thirrje që e shohin situatën me shqetësim, po flitet për barbarë e për gjithfarë gjërash.

Kapitalizimi i protestës

Postuar në 07 Dhjetor, 2015 15:10

Disa media pranë qeverisë, si gazeta “Shekulli” njoftojnë se protesta e nesërme do të ketë dhunë. Madje sipas kësaj gazete, mbështetës të skenarit të dhunës është ajo që në shkrim quhet si “garda e vjetër me Sali Berishën në krye”, ndërkohë që Lulzim Basha qenka kundër këtij skenari. Po sot Arben Imami ka kritikuar opozitarizmin e Lulzim Bashës, teksa është shprehur se “shqiptarët nuk kanë shpresë as tek opozita”. A është ky një paralajmërim se protesta e 8 dhjetorit do të ketë dy axhenda?

Protesta e 8 Dhjetorit, çfarë kërkon të testojë Lulzim Basha?

Postuar në 06 Dhjetor, 2015 18:29

Lulzim Basha e deklaroi publikisht se protesta e së martës është një aksion që synon të rrëzojë nga pushteti dyshen Rama-Meta. Por a ka demokrat që beson se populli opozitar do të detyrojë qeverinë të dorëhiqet në 8 Dhjetor?

Data megjithë simbolikën që përmbledh nuk i shërben qëllimit që ka deklaruar kryetari i opozitës edhe pse synon të mobilizojë në protestë edhe atë kategori që e sheh raportin me të majtën nga llogoret antikomuniste të së shkuarës.

Pages

Subscribe to RSS - protesta