protesta

Protesta si akti i parë serioz i opozitës

Postuar në 18 Shkurt, 2017 21:44

Partia Demokratike ka nisur atë që kishtë ditë që e premtonte: protestën e zgjatur deri në rezistencë ndaj qeverisë së drejtuar nga Edi Rama. Dinamika e ngjarjeve të sotme në bulevardin e Tiranës, ka përgënjeshtruar të gjithë zërat kundër protestës, të cilët çuditërisht vijnë edhe nga mediat. Pjesëmarrja ka qenë masive, duke përftuar kështu seriozitetin e PD-së në organizimin e saj. Ajo është zhvilluar pa incidente, korrekte dhe në përputhje me pritmërinë e një qëndrimi me orë të zgjatuara nga një parti e cila po kërkon garanci për zgjedhjet parlamentare te largimi i kryeministrit aktual.

Prapë tek "Krokodili" do përfundojnë

Postuar në 18 Shkurt, 2017 19:07

Protesta të tilla u bëfshin çdo ditë dhe urojmë që qeveria të reflektojë ndaj pakënaqësisë së qytetarëve. Një protestë të tillë mund ta bëjnë edhe sindikatat, edhe vetë qytetarët pa pasur nevojë t’i organizojë Berisha, Basha dhe Mediu. Por, më mirë kështu, meqenëse edhe zgjedhjet janë afër. Tani që protesta u fashit dhe në shesh ka mbetur vetëm një grup i vogël mbështetësish të PD-së dhe punëtorët që montojnë çadrën, mund të ngremë pyetjen: Po më tej? Përgjigjen e kanë të qartë organizatorët, që në kopjimin e idesë së protestës me çadra nga socialistët për zgjedhjet në 2010-n.

Protesta e PD-së vijon pa ndërprerje. Çadrat rishfaqen në bulevard

Postuar në 18 Shkurt, 2017 13:47

Partia Demokratike ka nisur siç premtoi protestën e saj në bulevardin qendror të Tiranës. Protesta ka kaluar pa eksese dhe oratorët kanë mbajtur fjalimet e tyre kundër qverisjes së keqe dhe situatës aktuale. Në vijim të protestës, PD-ja ka vendosur të ngujohet në bulevard duke ngritur çadrat, aty ku disa vite më parë socialistët bënin të njëjtën gjë pas zgjedhjeve të vitit 2009.  Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka deklaruar se edhe ai do të qëndrojë në shesh me protestuesit.

Rroftë 18 shkurti! Poshtë 18 qershori!

Postuar në 16 Shkurt, 2017 21:31

Qysh i vogël më ka pëlqyer gjumi i mëngjesit dhe gjithmonë e kam pasur të vështirë të zgjohem para mesditës. Ngaqë isha gjumash i madh, nuk më çuan kurrë në kopsht. Më mbante gjyshja në shtëpi. Filloren e fillova dhe e mbarova mbasdite. Ndërsa gjimnazin dhe të lartën për filozofi, i bëra natën. Një vit përpara se të merrja diplomën përhapa fjalë se vuaja nga një sëmundje shumë e rrallë e syve, që me demek “më pengonte shikimin në dritën e ditës” dhe për këtë “mjekët më kishin rekomanduar që të qarkulloja vetëm kur të binte muzgu”...

18 shkurt, jo fati i një proteste, por fillimi i një rezistence*

Postuar në 16 Shkurt, 2017 11:01

Partia Demokratike po përgatitet prej ditësh për një tubim- protestë që do të zhvillohet këtë të shtunë në Tiranë. Ky manifestim i opozitës po pritet si një provë e forcës së saj dhe po shihet si një sfidë e PD pas katër vitesh plot ulje- ngritje në përballjen me mazhorancën e Edi Ramës.

"Pesë gjëra të zgjidhen nga protesta, behreqaves"

Postuar në 14 Shkurt, 2017 10:20

-Do bëjnë protestë këta. Kushedi çfarë mund të ndodhë!

-Mos e vri mendjen! Kështu është me radhë. Në demokraci opozita proteston. Dje protestonin ata, sot protestojnë këta. Kështu është kjo punë. Sikur 5 gjëra të zgjidhen për shkak të protestës, behreqaves për ne.

Bisedë mes dy grave në një bar në Tiranë.

Do kërkohet diçka më shumë sesa protesta

Postuar në 31 Janar, 2017 16:03

Ilir Meta e ka braktisur sot ministrin e Drejtësisë të sapo shkarkuar Ylli Manjani. Ai i ka cilësuar shashka akuzat e Manjanit, duke dashur kështu të ftohë situatën e ndezur në koalicionin qeverisës që është në krizë permanente. Por kreu i LSI-së ka bërë edhe këtë vërejtje, në kontekstin e deklaratës se “arresimin e Balilit ma kërkuan në Departamentin Amerikan të Shtetit”.

Republikanët në SHBA propozojnë kriminalizimin e protestës paqësore

Postuar në 23 Janar, 2017 12:15

Ligjvënësit republikanë në Shtetet e Bashkuara kanë futur në heshtje një numër propozimesh për të kriminalizuar dhe dekurajuar protestat paqësore.Propozimet, të cilat forcojnë ose plotësojnë ligjet ekzistuese për protestat që  bllokojnë apo pengojnë trafikun, vijnë në përgjigje të një vargu protestash që kanë çuar në mbylljen e autostradave nga aktivistët që kundërshtojnë Gazsjellësin në Dakota.

"Nisni marshimin për në Fier"

Postuar në 27 Dhjetor, 2016 14:40

Ben Blushi ka qenë në Zharrëz, aty ku po zhvillohet një grevë urie ndaj punimeve të kompanisë “Bankers”. Ai ka folur me banorët duke u kërkuar atyre që të bëhen bashkë dhe shkojnë në Fier, në një marshim që do t’I bënte të njohur Shqipërisë atë që po ndodh. Blushi ka akuzuar mediat se po censurojnë zhvillimet dhe prezenca e tij aty i jep një dimension politik ngjarjeve.

Me PD-në përballë Dako mund të japë çdo lloj garancie

Postuar në 19 Dhjetor, 2016 14:39

Sot Partia Demokratike ka protestuar në Durrës kundër kryetarit të Bashkisë, Vangjush Dako, i cili u përfshi në çështjen e lirimit të Lulzim Berishës për shkak të garancisë për punësim që ai lëshoi. Çështja është me karakter etik e moral dhe nuk e implikon Dakon ligjërisht, ndaj edhe protesta do të duhet të ishte e qytetarëve përveç se e opozitës. Kjo e fundit sillet sikur t’i kenë vënë ndonjë detyrë: ja, Dako e nxori fytyrën, ne folëm, tani edhe bëjmë një protestë. Qytetarët e kuptojnë vetë. 

Pages

Subscribe to RSS - protesta