protesta
Banorë të zonës së ish-Parkut përplasen me policinë. Protesta kundër ndërtimit të pallateve
Disa banorë ë Tiranë po protestojnë që të mos lejojnë që një park në zonën e ish-Parkut të Autobusëve të kthehet në zonë ndërtimi. sot ata janë përplasur me Policinë që kërkoi t’i largojë me forcë nga rruga.
Netanjahu pritet me protesta në Selanik
U prit me protesta dhe kundërshtime vizita e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Selanik me rastin e takimit trepalësh Greqi-Qipro-Izrael.Qindra protestues marshuan të ndarë në dy drejtime të ndryshme në qendër të qytetit.
Në krye të protestave ishin simbolikisht anëtarët e komunitetit palestinez të Selanikut dhe Greqisë Veriore. Demonstruesit shprehën solidaritetin e tyre me popullin palestinez, duke hedhur parulla kundër SHBA, NATO-s dhe BE-së dhe memorandumeve shtrënguese ndaj Greqisë.
Dhurata e ndarjes së re administrative, luftë kullotash mes Delvinës dhe Borshit
Ka disa ditë që bëhet e ditur nga media lokale për një problem që ka lindur me kullotat në Borsh.çështja është krijuar nga një vendim i Bashkisë Delvinë që i kalon kullotat, tradicionalisht të Borshit, delvinjotëve. Një problem ky i vjetër, por që së fundmi është krijuar nga dy qendra vendimmarrëse të LSI-së: Bashkia Delvinë dhe Ministria e Mjedisit. Banorët e Borshit kanë protestuar sot duke paralajmëruar se do të mbrojnë meçdo mjet atë që e cilësojnë si të tyren.
Nëse ka ndonjë gjë të re kjo ndodhet në Zharrëz. PS: Opozita ka humbur gjurmët
Protestuan për ndotjen, morën një VKM dhe ca premtime që nuk u mbajtën. Banorët e Zharrëzës kanë protestuar sërish, ndaj sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Gramoz Ruçi, duke i dhënë kësaj fushate farsë, diçka reale. Pyetja është: Po opozita ku është?
Ekskluzive/Nga pluhuri kimik i protetës së PD-së preket edhe Endri Fuga. Po përgjonte pas perdes në zyrën e Ramës në Kryeministri
Tirana zien nga lajmet se PD-ja po zhbëhet, se të hequrve nga lista e Bashës u kanë ardhur mentruacionet e pakënaqësisë, kurse në Kryeministri ka një tjetër krizë. Më minore kuptohet, por shumë irrituese për nga budallallëku.
27 prill - Vendi ka nevojë për një marrëveshje të re
Mund të jetë rastësi, por kjo është deklaruar nga Berisha në një intervistë me Ilva Taren më 27 prill.
Dimensioni shtetëror i protestës
Debati pas protestës së opozitës u përqëndrua mbi madhësinë e protestës, zhgënjimet dhe pritshmëritë. Nuk i mungoi këtu edhe komenti i kryeministrit dhe keqardhja ironike e tij se u ndje i trishtuar që e pa bulevardin gjysmë bosh. Pavarësisht interpretimeve PD bëri maksimumin e saj në një kohë të vështirë për të si opozitë, ku sforcot për të mobilizuar njerëz janë të mëdha dhe ku asnjë forcë tjetër opozitare në këtë moment nuk do të mund të arrinte të zhvillonte një tubim të tillë.
Nuk u kthyem në 97', elektorati gri qëndroi në shtëpi
Partia Demokratike zhvilloi protestën e paralajmëruar me një tubim në Bulavrdin Dëshmorët e Kombit, ku u mblodhëm qytetarë të ardhur më së shumti nga rrethet e vendit. Nga pikëpamja e numrave pritej që protesta të ishte më e madhe se ajo e 18 Skurtit, por përmasat nuk e tejkaluan tubimin e kaluar. Protesta shënoi dy momente, e para nuk vërtetoi alibitë e pushtetit se PD kërkon të na kthejë në '97 përmes nje axhende dhune, kujtojmë ketu ate të 21 Janarit 2011.
Më 21 janar 2011, tek Ura e Lanës. Më 13 maj 2017, jashtë Shqipërisë
Protesta e sotme zhvillohet kundër kryeministrit Edi Rama. Ajo mbështet mendimin dhe kërkesën e kreut të PD-së, Lulzim Basha për dorëheqje të Ramës. Policia siç raportohet ka marrë masat, ka lëvizje mes Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë. Ndërkohë zhvillimi vjen pak ditë pasi kryeministri vendosi të mos zhvillonte zgjedhjet në Kavajë. Në gjithë këtë situatë, kryeministri ka zgjedhur të mos jetë në Shqipëri ditën e sotme: ai do të jetë në Venecia në një aktivitet për artin. Në politikë nuk ka veprime të pafajshme, edhe kur pas tyre mundet mos të ketë realisht qëllime.
Rama takon krerët e policisë para protestës, do përdoren vetëm shkopinj gome
Kryeministri Edi Rama ka pasur mesditën e kësaj të premte një takim me drejtuesit e Policisë. Mësohet se mbarëvajtia e protestës së opozitës ka qenë në fokus të bisedave që janë zhvilluar. Në këtë takim merrte pjesë Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardi Veli, Drejtori për Sigurinë në Polici, Altin Qato si dhe disa drejtues të tjerë.
