programi
Sa shpejt (s’)po ecën hekurudha shqiptare?
Hekurudha është një formë transporti që ka pasur një ndikim të rëndësishëm në ekonominë e shumë vendeve të botës. Ndërkaq, për hekurudhën shqiptare mbetet shumë për të bërë, për ta kthyer atë në një mënyrë të transportit publik, që të jetë efikase dhe fitimprurëse. Sipas programit të qeverisë “Rama”, për hekurudhën parashikohet që ajo të marrë një karakter përdorimi rajonal. Në vitin 2013 Banka Botërore, në kuadrin e akordimit të huasë, i paraqiti qeverisë shqiptare disa rekomandime për zhvillimin e hekurudhës.
Qeveria rishikon me ulje programin për investimet, shfaqen dobësitë serioze në realizimin e zërave
Ulje në programin e shpenzimeve kapitale për periudhën afatmesme 2016-2018, në krahasim me parashikimet e janarit. Ky është dhe rishikimi që ka bërë Qeveria, shkruan“Monitor”. Kjo ulje në parashikime shihet të ketë ardhur nga dobësitë serioze që po shënon qeveria në realizimin e zërit të investimeve edhe pse ai po vjen në ulje. Kështu pritjet për zërin më të rëndësishëm të buxhetit që ndikon në rritjen ekonomike shpenzimet kapitale janë shkurtuar me 9% për vitin 2016 deri në 35% më pak në vitin 2018.
Palmës socialiste po i bien gjethet!
Projekti politik i rindërtim it të socializmit në Shqipëri po dështon ekonomikisht. Nuk asnjë dyshim në këtë mes. Por ende nuk di të them a është ky një lajm i mirë apo lajm i keq për të gjithë ne. Se ndryshe nga unë, shumë shqiptarë e kanë votuar vetë këtë qeveri. Me presion, pa presion, me hile, pa hile, me lekë, pa lekë nuk ka rëndësi, ky është fakt.
