pandemia
Pandemia/260 ankesa për shkelje të privatësisë
Shkelja e privatësisë dhe publikimi i të dhënave personale ka qenë një nga problemet kryesore me të cilat janë përballur qytetarët qëkurse u evidentuan rastet e para të Covid 19 në vendin tonë.
Në një intervistë për TVT, Komisioneri për mbrojtjen e të dhënave personale Besnik Dervishi thotë se përgjatë këtij viti janë regjistruar 260 ankesa për shkelje të privatësisë, ku dominojnë rastet e lidhura me Covid.
A është shkruar saktë urdhëri i kufizimit të lëvizjes?
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka nxjerrë më 21 dhjetor 2020 një urdhër përmes të cilit vendos oraret e reja të lëvizjes mes qyteteve të Shqipërisë. Në dispozitivin e urdhërit thuhet tesktualisht:
Rrënjët e pandemisë së CoVid-19
Pandemia, Rusia humbet 5 milionë emigrantë
Gjysma e emigrantëve rezidentë në Rusia kanë lënë vendin duke konfirmuar se çfarë lloj krize ka provokuar pandemia e CoVid-19. Ministria e Brendshme e Rusisë ka njoftuar sot se 5 milionë emigrantë janë larguar ndërsa në vend kanë mbetur ende 6.3 milionë të huaj.
CPJ: Rekord gazetarësh të burgosur gjatë 2020
Gjatë vitit 2020, numri i gazetarëve të burgosur ka arritur një rekord të ri. Një raporti i hartuar nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), një grup me bazë në Nju-Jork, thotë se të paktën 274 gazetarë kanë përfunduar në burg deri më 1 dhjetor të këtij viti. Ky është numri më i lartë i gazetarëve të burgosur qëkur grupi ka nisur të mbledhë të dhëna për herë të parë në vitin 1990.
Sipas këtij Komiteti, vitin e kaluar janë regjistruar 250 gazetarë të burgosur.
Fundi i valës së dytë? Rënie rajonale e infektimeve me CoVid-19
Në disa vende të Ballkanit, numri i rasteve të reja është në rënie. Kështu, në Serbi, autoritetet shëndetësore raportojnë për 4 932 raste të reja në 24 orët e fundit dhe 49 viktima. Shifrat e të infektuarve të rinj janë në rënie për të disatën ditë radhazi.
53% e vaksinave janë blerë nga vendet e pasura, mjaftueshëm vetëm për 14% të popullsisë
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic ka deklaruar se vendet e pasura kanë blerë paraprakisht 53% të vaksinave kundër CoVid-19, duke krijuar kushtet e një pabarazie në trajtimin e sëmundjes.
Bota do të jetë një vend më i vështirë për t’u jetuar dhe më pak e ndershme pas pandemisë. Nëntë në dhjetë vende të varfra me gjasë nuk do të kenë mundësi të marrin vaksinën në vitin 2021, sepse vendet e pasura kanë blerë tashmë 53% të vaksinave të prodhuara për vitin tjetër. Dhe më ato 53%, vetëm 14% i totalit të popullsisë së botës do të vaksinohen
Pandemia, qeveria po kërkon infermierë përmes DAP-it
Ministria e Shëndetësisë pranon situatën kritike, por nuk mendon se me numrin aktual të të infektuarve të ketë një rimbyllje. Zv.ministri Albert Nikolla, në një intervistë për TvT, thotë se po kryhet rekrutimi për 1 mijë infermierë dhe mjekë për përballimin e situatës.
"Vdekjet e fshehura" dhe presioni për një mbyllje të dytë
Partia Demokratike po këmbëngul në temën e fshehjes së vdekjeve nga CoVid-19 duke sjellë madje dëshmi konkrete qytetarësh. Sipas këtyre dëshmive spitali ka fshehur shkakun e vdekjes duke ngritur dyshime mbi certifikatat e vdekjes. PD-ja është një parti që ka burime të mjaftueshme për të sqaruar konkretisht se çfarë mund të ketë ndodhur, por në vend të kësaj ajo preferon të luajë politikisht me një skandal që nuk duket shumë i tillë. P.sh çdo qytetar që pretendon një manipulim me certifikatën e vdekjes, mund të kërkojë autopsinë. Dhe që aty sqarohet çdo gjë.
Mbi kohën që po vjen - Fundi i demokracive borgjeze