nato
Kreu i NATO-s në Europë: Ballkani më i ekspozuar ndaj ndikimit rus sesa Balltiku
Ballkani dhe Arktiku janë dy zonat më të ekspozuara ndaj ndikimit dhe ndërhyrjes ruse. Kështu është shprehur kreu i forcave të NATO-s në Europë, gjenerali Curtis Scaparrotti, i cili ka raportuar para Senatit amerikan më 8 mars të këtij vitit.
Gjenerali ështëvpyetur specifikisht nga senatori republikan i Arkansasit, Tom Cotton për Ballkanin, duke kërkuar përgjigje se ku konkretisht është pika kritike e ndikimit rus.
A është Turqia demokraci? Kreu i NATO-s: Është aleatja jonë
Sekretari i Përgjithshëm I NATO-s, Jens Stoltenberg është vënë në vështirësi përgjigjeje gjatë një interviste për revistën “Foreign Policy”. Pas një deklarimi të tij se NATO është aleancë 29 demokracive, ai është pyetur nëse Turqia është një demokraci. Stoltenberg ka preferuar të mos e përkufizojë Turqinë si demokraci, por si një aleate të çmuar, duke justifikuar sjelljen e saj me të ashtuquajturën “shqetësime të sigurisë”.
Forca kufitare kurde, Erdogan kërkon reagimin e NATO-s ndaj propozimit të SHBA
Presidenti turk Reccep Tayyip Erdogan ka kërkuar që NATO të reagojë rreth planeve të SHBA-së për krijimin e një force kufitare në Sirinë Veriore. Sipas Erdogan, “NATO është e detyruar të reagojë kur preken kufijtë e një prej partnerëve të saj”.
“Ne nuk mundemi dhe nuk do të lejojmë mbështetje dhe armatosje të grupit terrorist peshmerga nën emrin e një partneri operacional. Ne shpresojmë se ky gabim do të korrigjohet në kohën më të shpejtë të mundshme”, shtoi ai.
Diplomaci publike me historinë. Rusia kujton marrëveshjet e viteve '90 mes Perëndimit dhe Bashkimit Sovjetik
Ambasada ruse në Tiranë ka shpërndarë sot një deklaratë të zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zaharova, e cila ka komentuar publikimin e disa dokumenteve që provojnë angazhimin e Perëndimit përkundrejt Bashkimit Sovjetik, për moszgjerim të NATO-s në Lindje.
Zaharova i referohet dokumenteve të publikuara nga Arkivi i Sigurisë Kombëtare në universitetin e “Georgetown” në të cilat pasqyrohet korrespondenca dhe bisedimet e nivelit të lartë mes ish-drejtuesve sovjektikë dhe liderëve perëndimorë.
“2018, ShBA dhe BE duan Shqipërinë dhe Maqedoninë pranë Europës dhe në NATO”
Gazetari grek Alexis Papachelas shkruante dje një opinion në gazetën “Kathimerini” për zhvillimet gjeopolitike në Ballkanin Perëndimor. Ai e nis shkrimin me konsiderimin e deklaratave të Brukselit se viti 2018 do të jetë kyc për Ballkanin Perëndimor. Sipas gazetarit në fjalë Rusia është aktori që kundëpeshon politikat e BE-së në këtë rajon që shikohet më qartë në Serbi.
Kina po hyn në lojë me projektin e Rrugës së Mëndafshit, kurse Turqia dhe disa vendev të Gjirit Persik janë duke u përpjekur të marrin në kontroll popullsinë mylimane.
Përçarje SHBA-Gjermani në NATO për qëndrimin ndaj Rusisë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë aksion të unifikuar të NATO-s për verifikimin e veprimeve të Rusisë në zbatim të Traktatit për Forcat Bërthamore me Rreze të Mesme (INF). Lajmi publikohet nga revista gjermane “Spiegel” sipas të cilës, ka qenë një takim i krerëve të Aleancës katër javë më parë ai që ka evidentuar shqetësimet në rritje të SHBA. Sipas revistës sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis ka prezantuar dëshmi apo prova të fotografimeve ajrore që flasin për zhvillimin nga ana e rusëve të një sistemi raketash balistike bërthamore, quajtur SSC-8.
Stoltenberg: KFOR nuk do të largohet nga Kosova
KFOR nuk do të largohet nga Kosova. Kështu është shprehur dje në një konferencë për shtyp, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i cili ka sqaruar se misioni ushtarak në Kosovë do të vijojë të ushtrojë detyrat e veta.
Daçiç: Serbët, viktima të bombardimeve të NATO-s
Ministri i Jashtëm dhe ish-kryeministri i Serbisë, Ivica Daccicc i ka quajtur krim kundër popullit serb bombardimet e NATO-s në Kosovë në vitin 1999 dhe tha se të gjithë përgjegjësit duhet të japin llogari para drejtësisë.
Incidenti i Norvegjisë/Turqia shikon përgatitjen e një sulmi ushtarak nga NATO në vitin 2018
Incidenti që ndodhi në Norvegji gjatë stërvitjes së NATO-s, “Trident Javelin” po shfrytëzohet nga Turqia për të vënë në dukje rrezikun që Aleanca përfaqëson për sigurinë e vendit. Përveç deklaratave të presidentit Erdogan dhe atyre të zyrtarëve të tjerë turq, duket se incidenti po sillet në vëmendje si një moment mbi të cilin Ankaraja po reflekton se çfarë duhet të bëjë më tej me qëndrimin ose jo në NATO.
Gazeta Yeni Safak që është pranë presidentit turk, shkruan se stërvitja dhe skenari i përzgjedhur flasin për një imitim të sulmit ndaj Turqisë.
Kjo ishte loja, Visho Ajazi Lika shkon ambasador i Shqipërisë në NATO
Pikëpyetjeve mbi dorëheqjen e papritur të Visho Ajazi Likës nga drejtimi i Shërbimit Informativ Shtetëror u ka dhënë fund propozimi që qeveria ka bërë për ta emëruar atë ambasador të Shqipërisë në NATO.
Vetë ish-kreu i Shish nuk dha asnjë shpjegim për largimin nga posti që mbante prej 5 vitesh, ndërsa motivet e dorëheqjes u komentuan si vullnet personal i tij për të lënë këtë detyrë. Zyra për shtyp e kryeministrit tha përmes një reagimi zyrtar se kreu i qeverisë kishte mirëpritur dorëheqjen e kreut të SHISH dhe e kishte falenderuar për kontributin.
