media
Shansi i Lulzim Bashës për korrigjimin e 18 majit
Lulzim Basha ndodhet sërish në një pozitë shumë të favorshme politike që po krijohet paradoksalisht nga kundërshtarët e tij. Paraprakisht duhet të themi se Basha është njeriu që nuk frymëzon, që nuk bind, i papërshtatshëm për opozitarin shqiptar dhe më e keqja, ai nuk ka ditur që dobësitë e tij si politikan i akulturuar me mendësinë shqiptare t’i konvertojë në forcë dhe avantazh.
Neuroza kufitare
Marrëveshja e kufirit me Greqinë ka provokuar një neurozë të përgjithshme. Pasi ngriti tymin dhe ia ngeci me detyrim Ilir Metës si çështje, kryehallexhiu Sali Berisha nuk po ndihet më. I mjafton që të ketë dy institucione kundër njëri-tjetrit për kërkuar mandej protagonizmin bajat të atij që kujdeset për legjitimitetin dhe sovranitetin.
Kauzë të drejtash apo teatër politik "antigrek"?
Ka një reagim emocional por edhe të llogaritur nga akrobatë të njohur të protagonizmit mediatik shqiptar, pas deklaratave të presidentit grek, Prokopis Pavlopoulos për çështjen çame. Siç raportoi së pari ResPublica, Pavlopoulos I bëri këto deklarata në një vizitë pranë shtabit të ushtrisë greke në Larisa ku u shpreh se çështja çame nuk ekziston dhe se çamët bashkëpunuan me nazistët.
Te ky qëndrim konstant i Greqisë mund të dallojmë disa gjëra.
Je suis Kazan
E sigurtë është se Baton Haxhiut i duhet fare pak punë të bëhet qesharak. Në pozat dhe në radhojtë me fjalë të thara nga kuptimi, por gjithë aromë për nga lajkatimi.
Radhoj të varur në gozhdën e pushtetit, alter egoja e të cilit kërkon të bëhet dhe me sa duket është.
Për median dhe kundër medias
Po përcjellim më poshtë fjalën e kryeministrit Edi Rama, mbajtur sot në Konferencën “Ballkani Perëndimor në Ditën Ndërkombëtare të Medias”, zhvilluar në Tiranë. Meqenëse fjala e kryeministri ka provokuar debate, meqenëse është parë si sulm ndaj medias në vend se një kritikë, menduam të japim të plotë(minuta 8:30).
Fevziu: Dy shërbime të huaja kërkuan ndihmën e medias për të publikuar të dhëna për krimin shqiptar
Blendi Fevziu ka deklaruar sot në një intervistë për emisionin “Fakt” në “syri.net” se situate me krimin në Shqipëri është serioze në maksimum dhe po shqetëson seriozisht partnerët e vendit tonë. Fevziu ka zbuluar se të paktën dy shërbime partnere të Shqipërisë i kanë kërkuar atij si drejtues i emisionit “Opinion”, apo medias ku ai punon që të publikojë të dhënat se paratë e krimit në Hollandë po investohen në Shqipëri dhe se krimi shqiptar në Hollandë ka mbështetje nga njerëz me pushtet në Tiranë.
Duhet të mësojmë të dëgjojmë
Gazetarët – dhe sidomos ata grekë në veçanti – kanë shumë dëshirë të flasin. Shumë. Por është e rëndësishme që ne të mësojmë po ashtu të dëgjojmë, siç është zbuluar, shpesh në mënyrë brutale nga mediat e huaja në botë.
SHBA, tani në dosjet e emigrantëve edhe të dhëna të hollësishme të profilit të tyre në rrjetet sociale
Privatësia po pëson erozionin më të madh, ndonëse, apo pikërisht pse jetojmë në kohën e lirisë së informacionit. Një rregullore e re e publikuar në Regjistrin Federal të SHBA, parashikon se Departamenti i Sigurisë së Brendshme, ka të drejtë të mbledhë të dhënat e hedhur në mediat sociale për/nga emigrantët, qoftë atë me leje të përhershme, qoftë ata të natyralizuar.
Pandemia Facebook - audienca e medias në varësi të "panairit global" online
Media sociale bëri prezantimin e vet themelor me Pranverën Arabe. Janë emblematike pamjet e sheshit "Tahrir" në Kajro të Egjiptit, kur mijëra njerëz mbanin të veshur bluza “I love Facebook” – “E dashuroj Facebook”. Rrjetet sociale kishin kapilarizuar si asnjëherë më parë pakënaqësinë duke u transformuar në një rrjet të pandalshëm komunikimi dhe jashtë kontrollit konvencional të qeverisë.
"Melankolia” e një pjese të medias për fatin politik të Majlinda Bregut
Është e pabesueshme dhe befasuese sesi media apo gazetarë pranë pushtetit apo pushteteve nga më të ndryshmet në Tiranë, riciklojnë, apo më saktë suvatojnë në fasadën e diskutimit publik gjithfarë imazhesh të politikës. Rasti më i fundit dhe i “çuditshëm” është ai ish-ministres së Integrimit dhe ish-deputetes së PD-së, Majlinda Bregu.

