koncerti himare
Mikpritja e shqiptarit Edi Rama detyron këngtarin grek të deklarojë se nuk shkel më në Shqipëri
U harxhuan 100 mijë për një koncert për sezonin turistik në Himarë, por aktiviteti përfundoi në një fyerje për këngëtarin grek Christos Mastoras. Kjo sepse sipas mediave greke dhe vetë këngëtarit, askush nuk i kishte thënë paraprakisht se në aktivitet do të ishte prezent edhe kryeministri Edi Rama që e ka shfrytëzuar skenën për qëllime të tjera nga ato zyrtare.