karen pierce
Karen Pierce emërohet e Dërguara e Britanisë për Ballkanin Perëndimor
Britania e Madhe ka emëruar Karen Pierce si të dërguarën e re për Ballkanin Perëndimor, duke zëvendësuar Stuart Peach. Ajo ishte ambasadore e Britanisë në SHBA gjatë presidencës Trump dhe Biden. Gjithashtu ishte përfaqësuese e përhershme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara - gruaja e parë që u emërua në të dyja pozicionet.