huawei
Huawei vendos të luftojë juridikisht sanksionet e qeverisë së ShBA
Kompania kineze e teknologjisë Huawei ka vendosur të kundërshtojë në rrugë ligjore vendimin e qeverisë amerikane për të ndaluar përdorimin e pajisjeve të kompanisë për të gjitha agjencitë federale dhe kontraktorët e tyre. Ankimi i Huawei është depozituar në gjykatën e Teksasit dhe përmes tij kompania kërkon shpalljen si antikushtetues të Aktit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare 2019.
Luftë globale kinezes Huawei. Google i bllokon shërbimet
Lufta tregëtare mes ShBA-ve dhe Kinës ka arritur në një tjetër nivel me vendimin e Alphabet Inc’s Google për t’i ndaluar kompanisë kineze Huawei aksesin në aplikacionet e veta përmes sistemit operativ Android.
Reuters njofton se Google ka ndërprerë trasnferimin e shërbimeve teknike, soft dhe hardëare përveç atyre që janë publike drejt kompanisë kineze që është më e madhja në botë.
Huawei, pretendenti për dominimin e sistemit nervor të ekonomisë së këtij shekulli
Huawei. Emri i kompanisë kineze përmendet përherë e më shumë në Perëndim, por jo për risitë dhe penetrimin në tregje. Ndaj saj ka një mori shkrimesh dhe materialesh që e vendosin në qendër të një konspiracioni të Pekinit zyrtar për të dominuar tregun e teknologjisë. Në SHBA, kompania mori goditje përmes vendimeve të administratës Trump që ndalojnë përdorimin e pajisjeve të saj në sektorë si ushtria dhe shërbimet sekrete, apo fusha të tjera të ndjeshme.
SHBA, bllok kompanive kineze të telekomunikacionit
Bllok Kinës në tregun amerikan të telekomunikacioneve. Reuters raporton se Kongresi amerikan i ka kërkuar kompanisë së njohur AT&T, e dyta për shërbimin ëireless që të ndërpresë të lidhjet tregëtare me prodhuesin kinez. Huwei Technologies Co LTD dhe t’u kundërvihet planeve nga operatori kinez China Mobile LTD për të hyrë në tregun amerikan për shkak të shqetësimeve që lidhen me sigurinë.