Google alfabetizohet
"Google nuk është një firmë konvencionale. Dhe nuk duam të bëhemi të tillë." Me këtë fjali themeluesi i firmës, Larry Page kumton reformën radikale në koncernin e njohur. Tregtia në "web" dhe reklama online duhet të ndahen nga degët e reja të firmave që prodhojnë automjetet automatikë apo dronet. Google do të vazhdojë të mbajë këtë emër, por do të transferohet nën një "çati" me koncernin e ri holding që do të mbajë emrin "Alphabet". Holding është një firmë që nuk prodhon, por merr pjesë në aksione financiare.