energjia
Refoma e energjisë, ndarje e OSHEE-së, çmime tregu për konsumatorët
Në datën 12 dhjetor të këtij viti, Këshilli i Ministrave ka miratuar një propozim të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë për Planin Strategjik për Reformimin e Sektorit të Energjisë. Dokumenti paraqet rëndësi të madhe qoftë edhe për faktin se në parim ai synon hapjen e tregut të pakicës në një sketor ku funksionon monopoli. Dokumenti pranon se reforma është ngadalësuar dy vitet e fundit dhe vetë struktura e burimeve prodhuese paraqet probleme.
Shkëmbimi territorial Kosovë-Serbi, pjesë e strategjisë energjetike amerikane kundër Rusisë?
Gazeta e njohur greke “To Vima” i kushton vëmendje marrëdhënieve greko-amerikane në një shkrim të vetin të datës 10 shtator. Tashmë nuk është më sekret se qeveria e të majtit radikal Alexis Tsipras, i ka rregulluar mirë pipëzat me Uashingtonin.
"Turkish Stream nuk zgjerohet drejt Europës pa garanci nga Brukseli"
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov ka zhvilluar më datë 15 janar të këtij viti një konferencë për mediat përqendruar mbi diplomacinë ruse në vitin 2017.
Lavrov ka folur për shumë tema dhe çështje, që nga krizat kryesore sot në botë, si Siria dhe Korea apo Ukraina e deri te çështje të raporteve me SHBA, BE etj..
Dy standarde: Polici dhe burg për qytetarët, amnisti për institucionet që nuk paguajnë
Revista “Monitor” raporton sot mbi një dokument të OSHEE-së për arkëtimet gjatë vitit 2017. Sipas materialit, operatori pranon se familjarët dhe biznesi janë më të rregulltit në pagesën e energjisë elektrike dhe më keq paraqiten institucionet shtetërore.
Çmimi i energjisë nuk pritet të ndryshojë
Këshilli i Ministrave ka miratuar në datën 8 dhjetor të këtij viti një vendim ku shprehet qartë se miratimi i programeve ekonomike dhe çmimeve për kompanitë e tregut energjetik, duhet të marrin parasysh impaktin që do të ketë në çmimin final të konsumatorëve. Në këtë rast, ligji i ri për sektorin e energjisë elektrike, i lejonte korporatës elektroenergjitke që të vendoste çmimin me të cilin ia shet OSHEE energjinë për furnizimin e klientëve të saj të ishte sipas kostos reale të prodhimit, duke u përjashtuar nga tregu i rregulluar.
Sqarim i OSHEE-së për ndërprerjen e energjisë elektrike në zonën e ish-Bllokut në Tiranë
Zona e ish-bllokut vuajti mungesën e zgjatur të energjisë të enjten gjatë pasdites, duke lënë ne errësirë familjet dhe bizneset e kesaj zone përgjatë nates deri paraditen e së premtes.
Shërbimi për Klientin nuk ka qenë i aksesueshëm për të infoemuar mbi zituatën, por OSHEE sqaroi për Respublica se dje pasdite, u dëmtua fidri C7, nga punimet që po kryente firma “Gjikuria” në pjesën e unazës.
Aritmetika që duam
Kryeministri Edi Rama postonte dje në mbrëmje këtë llogari të cilës i vë etiketat që dëshiron.

https://www.facebook.com/edirama.al/photos/a.10151850199621523.107374215...
Elektrifikimi i dytë, sakrificën ta bëjnë fshatarët
Ngjan si situatë surrealiste por disa rajone të Jugut prej afro dy javësh nuk furnizohen me energji nga ora 8 e paradites deri në orën 16 të pasdites. Kohë që mesa duket është edhe orari zyrtar i punonjësve të OSHEE-se të angazhuar në punimet për rikonstruksionin e linjës 35 kV të rajonit të Jugut.
Arrestoni ata që nuk paguajnë energjinë! (Video)
Emisioni “Opinion” në Tv Klan publikoi videon e ngjarjes së 18 Shtatorit në Elbasan, ku makina e zv/drejtorit të Policisë së këtij qarku, Gjergji Oshafi u godit nga një Audi A8 e blinduar. Edhe pse policia ndodhej në operacion pamjet tregojnë qartë se porta e hekurit të Tregut Ushqimor është mbyllur brenda 23 sekondash, pasi makina Audi A8 hyri me shpejtësi brenda tregut.
Shtohen me 4.7 miliardë shpenzimet e buxhetit
Qeveria ka bërë një rishikim të buxhedit menjë rialokim fondesh prej 1.2 mld për emergjencat civile dhe 3.5 mld për energjinë. Gjatë fjalës së tij në këtë komision e Ekonomisë ku u diskutua akti normativ i buxhetit të shtetit, ministri i Financave, Arben Ahmetaj tha se ndryshimet në buxhet nuk prekin nivelin e borxhit. Ndërsa nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku tha se OSHEE ka detyrime të prapambetura dhe situata është e vështirë.
