energjia
Europa nën presionin amerikan për embargon e energjisë ruse
Amerika po kërkon të shtojë sanksionet mbi Rusinë në sektorin e energjisë. Por këto sanksione po rëndojnë edhe mbi europianët.
Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, i tha NBC-së të dielën se SHBA janë aktualisht “në diskutime shumë aktive me partnerët tanë evropianë për ndalimin e importit të naftës ruse në vendet tona duke ruajtur, natyrisht, një furnizim të qëndrueshëm global me naftë".
Gazi rus, pa alternativë. Hungaria firmos marrëveshje me Gazprom, sasia kryesore kalon nga Serbia
Greqia mbron Zonën Ekskluzive me Egjiptin me kartën e energjisë elektrike
Greqia dhe Egjipti kanë firmosur një marrëveshje të intekroneksionit të energjisë përmes Mesdheut. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis e ka cilësuar marrëveshjen si me rëndësi kritike për Europën nisur nga fakti se ajo jep një mundësi burimi të ri për energji.
Kjo është absolutisht kritike për stabilitetin e Europës. Energjia e prodhuar në Egjipit duhet të gjejë rrugën e vet drejt Europës
"Shtetari" dhe bletët punëtore na afruan skenarin libanez për energjinë
Nga Libani vjen një lajm “me energji elektrike”. Tani që bota po hyn në një krizë energjetike për shkak të çmimeve të rritura, Libani mund të shërbejë si model për të kuptuar sesi në shekullin e 21-të mund të zgjidhësh çështjen e mungesës së energjisë. Reuters raporton se dy stacionet kryesore të prodhimit të energjisë në vend ndërprenë punën për shkak të mungesës së karburantit për t’i vënë në punë.
Po hyjmë në një krizë të re. Nuk përjashtohen kufizimet në furnizimin me energji elektrike
Rritjes së çmimit të bukës, gazit dhe karburanteve, pritet t’i shtohet edhe ajo e energjisë elektrike. Kryeministri Rama e paralajmëroi një fakt të tillë, në një dalje të paparalajmëruar për mediat sot në mesditë. Duke e motivuar rritjen me krizën energjetike në botë dhe manovrat tregtare që vijnë si pasojë, Rama tha se rritja e çmimit të energjisë pritet brenda 6 mujorit të parë të vitit të ardhshëm, duke shtuar se qeveria do të përpiqet të mbrojë nga kjo rritje shtresat në nevojë.
Kriza kineze e energjisë mund të rrisë çmimet e ushqimit në gjithë botën
Një krizë e energjisë që po kalon Kina rrezikon rritjen e çmimit të ushqimit në të gjithë botën. Mbledhja e prodhimit në prodhuesin kryesor bujqësor vjen në një kohë kur ekonomia numër 2 e botës po përballet me mungesa të energjisë në qendrat industriale që kërcënojnë të ngadalësojnë rritjen. Ndër më të goditurat janë provincat verilindore si Jilin, Liaoning dhe Heilongjiang - ku rritet rreth gjysma e misrit dhe sojës që prodhon vendi.
Kreu i ENI-t: Çmimi i gazit do të rritet, duhet plan afatgjatë për Europën
Me afrimin e dimrit, në Eruopë pritet rritje e mëtejshme e çmimit të gazit. Kreu i ENI, gjiganti italian i gazit dhe naftës, thotë se Europës i duhet një plan afatgjatë për energjinë.
Polonia shkëputet nga TEC-et, marrëveshje të reja për kalimin te reaktorët SMR
Gjiganti polak i bakrit KGHM nënshkroi të enjten një memorandum mirëkuptimi me amerikanen NuScale Power për zhvillimin e të paktën katër reaktorëve të vegjël bërthamorë për të fuqizuar impiantet e tij.
Reaktorët e parë të fuqisë sonë bërthamore parashikohet të nisin punën në 2029, raporton Euractive.
Mbeturinat elektronike, kriptomonedha ndot sa Holanda
Përtej kostos së lartë, prodhimi i kriptomonedhës lë pas edhe ndotje. Përveç asaj që shkaktohet nga sasitë e mëdha të energjisë elektrike që harxhohen, kriptomonedha prodhon edhe atë që njihet si e-ndotja. Fjala është për mbeturinat elektronike, të cilat janë të barabarta me ato që prodhon Holanda.
Sipas një përllogaritjeje që kanë bërë Alex de Vries dhe Christian Stoll, ato që njihen si minierat e kriptomonedhës prodhojnë çdo vit 30 700 ton mbeturina elektronike.
OSHEE Group, në sprovën më të madhe menaxheriale
