edi rama
Akuza e Vladimir Kostës për Edi Ramën: Dal nga grupi i PS, je i pazoti dhe mosmirënjohës (Letër e hapur)
Letër e Hapur
Drejtuar : Kryeministrit dhe Kryetarit të Partisë Socialiste, Z. Edi Rama.
Per Dijeni: Anëtareve të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë.
Përshëndetje Kryeministër,
E vlerësoj faktin që më kishit marrë në telefon sot tre herë dhe më kishit dërguar një sms ku shprehnit interesimin tuaj për shëndetin tim, por njëkohësisht më shqetëson fakti përse ky interesim nga ana juaj pikërisht tani pas tre vjetësh refuzimesh të më dëgjonit e të më respektonit për atë që isha dhe për atë që bëja.
Dje ishte dje, sot është sot: “Vija e kuqe jo imja, por e SHBA dhe BE”
Një ditë pasi ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit, Victroria Nuland, deklaroi se ka një propozim hibrid për çështjen e vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët në kuadër të reformës në drejtësi, ka folur edhe kryeministri Eid Rama. I cili deri më dje deklarohej i vendosur për të mos lejuar një reformë që u jep të drejta partive.
Kërcënimi i pavend i kryeministrit: “Po vjen “zonja e hekurt”...
Mazhoranca ka përqendruar shpresat te karta “Nuland” për reformën në drejtësi. Apo më saktë: për kalimin të pandryshuar të variantit të saj më datë 21 korrik.
Një karikaturë e autokratit frikacak e të tredhur që nuk pëlqen të vërtetën*
Ngjarja që po komentohet fort këto ditë është skandali i Edi Ramës me fotografinë e Obamës. Të gjithë janë në të drejtën e tyre që ta komentojnë atë gjest të Edi Ramës. Ka të drejtë Fatos Lubonja, ka të drejtë Lulëzim Basha dhe opozita. Të gjithë kanë të drejtë ta komentojnë, ta gjykojnë dhe ta fyejnë Edi Ramën për atë veprim që ka bërë, sepse, në një farë mënyrë, ai vetë u ka dhënë të drejtë të gjithëve. Por Edi Rama nuk ka të drejtë të fyejë gazetarët dhe të gënjejë ata.
Miq të pandashëm, jo më vëllezër. Oferta për trajtim fiskal preferencial dhe zona të lira ekonomike
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Turqi, ku është takuar me presidentin Erdogan dhe kryeministrin Yildirim. Në takimin me këtë të dytin janë diskutuar një sërë çështjesh, mes të tjerave edhe terrorizmi që goditi Turqinë së fundmi. Gjatë fjalës së vet, Edi Rama ka nënvizuar bashkëpunimin ekonomik e tregëtar, në fushën e arsimit dhe energjetikës. Duke e parë vizitën edhe si një rast për urimin e kortezisë për Yildirim që sapo ka marrë detyrën, kryeministri shqiptar ka hequr dorë edhe nga terminologjia vëllazërore me turqit, përdorur shpesh vitet e fundit.
Futbolli i Rilindjes
Shndërrimi i futbollit në atraksion kolektiv, në gjendje për të konsoliduar përkatësi e konsensus dhe për të orientuar instinktet e dhunës në hapësira e momente të caktuara, është fenomen tipik i shekullit të shteteve-kombe, të cilat e nuhatën menjëherë potencialin e këtij tubimi, ndër të tjera edhe për të injektuar pjesë nga liturgjia e feve të politikës, e në këtë aspekt prej dekadash spikat shembulli amerikan, ku në një ndeshje bejsbolli a futbolli konsumohen një sërë elementesh nga aparati i besimeve, simboleve, miteve e ritualeve kolektive, natyrisht bashkë me coca cola.
Retorika nacionaliste e kryeministrit nxit deputetin grek të kërkojë reparacione për krimet e çamëve (Video)
Retorika e kryeministrit Rama për çështjen çame ka ngjallur reagime të ashpra në Greqi, duke nxitur zërat që i mëshojnë një raporti konfliktual mes dy vendeve nisur që prej Luftës së Dytë Botërore.
Triumf i axhendës/ave personale
Takimi mes drejtuesve të pozitës dhe opozitës përfundoi pa produkt. Të dyja palët, përkatësisht kryetari i PS-së, kryeministri Edi Rama, fajësoi PD-në për dështimin duke e akuzuar se është ajo që nuk e do reformën në drejtësi. Edi Rama lexoi një fjalim të prapërgatitur në letër, një provë se ai hyri në takim me pritmërinë e dështimit. Lulzim Basha, pasi arriti një takim simbolik, u tha shqiptarëve se Edi Rama do të kapë drejtësinë.
“Antikapitalisti” Lulzim Basha “lyp” punë ke socialistët, reforma në drejtësi e Kung Fu Panda
Të mos kesh kauzë solide për të bërë opozitë në Shqipëri është të mos kesh aspirata për të drejtuar një forcë opozitare. Fatkeqësisht, Shqipëria është një “minierë kromi” për sa i përket “burimeve” për të bërë opozitë. Në këtë kuadër kryesimi i Partisë Demokratike nga Lulzim Basha lë shumë për të dëshiruar. Pika kulmore e “paaftësisë” së këtij kreu partie, e cila përfaqëson ideologjinë e djathtë ishte në një takim në maj të këtij viti me qytetarët e fshatrave të Pogradecit.
Rroba të reja, Kryeministër i vjetër
Antikonformist dhe ndryshe. Dy truke në lojën e imazhit që e ndihmuan shumë Edi Ramën të bënte karrierë politike në Shqipëri. Madje dikur, të ushqente për shumëkënd edhe iluzionin e europianit të vetëm në skenën politike shqiptare. Edi Rama dhe imazhi, marketingu, “improvizimi”, të gjitha fragmente të harruara të një politike që autosugjeron për veten vetëm Prologun apo ngjitjen.
