deputeti rraja
Kjo është Shqipëria e sotme, një gëlbazë që nuk duhet të ekzistojë
Një ngjarje e rëndë ka dalë në media sot. Dy vëllezër nga Fushë Kruja që janë ankuar se guroret e fisit Rraja, nga i cili ka një deputet të PS-së, u dëmtojnë banesat, janë rrahur në mënyrë shtazore. Viktima kanë qenë dy vëllezër, Bilbil dhe Jashar Maja, që në videon e përcjellë janë rrahur me shkopinj bejzbolli, ndërkohë që ne që e shohim jemi masakruar nga një shqipe mauzoleumi duke na kujtuar se ku jetojmë. Ku jemi hedhur nga fati dhe se pse kjo gëlbazë me emrin Shqipëri duhet të mos ishte. Sipas mediave një ndër dhunuesit është djali i deputetit të PS-së.
