dendias
Dendias: Rinisim bisedimet me Shqipërinë për detin. Greqia do marrëveshje brenda ligjit ndërkombëtar
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka deklaruar në një intervistë për Tv Skai se bisedimet me Shqipërinë për marrëveshjen e detit do të rinisin së shpejti. Ai është pyetur drejtpërdrejt nëse marrëveshja me Italinë hap rrugën për një firmë të ngjashme me vendin tonë dhe ka bërë një koment të tërthortë.
Greqia dhe Italia firmosin marrëveshjen për kufirin detar dhe Zonat Ekskluzive Ekonomike
Greqia dhe Italia kanë nënshkruar sot në Athinë marrëveshjen e delimitimit të zonave ekskluzive ekonomike në detin Jon. Sipas raportimeve mediatike nga Greqia kjo marrëveshje është një zgjerim i paktit të vitti 1977 dhe i hap rrugë të dyja vendeve për të nisur kërkimet dhe shfrytëzimin në rajonin detar në fjalë.
Delimitimi i zonave detare me të gjithë fqinjët tanë në kontekstin e ligjin ndërkombëtar është një objektiv konsistent për Greqinë
Sinjale se Turqia nuk njeh as kufirin tokësor me Greqinë
Herët apo vonë Europa do të duhet të përballet me problemin e emigrantëve nga Lindja. Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë në kufirin tokësor të tyre janë rikthyer me lloj-lloj incidentesh të përditshme që paralajmërojnë një krizë që pritet të shpërthejë. Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka deklaruar së fundmi se muri në lumin Evros mes të dyja vendeve do të përfundojë dhe kjo nuk diskutohet.
Gazi, peshkimi dhe hiletë që lindin e vdesin(me porosi) vetëm në Tiranë
Në Tiranë është zbuluar hileja greke për detin. Dhe kjo hile qëndron në faktin se Greqia, më saktë aktorë politikë në të po kërkojnë deklarimin e 12 miljeve detare det territorial. Sipas asaj që është zbuluar në Tiranë, ky deklarim nuk rregullohet nga Konventa e Detit, pasi ekspertë pa emër kanë bërë të ditur se 12 miljet nuk zbatohet për shtetin arqipelagor.
Italia dhe Greqia nisin bisedimet për marrëveshjen e delimitimit të Zonave Ekskluzive Ekonomike
Situata e krijuar me memorandumin mes Turqisë dhe Libisë për ndarjet e vijave ujore dhe zonave ekonomike mes tyre, ka nxitur vende të tjera në këtë rajon që të përshpejtojnë punën për arritjen e marrëveshjeve të ngjashme. Gazeta greke “Kathimerini” njofton se ministri i Jashtëm Nikos Dendias ka shtyrë një vizitë të planifikuar për këtë të premte në Romë, për arsye se grupet e ekspertëve të të dyja vendeve duhet të punojnë për të dalë me plane konkre
Dendias zbardh bisedën Rama-Mitsotakis në New York
Kur kanë kaluar më shumë se dy javë nga takimi i kryeministrave Rama e Mitsotakis në New York në kuadër të Asmblesë së OKB-së, ministri i Jashtëm grek, Nikos Denidas ka dhënë detaje nga takimi mes dy kryeministrave, kërkesat e palës shqiptare dhe kushtin e panegociueshëm të Athinës.
I ftuar në televizionin publik Dendias ka thënë se për momentin marrëdhëniet janë në vend numëro, nuk ka asnjë përparim në bisedimet për delimitimin e zonave Ekskluzive Ekonomike në detin Jon, ndërsa ka zbardhur edhe një ofertë kompromisi nga pala shqiptare.
Qeveria e Mitsotakis konfirmon zyrtarisht: Marrëveshja e Prespës nuk diskutohet
Athina zyrtare ka sqaruar përfundimisht qëndrimin e saj për Marrëveshjen e Prespës me Maqedoninë e Veriut. Pavarësisht zhurmës së madhe që u bë para nënshkrimit të saj nga konservatorët dhe nacionalistët grekë, qeveria e Kyriako Mitsotakis ka korrigjuar shënjestrën duke kaluar madje në krah të kundërt të qëndrimeve të veta të mëparëshme.
Nga kush duhet të shqetësohemi? Nga kërcënimet e Dendias, apo miqësia "monumentale" e Turqisë?
Gazmend Kapllani ka shkruar sot diçka për qëndrimet e ministrit të Jashtëm grek Dendias që ka kërkuar nga Shqipëria të zbardhë arsyet dhe rrethanat e vrasjes së Konstandin Katsifas në Bularat.