be

Kontrabanda e cigareve, BE humbi 10 mld euro në 2016

Postuar në 06 Korrik, 2017 21:35

9.1% e totalit të cigareve të konsumuara në Evropë në vitin 2016 ishte e paligjshme ose kontrabandë. Në vendin e parë pë konsumin e cigareve kontabandë edhe këtë  vit është Letonia me 22.6%, e ndjekur nga Greqia (18.8%), Irlanda (17.5%), Malta (17.2%) dhe Lituania (17%). Tregu i jashtëligjshëm i cigareve vazhdon të jetë një kërcënim i vazhdueshëm për të ardhurat e shteteve anëtare të BE-së dhe burimi kryesor i financimit për krimin e organizuar në nivel ndërkombëtar.

Parlamenti Europian”: Të ndërpriten  negociatat e anëtarësimit në BE të Turqisë

Postuar në 06 Korrik, 2017 12:52

Parlamenti Europian ka miratuar propozimin për ndërprerjen e negociatave të anëtarësimit në BE me Turqinë. Parlamenti votoi me 477 vota pro dhe 64 kundër propozimin e komisionerit Kati Piri që i jep fund një marrëdhënie të paqartë dhe shpesh burim tensionesh. 

http://www.hurriyetdailynews.com/european-parliament-votes-to-acceptprop...

Konflikti kroato - slloven, si precedent për delimitimin e ujërave detare mes Shqipërisë dhe Greqisë

Postuar në 06 Korrik, 2017 09:31

Prej disa ditësh në media është publikuar lajmi mbi vendimin e Gjykatës së Hagës për kufirin kroato-slloven që i jep të drejtë Sllovenisë për këtë çështje. Kroacia nuk e ka pranuar këtë vendin duke u tërhequr nga Gjykata dhe duke krijuar një precedent shumë delikat brenda hapësirës së BE-së. Sot Deutsche Welle, agjencia shtetërore gjermane, e sjell në vëmendje këtë temë duke cituar nënkryetarin e Parë të Komisionit Europian, holandezin Frans Timermans, i cili bën thirrje që të vendimi të pranohet.

Kryeministrja serbe: Mes Rusisë dhe BE-së, zgjedhim këtë të fundit

Postuar në 04 Korrik, 2017 08:54

Ana Brnabiç, kryeministrja e re e Serbisë, ka deklaruar për hequr të gjitha dilemat rreth preferencave strategjike të qeverisë aktuale serbe. E pyetur nga “Bloomberg” ajo ka pranuar se nëse Serbia do të detyrohet të zgjedhë mes Rusisë dhe BE-së, do të zgjedhë këtë të fundit. “BE-ja është ajo ku po shkojmë. Ne kemi lidhje emocionale me Rusinë për shkak të traditës, kulturës dhe fesë. Ka shumë njerëz në Serbi që e perceptojnë Rusinë si vëllanë e madh, mbrojtësin tonë. Këto ndjenja nuk mund të nënvlerësohen, por drejtimi ynë strategjik është BE-ja”, është shprehur ajo. 

Kroacia nuk njeh vendimin e Hagës për kufirin me Slloveninë

Postuar në 02 Korrik, 2017 15:56

Kroacia ka deklaruar se nuk do të njohë vendimin e Gjykatës së Hagës për çështjen e kufirit të saj me Slloveninë. Gjykata i dha kësaj të fundit dalje në ujërat ndërkombëtare, por sipas kroatëve vendimi i arbitrazhit kompromentohet nga kontaktet e një gjykatësi slloven në Hagë me një zyrtar të qeverisë së Lubjanës. 
Ky proces i tensionuar sipas ministrit të Jashtëm slloven Miro Cerar bllokon zgjerimin e mëtejshëm në BE.

Presidenca estoneze e KiE-së: Zgjerimi i BE-së është një investim strategjik dhe afatgjatë

Postuar në 01 Korrik, 2017 13:59

Estonia ka bërë një rrugë të gjatë që kur u bë anëtare e Bashkimit Evropian në vitin 2004. Reformat e ndërmarra kërkonin vendime të vështira. Megjithatë, rëndësia e tyre u plotësua me unanimitet ndërpartiak në parlament dhe në qeveri, si dhe u kuptua dhe u pranua nga qytetarët. Anëtarësimi në BE ka ofruar për estonezët liritë e shumëpritura - lirinë për të udhëtuar, studiuar, punuar, tregtuar dhe bërë biznes brenda 27 vendeve europiane që përfaqësojnë mbi 500 milionë njerëz”-thotë ministri i Jashtëm i Estonisë, Sven Mikser.

Vendet e Ballkanit Perëndimor do të përfshihen në planet e mbrojtjes të BE-së

Postuar në 01 Korrik, 2017 10:53

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Ccështjet e Sigurisë, Federica Mogherini ka deklaruar në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore, se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të përfshihen në debatin për planet e mbrojtjes së Unionit. 

Komisioni Europian zyrtarizon nismën paneruropiane për pensionet në vendet anëtare

Postuar në 30 Qershor, 2017 08:33

Komisioni Europian ka zyrtarizuar nismën paneruropiane për pensionet. Që do të thotë se operatorët do të kenë mundësi që ofertat e tyre t’i bëjnë më konkuruese dhe të prezantohen jashtë tregjeve kombëtare. Oferta mund të prezanohet nga kompani sigurimi, banka, fonde pensioni, firma investimi etj.. Komisioni do të kërkojë nga të gjitha shtetet që të aplikojnë të njëjtën taksë me synimin që produkti të gjejë terren shpejt.

Rënia e mitit të Europës në Ballkanin Perëndimor

Postuar në 29 Qershor, 2017 09:08

Ballkani Perëndimor ka nisur të fitojë vëmendjen e mediave të njohura dhe Europës për shkak se ai qëndron si xhep pasigurie në kufij të kontinentit. Në fakt perspektiva e leximit të realiteteve të këtij rajoni vaarion: dikush flet për radikalizmin, një tjetër për nacionalizmin, ka edhe që përmendin rrezikun rus dhe atë turk. Të gjitha analiza të njëanshme, pasi të gjithë këta elementë nuk janë të rinj në këtë zonë.

“Ballkani, pjesë e BE-së brenda 10 viteve”

Postuar në 27 Qershor, 2017 08:45

Diplomati austriak Wolfgang Petritsch, ish-negociator kryesor për Kosovën në Rambuje dhe ish-ambasador i Austrisë në Jugosllavinë e Millosheviçit, thotë se Ballkani Perëndimor do të bëhet pjesë e BE-së brenda 10 vjetëve. Sipas çelsi i stabilitetit rajonal është Serbia, kjo për shkak të rëndësisë ekonomike që ky vend ka në rajon, por edhe për shkak të neutralitetit ushtarak që ka zgjedhur. Në një intervistë për gazetën serbe “Politika”, Petritsch shprehet se në Bosnjë është e nevojshme një marrëveshje e re që të vijë nga brenda dhe të përfaqësojë dëshirat e njerëzve të vet.

Pages

Subscribe to RSS - be