Çela. Ismailaj
Gjiknuri e Çela thirren si dëshmitarë në gjyqin e Kastriot Ismailajt
Damian Gjiknuri, Alma Hicka, Ardian Çela, shtetasja amerikane, Rebeka Gaskinë dhe çeku Josef Hajsek thirren nga gjykata e Tiranës, me cilësinë e dëshmitarëve në procesin penal ndaj Kastriot Ismailajt. Ishte kërkesa e këtij të fundit, që në mesin e personave që do të thirren si dëshmitar të përfshihen edhe këta emra. Gjykata me vendim të ndërmjetëm, pranoi listën e dëshmitarëve të prokurorisë si dhe atë të paraqitur nga mbrojtja e Ismailajt. Avokati tha se ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri do të pyetët në lidhje me bisedimet dhe më pas marrveshjen me kompaninë CEZ-Shpërndarje.