Blloku Opinion

Si po zhduket Tirana e romaneve të Kadaresë...

Postuar në 30 Korrik, 2018 22:34

Në debatin e madh mbi fatin e godinës historike të Teatrit Kombëtar, ka munguar zëri i atyre që njihen si autoritete morale të shoqërisë, të papërfshirë në interesa të ngushta politike dhe lidhje oportuniste me pushtetin e radhës.  Me disa përjashtime të çmuara, pjesa më e madhe e atyre që mëtojnë të jenë elita iluministe e vendit, ka heshtur. Nuk kanë folur akademikë, mbrojtës të trashëgimisë kulturore, profesorë, filozofë apo artistë me renome edhe ndërkombëtare.

Për një identitet të ri të së Majtës*

Postuar në 30 Korrik, 2018 17:20

Në një demokraci të “qëndruarit në opozitë” dhe “të jesh opozita” mund të jenë dy gjëra të ndryshme. E para është më e qartë, nuk ndan programin politik të shumicës dhe e kundërshton atë.

Pilulat e lumturisë…

Postuar në 30 Korrik, 2018 13:43

Në librin “Mendja e robëruar” nobelisti Çesllav Milosh rrëfen për librin e shkrimtarit dhe filozofit polak Stansilav Vitkieviç, “Pangopësia”, botuar në vitin 1932. Në këtë libër, heronjtë e Vitkieviçit janë njerëz fatkeq: ata nuk besojnë në asgjë dhe gjithçka që bëjnë u duket krejt e pakuptimtë. Ndërkohë, një atmosferë e tillë absurditeti dhe paralize ka pllakosur krejt vendin.

Pa ekuivoke: Ndarja e Kosovës çon në luftë të re!

Postuar në 28 Korrik, 2018 10:33

Në Kosovë po mbizotëron vetëdije e lartë qytetare dhe politike, unitet ndërinstitucional për sa i përket dialogut me Serbinë dhe përmbajtje e opozitës nga trazirat e mundshme, për t’iu shmangur destabilizimit, ndarjes ose edhe hyrjes në një konflikt të ngrirë. 

Tashmë është “sekret publik” se Rusia ka kohë që po bën një fushatë frikësuese ndaj kombeve të vogla ballkanike, për t’i nxjerrë ato nga kursi perëndimor dhe eventualisht për të krijuar kushte që diku-diku në pushtet të mbesin forcat proruse, e tjetërku të provokohen trazira që prodhojnë destablizim.

Ilir, u zhgënjeva nga ty!*

Postuar në 27 Korrik, 2018 16:20

Kthimi nga Presidenti i Ligjit që do t’i jepte Tiranës tonë një Teatër të Ri, modern, i projektuar nga një prej arkitektëve më në zë të gjeneratës sonë, ishte një zhgënjim!

Jo sepse Presidentët, në të kaluarën, nuk janë bërë palë me partitë politike për të kundërshtuar projekte si ai i Këndit të Lodrave te Liqeni, por sepse mendova se pas 3 vitesh progres në qytetin tonë, me një Shesh të Ri, një Bulevard të Ri, një Pazar të Ri e një Unazë të Re, e kishim tejkaluar kohën e sabotimeve të qytetit dhe se ishte krijuar pjekuria për të dalë mbi partitë e mbi familjet politike në vend.

Ky është teatër, me ose pa aktorë*

Postuar në 25 Korrik, 2018 11:38

Përse një dinar i Kalifatit Omayyadi vlen sot 5 milion euro? Sepse u shtyp në Damask në vitin 723 pas Krishtit dhe kështu hyri në Histori me H të madhe. Gjithçka që ka karakter unik dhe që simbolizon përmbajtje e personazhe që kanë lënë gjurmë, në një mënyrë ose një tjetër, në historinë e një vendi, fiton një vlerë të pamatë, jo vetëm për atë vend, por për të gjithë njerëzimin, i cili ka të drejtën dhe detyrën të njohë origjinën e atij vendi, për të kuptuar mënyrën se si do të jetë ai në të ardhmen.

Marrëveshje kushtetuese dhe krijim i qeverisë tranzitore*

Postuar në 23 Korrik, 2018 12:31

Kushdo që ka ndjekur me kujdes zhvillimet politike të javës që shkoi dhe ka “lexuar” ligjërimet formalisht të moderuara të disa ministrave, mund të kuptojë se mbi qeverinë e të Kuqve të Rilindur në Tiranë, qëndron një paralajmërim i qartë nga rangjet më të larta të BE-së, se pa një ndryshim thelbësor të kursit politik, asnjë lloj tolerance nuk do të këtë në qershorin  e vitit 2019, për formalizimin e kandidimit të Shqipërisë.

Kina, fuqia e re në Mesdhe*

Postuar në 23 Korrik, 2018 01:11

 

Plani holandez, plani francez...kursi i Harvardit*

Postuar në 21 Korrik, 2018 13:32

Disa kolegëve të mi, anëtarë të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, forum ky që i kontribuon përmirësimit të strategjive diplomatike të vendit në shërbim të interesave kombëtare, u kishte tërhequr me të drejtë vëmendjen një fakt i çuditshëm: Gjithë ambasadorët, aktualisht shefa të përfaqësive diplomatike të Shqipërisë në vende të ndryshme, urdhëroheshin t’i nënshtrohen pa përjashtim një “kursi” online për t’u provuar dhe pajisur “kultura e munguar” me dije mbi diplomacinë ekonomike.

Samiti Trump-Putin zhgёnjyes*

Postuar në 17 Korrik, 2018 13:44

Ministria e Jashtme ruse e ripostoi njё tweet tё Trumpit duke i vёnё atij kёsisoj vulёn zyrtare tё Kremlinit. Presidenti amerikan nё postimin e tij  akuzon SHBA-nё e si rrjedhojё edhe vetveten, si pёrgjegjёs pёr raportet e kёqia me Rusinё, madje shkruan, kjo sepse SHBA ka vepruar "me budallallёk". A ёshtё SHBA vet fajtore, qё shёrbimi sekret rus ka ndёrhyrё me haker nё autoritetet elektorale partiake dhe qё presidenti rus ka pushtuar Krimenё?  Kjo ёshtё thjesht qesharake, por edhe njё veprim i paparё ndonjёherё nё historinё e re amerikane.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Opinion