Blloku Opinion
A po ngrenë krye turmat?
Grafitët, sharjet në stadiume, sloganet ‘pakuptim’, komentet dhe reagimet në blogje janë simptomat e para të sëmundjes së një turme, që ka filluar t’i përshfaqë hapur. Por, ndërsa sociologët po përpiqen të merren me shkakun, politikanët vazhdojnë të merren me pasojat dhe sidomos anën sipërfaqësore të gjërave.
Qeveria është e lodhur, opozita në koma vegjetative
Aq rutinë sjell muaji gusht në Shqipëri, sa nganjëherë ngjan sikur dikush e ka rregulluar me dorë rrjedhën e punëve në këtë vend. Gushti është muaji ku zakonisht nuk ndodh asgjë, me përjashtim të ndonjë provokimi me natyrë patriotike folklorike në Himarë apo në ndonjë areal tjetër. Gushti e bën gjithçka më të squllur, më pa jetë. Por korriku dhe gushti i sivjetmë, me të nxehtin më të madh në dhjetë vjetët e fundit, vërtet na kanë bërë të gjithëve gati si të përhumbur.
Qytetarë, sot Tirana duhet të jetë Tiranë, jo tirani!
Qytetar, ti e mposhte frikën; tash frika ka ndërruar anë; Po, po, Edi Rama duhet ta kuptojë se populli nuk tutet, e ka mbytur tutën. Rama e kuptoj se guximtari është më i fuqishëm se çdo makineri propagande, se çdo televizion, facebook, mercenarë apo portal.
Qytetarë të nderuar,
"Disko Albania”!
Për një gjë duhet të biem dakord! Jemi në shtetin e Arbian Maznikut! Çfarë kuptojmë me këtë?
Le të huazojmë emrin e një diskoteke të njohur të viteve '90 në Tiranë, “Disko Albania” ku ndoshta Mazniku ka hyrë kur ishte gjimnazist, duke kërcyer me Coco Jumbo-n e famshme të kohës.
Në një ballafaqim televiziv të modelit alta-Grida, Mazniku tha se shtetin duhet ta kuptojmë si një disko, ku, para se të futesh, duhet t’i nënshtrohesh një kontrolli të imtësishëm nga rojet e dajakut.
Protesto me art
Dëgjomë, o student. Dëgjomë, o vajzë, o djalë, që e ke zemrën plot dhe duart e mbushura me zemërim.Ke të drejtë të jesh i zemëruar. Ke të drejtë të kërkosh, të bërtasësh, të mos heshtësh më. Askush nuk ta merr këtë të drejtë. Por dëgjo se çfarë po të them: luftën tënde mund ta fitosh vetëm me art.
Flamuri serb mbi Prizren? Berisha e dënon Daçiçin, por çfarë do të bënte po të ishte në pushtet?
Deklarata e Ivica Daçiçit se flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren është provokuese dhe e papranueshme. Por përtej reagimit të Sali Berishës, lind një pyetje thelbësore: a do të reagonte ai me të njëjtën forcë po të ishte në pushtet? Dhe pse mbrojtja e interesave shqiptare në Kosovë dhe në Ballkan bëhet kaq shpesh më e zëshme kur politikanët shqiptarë janë në opozitë dhe kur janë ‘ish-ministra’?
Protesta apo romantizëm - Kosova nuk është më ajo e vitit 1999
Çka duam të arrijmë me protestat tona nëpër Evropë, Amerikë e Australi? Nëse duam drejtësi dhe ndryshim të aktgjykimit të shkallës së parë të Hagës kundër UÇK-së, atëherë, ne shqiptarët, duhet të logjikojmë qartë e pa romantizma se ku mund të prodhohet ky ndryshim. Unë mendoj se drejtësia dhe ndryshimi i këtij aktgjykimi politik nuk arrihet në sheshet, rrugët dhe Bahnhofat e Berlinit, Oslos Romës, Parisit, Stokholmit, Vjenës apo Nju Jorkut, por në procesin juridik, në apel, te avokatët, te institucionet e Kosovës dhe në diplomacinë serioze.
Palloshi i gjatë - Veliki paloš
Në një avion Tiranë–Napoli, një i ri shqiptar paska gabuar shumë. Paska kritikuar kryeministrin. Dhe, sipas dëshmive të raportuara nga Gazeta Dita, përgjigjja nuk paska qenë një kundërargument apo një buzëqeshje prej lideri.
Ia kishte futur thonjët në qafë dhe dorëzuar karabinierëve. Ai i kishte thënë: “Të q***a robt, o Edi Rama” Pastaj kryeministri, ishte bërë rrugaç si rrugaçi dhe i kishte thënë: „“Të zhduk!“
Rebelimi i madh kundër qendrave të të dhënave
Danilo Taino
Rasti i Sazanit/ Si i humbëm çelësat e Adriatikut
1. Adriatiku ka vetëm një hyrje. Prej dy mijë vjetësh, kush kontrollon Ngushticën e Otrantos, kontrollon hyrjen në detin më afër Evropës qendrore – pra në fushat e Danubit, në Europën qendrore prodhuese, në portet e Adriatikut të Sipërm. Për këtë arsye, ishulli i super-fortifikuar i Sazanit ka qenë venecian, osman, italian, komunist shqiptar, i NATO-s. Çdo fuqi që synon të mbajë në dorë Adriatikun verior e ka kuptuar se Sazani ishte nyja.
