Blloku Opinion

"Kombi kosovar" dhe intelektualët e mimikrisë

Postuar në 08 Janar, 2026 21:33

 

Një shfaqje e të gjithëve për Kryeministrin

Postuar në 06 Janar, 2026 16:28

 

Në një film parodi të momenteve të fundit të jetës së Stalinit, tregohet se si drejtuesi i Bashkimit Sovjetik telefonon personalisht drejtorin e Radio Moskës për t’i kërkuar një kopje të koncertit që sapo ishte transmetuar. I shokuar prej faktit që koncerti kishte qenë drejtpërdrejt dhe i paregjistruar, drejtori detyron orkestrën ta riluajë edhe një herë nga e para për t’u regjistruar, në vend se t’i thoshte shokut Stalin se nuk ka një kopje të tillë. Në të vërtetë, ndryshimi i vetëm është se ngjarja kishte ndodhur vite përpara vdekjes së Stalinit.

Dyshja që duhet të vijojë ta drejtojë Kosovën

Postuar në 02 Janar, 2026 15:08

 

Ky shkrim u drejtohet të gjithë atyre që duan të kuptojnë më mirë prapaskenat e sulmeve politike, të mendojnë për drejtimin që ka marrë shoqëria dhe për përgjegjësinë që kemi si qytetarë në mbrojtje të shtetit ligjor. Shumica e atyre që e kanë sulmuar dhe e sulmojnë barbarisht kryeministrin Kurti:

Nëse të mbështet Baton Haxhiu

Postuar në 29 Dhjetor, 2025 21:50

 

Nëse të ndihmon Baton Haxhiu, nëse të ndihmon Adriatik Kelmendi, Milaim Zeka, Berat Buzhala, e vartësit e tyre; nëse të mbështesin T7 dhe Klan Kosova bashkë me portalet e tyre dhe disa të tjerë periferikë, atëherë mos u gëzo, sepse të ha dreqi pa e vënë re. Fundosesh!
Pse?

Antiqyteti

Postuar në 24 Dhjetor, 2025 15:10

 

Imagjinoni që poshtë këtyre ndërtesave do të gërmohet në thellësi, shumë më poshtë se kuota e ujërave liqenore, për të ndërtuar parkingje nëntokësore. Vetiu ai vend bëhet për sheikë vendas dhe të huaj që do të krijojnë një anti qytet. Qëllimi i këtyre oligarkëve është grabitja për vete e gjithë pamjes dhe panoramës liqenore.

Këto zona rezidenciale natyrore duhet t’i kthehen natyrës. Për këtë duhet që shteti të jetë ndihmës. Bashkia, së pari, duhet të mos pranojë vendime të imponuara nga lart, nga ortakë që nuk u dhimbset as qyteti dhe as natyra.

Antiqyteti

Postuar në 23 Dhjetor, 2025 15:14

 

“Gazetaria e helikopterit” në Kosovë

Postuar në 09 Dhjetor, 2025 22:59

 

Edhe sot jemi dëshmitarë të një metode të re të gazetarisë. Mund ta quajmë edhe ”gazetari e helikopterit”. Është kjo një gazetari e largët, e distancuar. Një raportim nga jashtë – brenda, ku burimet dhe informatat vendore nuk kanë vlerën e lajmit, apo këto informata dhe lajme janë të pakta ose nuk ekzistojnë fare.

Në këtë lloj gazetarie nuk ka gjuhë dhe, për më tepër, ajo sqaron shumë pak. Në tragjedinë e Tsunamit është edhe një fenomen tjetër që të bie në sy. Ky është preokupimi i mediave për viktimat e vendit të vet, të bashkëkombësve të tyre.

Më votoni mue, pash ni zot

Postuar në 09 Dhjetor, 2025 22:51

 

S’i tëm votoni mue, popëll i dashtun e i paharrueshëm, kam me investue plot 500 euro prej xhepit tem n’intelegjencë artficiale. Jo pi buxhetit. Atë nuk e preki kurrë me dorë.

Kshtu, çytetari e katunari i Kosovës, s’ka mô nevojë me u lodhë e me menue vetë; veç mun me nejtë n’fëbë e tak-tuk: knaquni, shani njerin e Serbisë, keshni me tô, shpërndani fotografitë e Institutit për me shitue mashtrusin. 

Liria ka emra

Postuar në 06 Dhjetor, 2025 22:15

 

Liria nuk ka vetëm emër të përveçëm, por emër kolektiv shqiptar dhe emra të përveçëm si Bill Clinton, Madeleine Albright dhe Tony Blair. Mosmirënjohja shkatërron aleanca e miqësi! 

Bibla thotë: në fillim ishte fjala. Unë them: për ne, në fillim ishte Amerika, pastaj fjala. 

Gjermania, në çdo festë përkujtimore, e falënderon Amerikën për çlirimin nga fashizmi dhe ndihmën pas luftës. Tek ne, sekuestruesit e lirisë e kanë reduktuar atë në një fjalë demagogjike: aleat.

Nuk mungon kapaciteti, mungon vullneti

Postuar në 24 Nëntor, 2025 11:56

 

Me gjuhën diplomatike, gjithmonë krijuese, plani Putin-Trump (firma e Trump, por dora e Putinit) mbi Ukrainën është fillimi i një "dialogu". Gjithçka ishte shkruar që më përpara. Paparashikueshmëria e Trump nuk ka vend në këtë rast. Ai dhe lëvizja politike që e solli në presidencë nuk duan t’ia dinë për Ukrainën apo për Evropën në tërësi. Le t'i marrë Putini nëse do. Trump i bëri të qarta prioritetet e tij gjatë fushatës zgjedhore dhe i ka demonstruar ato me veprime që nga fillimi i mandatit.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Opinion