Blloku Opinion

Një mesazh Perëndimit

Postuar në 25 Tetor, 2024 14:28

 

Samiti i BRICS i kësaj jave në Kazan, Rusi, shpërfaqi një pjesëmarrës të ri: Turqinë. Një zyrtar i Kremlinit zbuloi muajin e kaluar se Ankaraja kishte aplikuar për t'u bashkuar me grupin, pasi ka shprehur interesin disa herë gjatë viteve të fundit. Një zëdhënës i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan pranoi më pas se "ka një proces në zhvillim e sipër".

Mali i Zi, një status quo dinamik

Postuar në 21 Tetor, 2024 02:18

 

Regjistrimi i popullsisë në Mal të Zi, pas praktikisht dhjetë muajsh paqartësie dhe spekulimesh, të kaluara, zyrtarisht, në përpunimin e të dhënave të mbledhura, më në fund ka përfunduar. 

Por, beteja lidhur me përqindjet e publikuara – mbi të gjitha lidhur me ato që kanë të bëjnë me etninë, domethënë, përkatësinë kombëtare dhe gjuhën, vazhdon me intensitet të theksuar.

Kulti i marksizëm-leninizmit dhe zhbërja e filozofisë

Postuar në 18 Tetor, 2024 19:15

 

 

Marksizëm-leninizmi si ideologji sunduese

Çështjen me të cilën do të merrem në këtë artikull do ta formuloja kësisoj: çka ndodhi me filozofinë e Marksit, në veçanti dhe me filozofinë në përgjithësi, brenda marksizëm-leninizmit si ideologji zyrtare e regjimeve komuniste? Do kem këtu parasysh disa procese politike e ideologjike në Bashkimin Sovjetik (BS), në Francë dhe në ish-Jugosllavi.

Perëndimi është i dënuar të përsërisë në Rusi gabimet e luftës në Irak

Postuar në 13 Tetor, 2024 13:41

 

Pushtimi i Irakut jehon kaq fort, njëzet vjet pas, sepse prej tij nuk është nxjerrë mësim. Shumë kritikë e kanë parë këtë pushtim si orvatje për të zhvatur naftën apo komplot i errët a diçka e tillë. Në fakt, kryesisht ai u nxit nga ideologjia. Përveç se si masë e kufizuar me qëllim pengimin e përkeqësimit të dhunës, mesazhi i luftës kundër Irakut është: ndërhyrja ushtarake e liberalëve është një projekt vetëmbrojtës. 

Origjina e hasidimëve - Të Devotshmit

Postuar në 06 Tetor, 2024 22:34

 

Para lindjes së Izraelit Baal Shem Tov në vitin 1700, grupe të ndryshme hebrenjsh quheshin Hasidim, që do të thotë "të devotshëm".

Për shembull, në shekullin e 1 p.e.s, kishte Hasidim, burra e gra që ishin vëzhgues të pakompromis të ligjit hebre. Ata u bashkuan me revoltën makabe kundër seleukidëve helenistë dhe ishin partnerë në fitoren e betejës për të shpëtuar judaizmin, që rezultoi në festën e Hanukahut.

Media e korruptuar kundër shqiptarisë

Postuar në 03 Tetor, 2024 09:51

 

Bektashizmi nuk ka nevojë për shtet. Deliri i madhështisë, Po

Postuar në 01 Tetor, 2024 17:43

 

Bektashistani si basti i fundit i Edi Ramës

Postuar në 30 Shtator, 2024 21:52

 

E kam thënë me kohë që Republika e Shqipërisë është katandisur në psikiatrinë private të Edi Ramës. Mirëpo, kur vjen puna tek dalldia e fundit e kryeministrit, lexuesi dhe çdo qytetar shqiptar më mirë t’i druhet kurës kundrejt kësaj dalldie, sesa vetë simptomës apo përmbajtjes. Se në përmbajtje propozimi i Edi Ramës nuk është gjë tjetër përveçse një halucinacion i shpifur, i shkaktuar sa nga injoranca e tepërt, ashtu edhe nga ndonjë efekt i mundshëm drogash apo ilaçesh.

A mund t'i mbijetojë konservatorizmi liberal riformatimit të së djathtës?

Postuar në 29 Shtator, 2024 18:50

 

Konservatorizmi, shkruante filozofi i ndjerë Roger Scruton, u shfaq në botën moderne si "një lloj përgjigjeje, po, por..." ndaj liberalizmit. Konservatorët, vërente ai, besojnë, ashtu si liberalët, në rëndësinë e tregut të lirë, të pronës private dhe të zgjedhjeve individuale. Ata besojnë gjithashtu në rëndësinë mbizotëruese të komunitetit dhe traditës si vendosjen e kufijve për shtrirjen e individualizmit. Liberalizmi, për Scruton, kishte kuptim "vetëm në kontekstin social që mbron konservatorizmi".

Mbrojtja apo izolimi i Kosovës?

Postuar në 25 Shtator, 2024 00:32

 

Orientimi politik i qeverisë Kurti, që nga fillimi i mandatit më 2021, u shqua me prirje gjithnjë e më të theksuar, për shpërfillje të kërkesave të vendeve aleate për bashkërenditje e koordinim  në zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohet Kosova, në veçanti ato që kanë të bëjnë me raportet me Serbinë.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Opinion