Blloku Opinion
Shqipëria nuk duhet të hyjë në Europë si e “vetënënçmuar” dhe aq më pak e lidhur me Serbinë
Pak ditë më parë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç publikuan një artikull të përbashkët në gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), ku propozojnë një model të ri integrimi për vendet e Ballkanit Perëndimor: hyrje të përshpejtuar në Bashkimin Evropian, por pa të drejtë vetoje dhe pa të drejta të plota institucionale.
Ideja e tyre është që vendet kandidate të përfshihen më shpejt në tregun e përbashkët dhe në hapësirën Schengen, edhe nëse nuk marrin të gjitha të drejtat që kanë shtetet aktuale anëtare.
Presidenti i ri, një krizë vendore e Kosovës
Takimi i sotëm mes Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut për "sigurimin e 80 votave" nuk është thjesht një takim politik; është dëshmia e radhës e një krize jologjike, e ushqyer nga fanatizmi, prapambeturia politike dhe inati i prodhuar brenda kodit të mentalitetit tonë politik e social.
Imuniteti përkundër luftës ndaj korrupsionit*
Në një vështrim të përgjithshëm mbi legjislacionin kushtetues për imunitetin parlamentar në Shqipëri, konstatojmë se ka një histori të re të zhvillimit të këtij legjislacioni. Lëvizja e ndërmarrë nga viti 2005 u kurorëzua përmes një amendamenti kushtetues që kufizoi imunitetin e deputetit nga procesi penal, në vitin 2012. Aktualisht, dispozita për imunitetin përmban të dyja aspektet klasike të tij:
mospërgjegjësinë për mendimet e shprehura dhe votat e dhëna në Kuvend, si dhe
Klloun i pakëndshëm
Shoqata e Gjuhës Turke e përkufizon fjalën "klloun", e cila rrjedh nga italishtja, si më poshtë: "Një aktor me kostume të çuditshme dhe një fytyrë të pikturuar tepër dhe komikisht që e bën audiencën e tij të qeshë dhe e argëton atë." Kllounët kanë kostume dhe këpucë shumëngjyrëshe, të ekzagjeruara, të pazakonta dhe të jashtëzakonshme. Edhe ky është i tillë...Çuditërisht, të bësh sjellje qesharake dhe tallëse janë në natyrën e kllounëve. Edhe ky është i tillë...
Smartfonët na kanë marrë shumë nga vetja – a ka kthim pas?
Në vitin 2003, sociologu i Universitetit Stanford, BJ Fogg, botoi një libër jashtëzakonisht largpamës. “Persuasive Technology: Using Computers to Change What We Think and Do” parashikonte një të ardhme ku një studente “ulet në bibliotekën e kolegjit dhe nxjerr nga çanta një pajisje elektronike”. Ajo shërben njëkohësisht si “telefon celular, portal informacioni, platformë argëtimi dhe organizues personal. Studentja e merr këtë pajisje pothuajse kudo me vete dhe ndihet e humbur pa të”.
Kapja e medias shqiptare: kur informacioni pushon së qeni publik
Në vendet nordike, si Suedia, Norvegjia apo Danimarka, debati mbi median nis nga një parim bazë demokratik: qytetarët duhet të dinë se kush qëndron pas lajmeve që lexojnë dhe shohin. Edhe aty ku ekziston përqendrim pronësie, transparenca mbi pronarët, financimin dhe përgjegjësinë editoriale konsiderohet kusht minimal për besimin publik. Media trajtohet si pjesë e sferës publike, jo si pronë private me funksion negociues.
Qosja: Kadare e deshi Shqipërinë jo në mënyrë deklarative, por krijuese
Sot, më 28 janar 2026, po shënohet 90-vjetori i lindjes së shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare. Kjo datë është ditëlindja e një krijuesi të jashtëzakonshëm, por edhe ditë kujtese, sepse Ismail Kadare nuk është më fizikisht mes nesh. Ai u nda nga jeta në vitin 2024, duke lënë pas një vepër që ka tejkaluar kohën e vet dhe kufijtë e gjuhës së vet.
Fashistë dhe komunistë - tolerancë dhe ndërgjegje asimetrike
Rizbulimi i kuptimit të fjalëve është ndoshta një ndër sfidat kryesore të kohës sonë
Sjellim më poshtë një pjesë të fjalës së Papa Leon XIV më 9 janar para trupit diplomatik të akredituar në Selinë e Shenjtë. Në një venerim të veprës së Shën Augustinit, Papa na sjell këtu mesazhet e një “zemre të përulur” dhe jo të një mendjeje të madhe. Po a mund të jetë kjo e dyta pa të parën?
Bujqësia si shtyllë e mbijetesës kombëtare
Ndërsa fermerët po i përshkallëzojnë protestat, ia vlen të kujtojmë se bujqësia nuk është vetëm një sektor tjetër i ekonomisë, por një mekanizëm strategjik që prodhon stabilitet shoqëror dhe rezistencë. Në peizazhin gjeopolitik të sotëm, në fund të fundit, nocioni i mbrojtjes kombëtare ka evoluar prej kohësh përtej kufijve të ngushtë të programeve të armëve dhe fuqisë ushtarake. Në një botë të tronditur nga kriza klimatike dhe ndërprerjet e zinxhirëve globalë të furnizimit, mjaftueshmëria agro-ushqimore është shfaqur si një shtyllë kritike e sigurisë kombëtare.
