Blloku Opinion
Qeverisja që solli fundin e Kosovës*
Konfuzioni, manipulimi i opinionit dhe kapja e shtetit.
1.
Keqkuptimet me 54 vjeçarin që po blen të shkuarën e vet*
Lexon shpjegimin e Kryeministrisë dhe duket se hamendjet bien me lehtësi përpara të vërtetës së thjeshtë. Duket sikur ajo pak transparencë u ka munguar gjithë historive me Kryeministrin që shpenzon miliona për veshje, udhëtime dhe llastime të tjera luksoze.
Populistët pa komplekse të Italisë
Tre vjet më parë, kur zgjedhësit polakë u dhanë nacional-populistëve të Partisë Ligj dhe Drejtësi shumicën më të madhe që nga viti 1989, Adam Michnik* komentoi: “Ndodh që një grua e bukur të humbasë mendjen dhe të shkojë në shtrat me një bastard”.
Që në rini, vetë Michnik ishte përballur me burgjet e regjimit, duke ruajtur të gjallë për shoqërinë polake shpresën për të ardhmen europiane dhe një shoqëri të hapur.
Historia e përbashkët
Historianët bullgarë dhe maqedonas ende nuk kanë arritur të gjejnë një konsensus të plotë rreth historisë. Ata ende kanë dilema të definojnë se çka është histori e përbashkët dhe çka është e veçantë për këto dy etni sllavishtfolëse. Bullgaria dhe Maqedonia për aq sa kanë histori të përbashkët, që i takon kryesisht periudhës së Perandorisë Osmane, po aq kanë edhe histori të ndërthurur, që në instancë të fundit del të jetë diku-diku edhe e veçantë.
Mbi administratën publike në demokraci*
Kriza e tanishme në mësimin e politikës publike, është e lidhur ngushtësisht me rënien e një fushe të afërt, që është administrimi publik. Për të krijuar një ide rreth problemit, thjeshtë përpiquni të shqiptoni fjalët “administrim publik” para sale me student dhe shihini ata sesi merren me celularin apo i zë gjumi. E megjithatë, fusha klasike e administrimit publik është sot një nga më të rëndësishmet dhe perëndimi i saj (të paktën në SHBA) është një ndër arsyet pse marrim shërbime jocilësore nga qeveria.
Katastrofa në Drejtësi dhe Vetingu
Është e nevojshme të themi që në fillim se, shkrimi ka të bëjë vetëm për gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar dhe jo edhe për Gjykatën dhe Prokurorinë si organe. Brenda kornizave të këtij shkrimi do të mundohem të trajtoj shkaqet më kryesore, që sollën situatën dramatike të katastrofës në drejtësinë shqiptare dhe rikthimin e kësaj të fundit, me anë të vetingut, nën udhëheqjen dhe sigurinë e ndërkombëtarëve, me amerikanin në krye.
Shpërbërja morale e BE-së
Bashkimi Evropian i ka vazhduar sanksionet kundër Rusisë, të cilat kanë për qëllim dënimin e personave të përfshirë në agresionin në Ukrainë. Pak a shumë këto sanksione janë të drejtuara kundër personave të afërt me presidentin Vladimir Putin. Në krye të Bashkimit Evropian, me kryesimin e radhës, është Qeveria e Austrisë. Dhe ministrja e Jashtme e këtij shteti është aq e afërt me presidentin e Rusisë saqë e ka ftuar atë në dasmën e saj.
Procesi i fasadizimit sipas soc-Rilindjes
Këmbëngulja e Ramës për të prishur Teatrin Kombëtar është shpjeguar kryesisht me makutërinë për të përfituar një mal me “mbi dyqind milionë euro” nga ndërtimi i kullave prej “Fushës”.
Ligji i ri gjerman për migracion/Favorizohen akademikët dhe fuqia e kualifikuar
Se si duket kur realiteti krijon fakte politike, kjo shihet më së miri nga gjendja e tanishme në Gjermani. Më shumë se katër dekada debate kundërthënëse nuk kanë dhënë fryte në përpjekjet për nxjerrjen e një ligji për migracionin në Gjermani. Grindjet kanë qenë të shpeshta, ndërsa zgjidhja ka munguar. Por realiteti dhe zhvillimet e fundit kanë krijuar fakte, për shkak të valës së refugjatëve dhe azilkërkuesve, por në radhë të parë për shkak të nevojës për fuqi punëtore.
Teza e Spahiut: Islamizimi i shqiptarëve u nxit në kohën e Qyprillinjve(Qypërlinjve)
Në literaturën tonë dhe literaturat ballkanike e, madje, edhe evropiane, emri turk përdoret edhe për ushtarët osmanë dhe emri Turqi po ashtu përdoret jo vetëm për të emërtuar shtetin modern të krijuar nga Mustafa Kemal Ataturku (1881-1938), po edhe Perandorinë Osmane (1299-1923). Ky është një gabim i pafalshëm, andaj për t’i ikur keqkuptimit, duhet të sqarohemi që në fillim.
