Blloku Opinion
Dy zhvillime në të mirë të paqes*
E marta e 12 Qershorit të këtij viti solli dy zhvillime me rëndësi simbolikisht jetike, si në aspektin rajonal, ashtu dhe në atë global. Një takim e shtrëngim duarsh nga njëra anë dhe dy biseda telefonike nga ana tjetër synojnë të vijëzojnë dinamikën e politikës së jashtme për dekadat që do të vijnë. Pyetja që ngrihet është se cilat janë pritshmëritë e lidershipit protagonist të vendeve përkatëse, ndërkohë që nuk mund të abuzohet me bindje të nxituara mbi të ardhmen ndërkombëtare.
Akuza të reja Fidel Yllit
Përgjigjen e tij rreth intervistës sime te “Panorama” në lidhje me incidentin në “Bar West”, Fidel Ylli e fillon me fjalët: “Ky është një mashtrim i Demalisë”.
Myslimanizmi në Kosovë dhë tërheqja e Tiranës zyrtare nga integrimi brendakombëtar*
E ardhmja e Kosovës është pezull, sepse ajo vazhdon të pehatet ndërmjet kërcënimit gjenocidal pansllavist, në njërën anë, dhe kërcënimit islamofobik perëndimor, në anën tjetër. Ky është fati ters i këtij vendi të vogël, të varfër, të izoluar e të papranuar, i cili mbahet në këso gjendjeje për shkak synimeve revanshiste të koalicionit pansllavist (Rusisë e Serbisë) dhe projekteve konvertuese-prozelituese të Perëndimit.
Rekrutimi i opinionit dhe spektakli i instinkteve
Tendenca për të përfshirë edhe të miturit në një debat rreth llojeve të seksit siç ka ndodhur kohët e fundit në mjaft shkolla, duket si një përpjekje për të ndryshuar domethënien e këtij debati në familjet shqiptare, duke vendosur haptazi rëndësinë e trupit përpara rëndësisë së mendjes dhe moralit. Autori i librit “Shoqëria e spektaklit”, filozofi i njohur francez Guy Debord, parashikonte që në vitet ’70 se shoqëria, përmes pushtetit të spektaklit, do të zëvendësojë qenien me aparencën dhe imazhi do të jetë gjithnjë e më shumë në vend të objektit.
Paralajmërohet dëbimi i ambasadorit amerikan në Gjermani*
Gjermania është e revoltuar. Vetëm pak orë pas publikimit të një interviste të ambasadorit të SHBA në Gjermani, Richard Grenell, janë shtuar zërat që ai të dëbohet nga vendi. Shkaku: në një bisedë me portalin e djathtë të internetit Breitbart njeriu i Trumpit pati deklaruar se ai synon të forcojë forcat konservatore në Evropë, të cilat janë kundër establishmentit.
Integrim personal në BE - Brenda perimetrit të Tepsisë...
Europa nuk është në ditët e vet më të mira. Kjo gjë dihet, por edhe shihet në llojin e politikanëve që e drejtojnë dhe vendosin për të, paaftësia e të cilëve po përcakton kursin e ri të shoqërive që po orientohen drejt populizmit.
Sondazhi/Elektorati favorizon status quonë*
E thënë ndryshe, a ka në këto momente ky elektorat një “humor” aq “të zymtë” sa ta nxisë të hidhet në trazira, apo revolta sociale? Pyetja lind natyrshëm nga fakti që ka disa kohë që liderë të ndryshëm të opozitës artikulojnë thirrje drejtuar elektoratit shqiptar që shkojnë nga thjesht “mosbindja qytetare”, deri në pjesëmarrje në demonstrata të dhunshme.
Eurovizioni dhe simbolika e Shqiponjës
Përtej forcës që ka muzika në afrimin e popujve, si dhe të muziko-diplomacisë e cila ilustron realisht lidhjet e vjetra e ato të reja midis kombeve, ky Eurovizion mund të quhet ‘Festivali i Shqiptarëve’. Arsyeja është pjesëmarrja e tre talenteve me origjinë Shqiptare, të cilët përfaqësuan respektivisht Shqipërinë, Italinë dhe Qipron. Të takuar në Lisbonë – jo shumë larg Brukselit – që të tre nuk nguruan të bashkojnë duart dhe të formojnë simbolin e flamurit e të kombit Shqiptar.
Vështrim i shkurtër mbi marrëdhëniet Shqipëri-Turqi
Për gjerësinë e mar rëdhënieve shqiptaro – turke, një pasqyrim të vlefshëm e ofron materiali arkivor i Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme. Numri i lartë i shifrës, i raportimeve apo memove mbi këto marrëdhënie shfaqin larminë dhe gjerësinë e marrëdhënies. Trashësia e dosjeve vjetore pasqyron faktin se marrëdhënia shqiptaro – turke është ndër më të lëvruarat.
Pasojat negative të mungesës së tregut sekondar në Shqipëri
Tregjet e titujve shtetërorë janë gurë themeli të tregjeve eficente që krijojnë të ardhura të sigurta, të rëndësishme për të mbështetur rritjen e ekonomisë dhe për të ulur varfërinë. Funksionimi i mirë i tregjeve, që krijojnë të ardhura fikse, ndihmon qeveritë të mbështesin politikat nxitëse; të përshtasin më mirë kursimet dhe mundësitë e investimeve, sipas preferencës së kthimit të riskut; të lehtësojnë financimin e tregut të kapitalit të ndërmarrjeve dhe të projekteve kritike të infrastrukturës.