Blloku Opinion
Arkitektët e oborrit dhe kryeministri i një pjese të Shqipërisë
Po “arkitektë oborri” nuk paska? Ashtu si ka pasur dhe ka “poetë oborri”, “piktorë oborri” etj.? Miqtë arkitektë nuk kanë përse ngrysen për këtë çështje të shtuar kështu: do të mjaftonte të lexohen Kujtimet e “arkitektit brilant” gjerman Albert Speer (1905-1981), përgjatë të cilave faqet e kurtizanërisë të një talenti të padyshimtë të godasin sytë. “Një nga arkitektët më të mëdhenj të botës”, do ta kishte quajtur edhe atë kryeministri i një pjese të Shqipërisë.
Moshimi i popullsisë, shteti dhe shoqëria
***
Poshtë dinjitetit të shqiptarëve të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë
Kam pas lexuar diku, mbase ishte përrallë e cila thoshte se një mbreti i kishin dal brirët dhe kush e shihte mbretin me brirë e përhapte lajmin, lajmësi vritej. Njëri që e kishte parë mbretin me brirë, hyri ne një kallamishte dhe thirri disa herë: “Çka s’ke n’di e çka s’ke parë, mbreti ynë brirë ka”! Kur nga kallami bënë fyell, fyelli thoshte të njëjtën gjë. Dhe kështu lajmi mori dhen. Ajo edhe mund të ketë qenë përrallë,ndërsa kjo që do të lexoni në vazhdim nuk është përrallë, është e vërtetë.
Popull i zgjedhur?!
Do të doja të takoja përfaqësuesit e asaj shumice absolute, përcaktuese, arrogante dhe patronizuese që rezulton nga sondazhi i fundit i Haaretz dhe t’i pyes: Me gjithë mend e keni? Si ju shkon ndërmend një gjë e tillë? Për kë e keni fjalën? A jeni ju, shumica absolute, kaq të sigurtë se ne (hebrejtë) jemi – të zgjedhur, më të mirë, se ne jemi kampionët, koka dhe shpatullat mbi trupin e të gjithëve?
Pa frikë! Nuk japim asgjë. Vetëm do marrim
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi poston në faqen e vet në Facebook këtë shënim, përmes të cilit ai u përgjigjet atyre që i quan skeptikë. Janë fjali të përsëritura dhe që përsëriten por pa sjellë ndonjë garanci serioze:
Një lexim i ri historie
Slobodan Milosheviqi e anuloi dhunshëm autonominë e Kosovës më 1989, duke vendosur masa të jashtëzakonshme. Serbia e okupoi Kosovën gjatë dhjetëvjetëshit dhe më 1999 vendosi që të ndërmarrë luftë dhe masa gjenocidi ndaj qytetarëve të Kosovës. Këto masa prodhuan 13.535 njerëz të vrarë, sipas shënimeve të Fondit për të Drejtën Humanitare, prej të cilëve 10 mijë ishin civilë, tre mijë ishin të formacioneve të armatosura. Prej atyre të formacioneve të armatosura mbi dy mijë ishin të UÇK-së dhe FARK-ut, ndërsa një mijë ishin të forcave serbe.
Tirana, nga diktatura komuniste tek ajo e dollarit
Të dielën vizitova disa monumente në qytetin tim, Zutphen. Ishte fundjave e monumenteve në Holandë, kur shumica e monumenteve mund të vizitohen falas. Më pëlqeu shumë. Një javë përpara, isha në Tiranë. Mbas shumë viteve e vizitova me të vërtetë qytetin duke bredhur nëpër të. Dhe më la një përshtypje krejt të kundërt me Zutphenin; më vjen shumë keq, dhe jam tepër i çuditur se si në Tiranë nuk ka asnjë mbrojtje për thesarin e monumenteve.
PAMJA NË QENDËR
Alexis Tsipras kryeministri i transformuar lavdëron BE
Vetëm tre javë pasi Greqia la programim financiar evropian të shpëtimit, kryeministri ALexis Tsipras i partisë radikale të majtë "Syriza" tregon një bilanc pozitiv të periudhës së tij të qeverisjes. "Greqia nuk është më pjesë e problemit, por është pjesë e zgjidhjes," tha kryeministri me krenari. "Pak vetë kanë besuar se ne do arrijmë t' ia dalim. Por ne ia dolëm". Greqia respekton kushtet e vëna nga donatorët e zonës së euros, Banka qendrore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Beteja e medias me titanët e internetit, një çështje jetë a vdekje
Të dashur anëtarë të Parlamentit Europian,
Kam qenë së fundmi në Mosul, ish-kryeqendra e Shtetit Islamik në veri të Irakut. Misioni im si gazetar ishte të shkruaja një reportazh për kthimin e fëmijëve në shkolla, tre vjet pas mbylljes së tyre nga xhihadistët. Po mendoja si ta përshkruaja sa më mirë gëzimin e atyre fëmijëve që ktheheshin në bankat, ku iu ndalua të ulen për një kohë të gjatë, në atë qytet të shkatërruar.
Serbia, faktori kyç i destabilizimit të Ballkanit*
Ndonëse nga shkatërrimi i Jugosllavisë kanë kaluar thuajse 30 vjet, rajoni ende nuk është konsoliduar, gjë që e bën atë të lëndueshëm. Kësaj në masë të madhe i kontribuon edhe konteksti aktual ndërkombëtar që në një mënyrë sui generis përthyhet në Ballkan. Rendi ndërkombëtar liberal, mbi të cilin është krijuar arkitektura ballkanike, është kah rrënohet dukshëm. Rajoni sërish ka filluar të fundoset në jostabilitet, me thellimin e krizave kërcënuese, si brenda disa shteteve të caktuara, ashtu edhe në marrëdhëniet e ndërsjella mes tyre.