Blloku Ekonomi

"Taksat po i largojnë investitorët drejt rajonit“

Postuar në 25 Mars, 2018 14:21

Sistemi fiskal në Shqipëri, bazuar në konkluzionet e Bankës Botërore, por edhe në përgjigjet që jep biznesi, ka nevojë të rishikohet. Është kjo këshilla e  kreut të Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford, në një prononcim për Tema Tv. Sipas tij, ky regjim taksimi nuk jep avantazhe as për të nxitur investitorët të çelin biznese të reja.

Deputeti socialist Angjeli: Punësimi ka dështuar

Postuar në 23 Mars, 2018 17:57

Përpjekjet për të hartuar politika efikase punësimi, nga viti në vit duket se nuk kanë dhënë rezultate konkrete në vend, çka është shoqëruar edhe kosto e pasoja sociale për shoqërinë. Në këtë kuadër, deputeti Anastas Angjeli prezanton një strategji të re për punësimi, duke integruar edhe raportin kosto-përfitim. 

Sipas tij, duhet rishikuar mekanizmi i shpërndarjes së fondeve, ndryshimin e varësisë së Zyrave të Punës dhe duhet konsideruar ndikimi që ka teknologjia në punësim. 

Arben Malaj: Taksa e sheshtë, alternativë për uljen e varfërisë

Postuar në 22 Mars, 2018 17:02

Eksperti i Ekonomisë,  Prof. Arben Malaj, disa herë ministër i Financave, këshillon një sistem neutral taksash, rishikim të tatimit mbi të ardhurat personale dhe një model të mirëmenduar drejt rikthimit te taksa e sheshtë. Në një intervistë për TemA TV, Malaj argumenton se qeveria duhet të bëjë një moratorium, për të mos e ndryshuar sistemin fiskal për një afat të caktuar.

Kundër FMN-së për ofertat e pakërkuara

Postuar në 21 Mars, 2018 21:01

Një nga sugjerimet e misionit të FMN-së që përmbylli të martën misionin dy javor në Tiranë ishte eleminimi i një praktike që i mundëson qeverisë të pranojë oferta të pakërkuara nga privatët për shërbime konçesionare apo investime. Një ditë më pas ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka bërë të qartë se qeveria nuk ka ndërmend të tërhiqet nga kjo praktikë, të paktën për 3 vitet e ardhshme.

Inceneratorët, zv.ministrja e Mjedisit: "E kemi kusht nga BE, deri në 2023"

Postuar në 21 Mars, 2018 18:56

Qeveria e justifikon vendosjen masive të inceneratorëve me një kusht të Unionit Evropian për vendet kandidate për në BE. Sipas Komisionit Evropian vendet duhet të arrijnë që të mos mbajnë në landfille më tepër 10 përqind të mbetjeve deri në 2030. Ndërsa qeveria shqiptare “nxiton” dhe e vë afatin deri në vitin 2023.

TemaTv

Rusët pa viza në Shqipëri për sezonin turistik

Postuar në 21 Mars, 2018 17:44

Për të fovorizuar turizmin, qeveria vendosi që listës së vendeve, shtetasit e të cilave hyjnë pa viza në Republikën e Shqipërisë, t’i shtohen edhe Rusia, Arabia Saudite, Bjellorusia, Gjeorgjia, Katari, Omani, Tajlanda, Kina dhe Bahrejni. Periudha e të drejtës për hyrjen pa vizë në Shqipëri për shtetasit e këtyre vendeve shtrihet nga 1 prill deri më 31 tetor 2018, e cila përkon edhe me sezonin turistik. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Brendshme.

FMN-Qeverisë: Stop propozimeve nga privatë

Postuar në 20 Mars, 2018 18:06

Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe vlerësimet për ecurinë e ekonomisë dhe politikave të qeverisë pas vizitës dyjavore në Tiranë. Ky raport diktohet nga marrëveshja që zhvillohet me ato vende anëtare që kanë një nivel konsiderueshëm kredie të FMN-së ende për t’u shlyer pas përfundimit të programeve dhe ka fokus të veçantë te pikat e dobëta dhe risqet.

Biznesi: Punësimi përmes Zyrave të Punës, proces i dështuar

Postuar në 20 Mars, 2018 13:58

Punësimi i individëve në moshë madhore që marrin ndihmë ekonomike, përmes ndërmjetësimit të zyrave të punës te bizneset private, ka qenë një nga nismat prioritare të qeverisë Rama. Por, efekti i tyre duket se ka qenë i papërfillshëm, pasi individët në masë kanë preferuar më mirë të marrin asistencën dhe jo punën  e ofruar, dhe vetëm një ditë më parë kryeministri Edi Rama duket se nuk ka lënë shumë vend për zgjedhje për këtë kategori.

Bie ndjeshmëria e qeverisë për të përmbyturit në Shkodër

Postuar në 20 Mars, 2018 11:00

Këtë vit në Shkodër nuk po shohim qeverinë të japë shembullin se është afër njerëzve të përmbytur dhe se po bën diferencën me qeveritë e mëparshme, siç e ka pzantuar veten. Ndonëse 3 mijë hektare tokë janë nën ujë, qindra shtëpi të izoluara dhe sipërfaqe të tëra me të mbjella të dëmtuara, qindra krerë bagëti në vështirësi për t'u ushqyer nuk është shpallur gjendja e emergjencës dhe vëmendja është shumë herë më e vogël sesa ajo e treguar me permbytjet në jug të vendit. 

"Kullat" po "hanë" edhe plazhin e Shëngjinit

Postuar në 19 Mars, 2018 17:01

Ndërtimet vertikale në Shëngjin rrezikojnë ekzistencën e plazhit me pisha në jug të tij. Erozioni në këtë plazh vijon të marrë me vete me dhjetëra pemë. Sipas ambientalistit Sazan Guri, erozioni në këtë zonë është shkaktuar nga gabimet njerëzore.

TemaTv

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Ekonomi