Blloku Ekonomi

Vodafone, Abltelekom dhe Telekom kanë mashtruar abonentët

Postuar në 24 Prill, 2018 17:04

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare urdhëron kompanutë celulare që duke  filluar  nga data 1 qershor  2018 të  rikthejnë vlefshmërinë  e paketave  standarte me  parapagim  nga  28  ditë  në  mujore (30 ditore).

Albtelecom,  Telekom  Albania dhe  Vodafone  Albania në shkelje të hapur të kontratës me abonentët në mars të vitit 2016 bënë ndryshimin e kohëzgjatjes së ofertave për shërbimet mobile për përdoruesit me parapagim nga 30 ditë në 28 ditë.

Interes nga dy kompani të huaja për TEC Vlorën

Postuar në 24 Prill, 2018 16:48

Dy kompani të huaja ofrohen për ta vënë në punë TEC-n e Vlorës, i cili megjithëse u ndërtua në 2012, nuk ka punuar asnjë ditë, për shkak të mosfunksionimit të një pajisjeje. Zëvendësministri i Energjetikës Enis Aliko tha për TemA TV se po bëhet studimi i fizibilitetit dhe shumë shpejt do të shpallet oferta. Ndërkaq, TEC-i është objekt i gjyqeve shumëvjeçare të KESH-it me palën italiane për dorëzimin e parave të lëna garanci.

2017/30% e tenderave publikë pa garë

Postuar në 22 Prill, 2018 13:59

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, poston në faqen e vet në Facebook disa të dhëna që flasin për prokurimet në vitin 2017. Sipas saj shifra totale e tenderimeve arrin në 31% të vlerës së prokurimit për katër vjet, që në fakt është diçka më shumë se ¼ që është edhe vlera normale. Më poshtë shënimi i znj. Tabaku:

Protesta e Kukësit, qeveria ul pazarin për banorët

Postuar në 20 Prill, 2018 18:23

Pas bisedimeve me banorët në Kukës, Has dhe Tropojë qeveria i ka propozuar koncesionarit që tarifa që ata do të paguajnë për një kalim, në sheshin e pagesës të jetë 200 lekë të reja, apo 1.5 euro. 
Nëse merret në total, një kalim vajtje-ardhje për kategoritë e personave që banojnë përgjatë rrugës, pas amendimit të kontratës dhe rivendosjes së traut të kalimit, pagesa do të jetë 3 euro, nga 10 që ishte më parë.

Dështimi i Zyrave të Punës, apo i hapjes së vendeve të reja të punës?

Postuar në 19 Prill, 2018 19:53

Nxjerrja nga ndihma ekonomike dhe futja në kurse profesionale, është inicitiava fundit e qeverisë “Rama 2” për të përmbushur premtimin e 220 mijë vendeve të reja të punës. Për këtë, qeveria ka vënë objektiv që biznesi të rekrutojë nga zyrat e punës 25 mijë punonjës. Nga ana tjetër, biznesi bën ofertë të ulët, për vetëm 12 mijë vende të lira.  Për ekspertët, kjo strategji nuk korrespondon me nevojat sipërmarrjes.

TvT

TEC-i i Vlorës në Gjykatën e Lartë, Gjiknuri e nxjerr në shitje

Postuar në 18 Prill, 2018 20:51

Qeveria ka rishpallur predispozitën për të  dhënë konçesion edhe TEC-in e Vlorës, i mbetur në gjendje konservimi thuajse që prej ndërtimit të tij. Gjatë një raportimi në grupin parlamentar të punës 6-mujore të Ministrisë së Energjisë, Gjiknuri tha se TEC-i do funksionojë me gaz dhe do të furnizohet nga një tubacion që do të ndjekë trajektoren Fier-Vlorë.

Rruga Kardhiq-Delvinë, qeveria tërhiqet nga PPP

Postuar në 18 Prill, 2018 16:48

Rruga Kardhiq – Delvinë e tenderuar në vitin 2009 nga qeveria Berisha do të realizohet me paratë publike dhe jo me investim privat, ndryshe nga sa u miratua në ligjin për buxhetin 2018.

Për 16 kilometrat e mbetura të këtij aksi që do të lidhë Sarandën me rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë, duke shmangur qafën e Muzinës, qeveria kishte programuar fonde përmes programit “One billion euro”, për të cilin edhe Fondi Monetar Ndërkombtar shprehu rezerva dy javë më parë.

"Serbia bën biznes me Kosovën, Shqipëria bën folklor"

Postuar në 17 Prill, 2018 15:13

Në panairin e biznesit “Prishtina 2018” që do të mbahet në 18-21 prill,  ajo që bie në sy është pjesëmarrja e një kompanie të vetme nga Shqipëria. Për kreun e Dhomës së Tregtisë, Tiranë, Nikolin Jaka, ky është një sinjal alarmi që duhet të bjerë në vesh të politikës së dy vendeve.

TvT

Panairi i Prishtinës, vetëm 1 kompani nga Shqipëria

Postuar në 16 Prill, 2018 20:29

Vetëm 1 kompani shqiptare në panairin e madh të biznesit në Prishtinë ku janë regjistruar 174 sipërmarrje. Për Kreun e Dhomës së Biznesit të Kosovës, Safet Gërxhaliu ky është shembulli i një bashkëpunimi që po përçahet prej më shumë se dy vitesh.

TvT

Ushqimet dhe Ujësjellësi i Tiranës rritën çmimet e shportës

Postuar në 14 Prill, 2018 18:26

Kostoja e jetesës në Shqipëri u rrit me 2 për qind në mars në krahasim me një vit më parë, ku të gjitha grupet e shportës së Indeksit të Çmimeve të Konsumit pësuan rritje, bëri të ditur Instituti i Statistikave. 

Furnizimi me ujë u shtrenjtua me 17.7 për qind në shportën kombëtare, ku përfshihet rritja me 44% e çmimit të ujit në Bashkinë Tiranë si dhe rritja me 15% në Bashkinë Durrës, ndërkohë që në bashkitë e tjera nuk ka pasur rritje të çmimeve, raporton BIRN.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Ekonomi