Blloku Ekonomi
Dy konçesione të reja nga qeveria
Qeveria në mbledhjen e radhës ka dhënë edhe dy konçesione të tjera. Atë për kontrollin periodik të matësve të naftës, benzinës ose gazit ne pompat e karburanteve si dhe ndërtimin e rrugës “Porti i jahteve – Bay-Pass Orikum – Dukat.
Oferta e pakërkuar për kontrollin e matësve të karburanteve është bërë nga kompania “Noa Control”, sh.p.k, e cila ka një bonus prej 10 (dhjetë) për qind të pikëve në garën që pritet të hapet së shpejti. Deri më tani ky shërbim kryhej nga Drejtoria e Metrologjisë, përmes një tarife që i vendosej subjekteve që tregëtojnë naftë dhe gaz.
Çela kërkon lekë nga Gjiknuri: I harxhova të gjitha në 2017
OSHEE i ka bërë rrush e kumbulla lekët e arkëtimeve dhe shpenzimeve, duke u gjendur me gisht në gojë tani që duhet të paguajë sipas kontratave disa fatura investimesh. Kreu i saj Ardian Çela ka dërguar një letër pranë ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ku thotë se OSHEE e ka të pamundur që të përballojë disa pagesa me fondet e veta.
Sekseri i pareve apo i qareve?
Fushata për shembjen e Teatrit Kombëtar i është besuar jo pa qëllim Erion Veliajt. Personazhit që ka marrë përsipër të bëjë sekserin e kompanisë Fusha shpk që po negocion të marrë truall dhe të ngre kulla. Rezistenca e aktorëve ka prishur punë mesa duket në një Pazar që qëndron mbi kryetarin e Bashkisë, i cili në këtë rast mund të negociojë një rikandidim për Bashkinë e Tiranës nëse e kryen me sukses misionin të cilin ka marrë përsipër.
Kina surprizon tregjet e naftës, tarifa për importet nga SHBA
Pekini kapi në befasi tregjet ndërkombëtar të naftës, duke kërcënuar me vendosjen e tarifave për produketet eneregjetike bruto që importon nga SHBA si nafta, gazin natyror, edhe pse Kina renditet e para në listën e vendeve importuese të naftës amerikane. Për analistët një vendim i tillë do të jetë me pasoja për tregjet ndërkombëtare.
Rruga Durrës-Tiranë bëhet me pagesë
Në ndryshim nga rasti i rrugës Durrës-Kukës, kryeministri është kujdesur që të njoftojë rindërtimin e rrugës Tiranë-Ndroq-Plepa që do të kalohet falas. Ai ka folur nga Durrësi ka janë prezantuar disa projekte infrastrukturore.
Njoftimi i kryeministrit për tarifimin e këtij aksi kombëtar bëhet teksa autostrada Tiranë-Durrës po i nënshtrohet riasfaltimit në mënyrë që edhe konçesionari që do marrë në përdorim rrugën ta gjejë gati.
(Minuta 35)
Pritet të rriten qiratë e shtëpive, tatimet kërkojnë 15%-in
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kërkon nga pronarët që japin shtëpi me qira duhet të regjistrohen paraprakisht në drejtoritë rajonale përkatëse dhe të paguajnë tatimin 15% jo më vonë se data 20 e muajit të ardhshëm. Një taksë që ekziston me ligj që prej vitit 1998, por që është neglizhuar ose nuk është mbledhur siç duhet.
Leksion nga serbët si protestohet (Video)
Serbët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për çmimin e lartë të naftës dhe benzinës. Në shenjë proteste ata fikën për më shumë se 1 orë makinat në mes të rrugës dhe në pikun e trafikut. Drejtuesit e automjeteve iu përgjigjën një thirrje që u organizua përmes mediave sociale, si në kryeqytet, në Beograd ashtu dhe në qytete të tjera të vendit..
Turoperatorët: 10 mln turistë dhe 250 mijë të punësuar? Deklarata euforike
Shoqata e Tur-operatorëve e komenton si të nxituar deklaratën e kryeministrit Edi Rama për pritjen 10 milionë turistëve në vit dhe hapjes së 250 mijë vendeve të punës në turizëm. Në një prononcim për Tema Tv, kreu i Shoqatës, Kliton Gërxhani thotë se në mungesë të strategjive konkrete, deklarime të tilla janë vetëm euforike.
TemaTv
"Tregu shqiptar, një xhungël pa rregulla"
Kreu i “Confindustria Albania” Sergio Fontana thotë në një intervistë për Televizionin Publik Shqiptar se një ndër arsyet pse investitorët italianë mungojnë në Shqipëri, është kaosi në treg.
Banka Botërore: Bllokuam paratë për rrugën Durrës-Kukës, sepse rezultoi me probleme të rënda
Banka Botërore deklaron se autostrada Tiranë-Durrës, pas rivlerësimit të bërë, rezulton një rrugë me probleme të rënda. Zyra e shtypit e degës së kësaj banke në Shqipëri shpjegon për TemA TV se kjo rrugë është pjesë e njërës prej 4 kontratave të mirëmbajtjes, të cilat u rishikuan pas bllokimit. Ndërkaq, kreu i Autoritetit Rrugor, Afrim Qendro, tha se kontratat nuk kanë funksionuar dhe për to është bërë amendim.
