Blloku Ekonomi
Kioskat që (për)fitojnë nga të dhënat tona personale
Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj ka përuruar në njësinë nr. 5 shërbimin e ri e-kiosk, parashikuar të vihej në funksionim që në muajin janar. Veliaj është shprehur i lumtur për projektin që sipas tij tani zgjidh çështjen e radhëve në zyrat e njësive. Ndonëse ky problem është tashmë i paqenë, vendosja e kioskave është shoqëruar edhe me shërbimin online ekioska.al ku ofrohen shërbimet njësoj si në portalin qeveritar e-albania.
Census në 2020, regjistrim nga e para i popullsisë
Shqipëria do t'i nënshtrohet një tjetër Censusi të popullsisë dhe banesave. Anketimi do të kryetë vitin 2020 dhe të dhënat që do të dalin prej tij do të hidhen në një regjistër elektronik i cili më pas do të përpunojë çdo vit numrin e popullatës për njësitë vendore, edukimin e tyre apo gjendjen ekonomike.
Zhvillimi i këtij modeli do të bëhet sipas atij zvicerian, shtet i cili vite më parë është përballur me të njëjtat problematika si Shqipëria. Drejtori i Statistikave të këtij shteti shpjegon për televizionin Klan sesi është aplikuar ky model ne vendin e tij.
Gjykata e Tiranës: Hetime selektive nga Prokuroria për vdekjen e Ardit Gjoklajt
Prokuroria e Tiranës akuzohet se nuk ka bërë hetime të thellura për të zbardhur vdekjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës, duke mbyllur dosjen për përgjegjësitë e Bashkisë së Tiranës.
“Faktet duhet të kishin shkundur policinë dhe prokurorinë për të kryer hetime të thella dhe të specializuara me të gjitha metodat dhe format e lejuara ligjore” shprehet trupa gjykuese në vendimin e zbardhur.
Pse zhvlerësimi i euros nuk lidhet me turizmin? (Video)
Afrimi i sezonit turistik veror ka identifikuar një numër të lartë prenotimesh për hotelet, të cilin Banka e Shqipërisë e ka shtuar te faktorët për zhvlerësimin e euros. Por, për kreun e shoqatës së Tur-Operatorëve, Kliton Gërxhani ky argument i Bankës nuk qendron, pasi përpos faktit që ka një rritje progresive të pretonotimeve, numri dhe vlera e parapagimeve është e papërfillshme. Ai tha për Tema Tv se asesi Banka nuk mund të dalë me një arsyetim të tillë për zhvlerësimin e euros në këto nivele.
Përse po kap majat çmimi i naftës?
Në nivelet më të larta të katërvjeçarit arriti çmimi i naftës, duke tejkaluar 75 dollarë për fuçi, ndërsa konsumi botëror pritet të tejkalojë 100 milionë fuçi në ditë në muajt e ardhshëm. Por çfarë saktësisht shkakton këtë rritje në çmimet e naftës? Është një kombinim faktorësh sipas analistëve të Cnn Money që ka çuar në stratosferë çmimin e arit të zi, ku një ndikim të madh ka marrëdhëniet e SHBA-ve me vendet e Lindjes së Mesme por edhe qëndrimi i Rusisë. Cnn ka ilustruar dhe me një video dinamikën e çmimet të naftës.
Klimë e mirë apo klimë e keqe për biznes? Investitorët e huaj me qëndrime të ndryshme
Përfaqësues të kompanive gjermane të materialeve të ndërtimit pohojnë se e shohin me optimizëm tregun shqiptar. Megjithëse flasin për të njëjtin treg, ata sjellin një perceptim të ndryshëm nga bizneset e Dhomës Amerikane, që pretendojnë për një përkeqësim të klimës së biznesit.
Brokerat financiarë, ndërmjetësit që të gjejnë sigurimin më të mirë
Sa herë na është dashur të sigurojmë një pronë apo shëndetin, kemi shkuar direkt tek një nga kompanitë e sigurimit dhe kemi zgjedhur atë që na është ofruar. Në shumicën e rasteve nuk negociojmë për shërbimin më të mirë apo për garancitë për dëmshpërblim. Maksimumi që diskutojmë është ulja e çmimit. Në të gjithë botën këta elementë negociohen për klientin nga brokerat financiarë, një shërbim që ka filluar të ofrohet edhe në Shqipëri.
Stoku i kredisë arrin në 1.3 mld euro, Tirana në krye të borxheve
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë për stokun e kredisë për individë sipas rretheve, për numër banorësh, tregojnë se huaja për banor në kryeqytet është 884 euro, gati tre herë më e lartë sesa qyteti i dytë që vjen më pas në listë, Durrësi.
Në total, në Tiranë individët kanë për të kthyer në banka 101 miliardë lekë hua, ose rreth 780 milionë euro, sipas të dhënave që i referohen tremujorit të parë të vitit 2018. Rreth 70% të kësaj shume e zë huaja për blerje banesash (624 euro për frymë), që shënon një rritje të qëndrueshme vit pas viti.
Një ekonomi me shumë probleme
Ka shumë zurmë dhe kakofoni për rritjen ekonomike të vendit tonë, objektivitetin e synimeve të vendosura dhe sidomos për realitetin e mundësive që ofrohet në Shqipëri. Si një vend që aspiron hyrjen në BE, Shqipëria ka për detyrim edhe rritjen e ekonomisë që vjen në vështrim me standardin e BE-së ndaj të cilit jemi shumë larg.
Qeveria mendon se me ritmet e përcaktuara do të ketë afrim, por realiteti në vend, ai i burimeve njerëzore dhe sidomos i strukturimit të ekonomisë nuk lë shumë vend për optimizëm.
Taksa e pronës, bashkitë mund ta rrisin 30 për qind
Nga ky muaj, koeficienti për taksën e banesave do të jetë fiks 0.05 i vlerës, por bashkitë kanë tagër për të vendosur rritjen ose uljen e mëtejshme me 30 për qind në të dy krahët. Drejtori i Përgjithshëm i Taksës së Pasurisë në MInistrinë e Financave, Enton Duro tregon për TemA Tv se çdo bashkie i lind e drejta për të ndryshuar koeficientin, çka do të përkthehet në një vlerë të re pagese për familjarët.
