Blloku Ekonomi

Apeli i FMN-së: Jo më konçesione

Postuar në 06 Mars, 2018 20:34

Shqipëria duhet të ndalë dhënien e koncesioneve të mëtejshme. Ky është apeli i Fondit Monetar Ndërkombëtar, që përmes përfaqësuesit të saj në Tiranë, Jens Reinke, mendon se edhe projekti “1 miliardë për rindërtim” duhet ndalur.

Në një intervistë për Top-Channel Reinke thotë se vendi nuk i menaxhon dot koncesione të mëtejshme.

"Gabi" ngjitet në krye. Zëvendëson blerjet online. Çfarë do të bëjë qeveria për ta mbyllur edhe këtë mundësi?

Postuar në 05 Mars, 2018 11:47

Revista ekonomike “Monitor” shkruan sot se tregu i rrobave të përdorura në Shqipëri ka njohur rritje të madhe. Gabi, siç edhe quhet në Tiranë, është bërë ofertë kryesore në një treg ku ka shumë nevoja, pak lekë, por edhe ku konformimi me luksin e dukjes në një xhiro në Bllok, synon gjetjen e një formule tipike shqiptare: Edhe mirë, mall firmato, edhe lirë, edhe e përdorur(shkeli syrin vetes), por edhe “status” prej klienti që di të kërcasë takat.

Bashkimi doganor me Kosovën, problem njësimi i dokumenteve

Postuar në 04 Mars, 2018 14:20

Unifikimi mes doganave të Shqipirësë dhe Kosovës i paraprin politikave dhe marrëveshjejeve të dy vendeve, por që të arrihet plotësisht do të nevojitet kohë. Drejtori i Procedurave Doganore, Saimir Sinani, thekson se sot për sot vështirësia qendron te njësimi i dokumenteve mes dy vendeve.

Ndërsa, lidhur me depozitimin e deklarimeve online të biznesit, tashmë procedura ka ndryshuar dhe verifikimi bëhet nga një punonjës i cili përzgjidhet autmatikisht nga sistemi, duke bërë edhe vlerësimin e çmimit sipas një metodologjie krejt tjetër nga ajo që është përdorur.

Krehër tokave në bregdet

Postuar në 03 Mars, 2018 12:51

30.000 mijë parcela në gjithë bregdetin shqiptar do t’i nënshtrohen verifikimit të pronësisë. Kreu i ALUIZN-it, Artan Lame deklaraoi në  një konferencë për shtyp se funksionarë shtetërorë, komisione fshatrash, kryetarë komunash, në abuzim të pastër me pushtetin që kanë patur, kanë ndarë dhe përvetësuar si toka të koperativave bujqësore, toka dhe zona bregdetare që kurrë nuk kanë qënë prona të kooperativave.

Bumi në ndërtim, Ahmetaj nxjerr "lepurin" e radhës: Janë rritur huatë

Postuar në 02 Mars, 2018 13:06

Ministri i Ekonomisë dhe Financave Ahmetaj e justifikon rritjes së sektorit të ndërtimit me huatë e dhëna për ndërtim, duke hedhur poshtë dyshimet se "lepuri fle" diku tjetër dhe se volumi i lejeve të ndërtimit mund të ketë lidhje me pastrimin e parave nga trafiku i kanabisit në këtë sektor. Në një konferencë me gazetarët ai tha se huaja për pasuritë e paluajtshme është rritur me 6 %.

Zyrtarisht kampion edhe për licensa betoni

Postuar në 28 Shkurt, 2018 17:27

2017-a është mbyllur si një nga periudhat ku ndërtimi ka patur boom-in më të madh të 5 viteve të fundit, pas rënies që pësoi në 2008-ën. Instituti i Statistikave raporton se autoritetet kanë miratuar 819 leje ndërtimi vetëm gjatë vitit që shkoi, një shtim me 88%, ose 384 leje më shumë se në 2016-ën.

Edhe vlera e projekteve të ndërtimit është dyfishuar, duke kapur një shifër prej 500 milion dollarësh.
Numri më i madh i projekteve të reja janë për kryeqytetin, ku sipas INSTAT në total në Tiranë janë miratuar 231 leje, nga 106 në 2016-ën.

Jemi në prag të luftërave tregtare

Postuar në 24 Shkurt, 2018 16:33

Organizata Botërore e Tregtisë  paralajmëron se tarifat e reja të vendosura nga SHBA dhe reagimi i zemëruar  disa vendeve si Kina shtojnë rrezikun e luftrave tregtare. "Luftërat komerciale mund të shpërthejnë në çdo kohë dhe në mënyra që nuk presim"-tha drejtori i përgjithshëm i OBT-së,  Hobert Azevedu, duke folur për Agjencinë Gjermane në Gjenevë.

"Ajo që nuk duhet është që një anëtar të miratojë masa që një anëtar tjetër mund t’i konsiderojë të njëanshëme dhe kështu të reagojë në mënyrë të paarsyeshme, duke nisur hakmarrjen”- shtoi Azevedo.

Kioska për certifikata? Gjendja Civile pranon se radhët në sportele kanë rënë

Postuar në 23 Shkurt, 2018 16:20

Pranë zyrave të njësive bashkiake, janë instaluar këto ditë makinetat që do të shërbejnë për lëshimin e dokumenteve në një formë më shpejtë dhe pa praninë e punonjësve të autorizuar. Shërbimi E-kiosk është i treti në radhën e shërbimeve, pas atij klasik që ofrohet në sportele dhe portalit e-albania që ofron sot 1277 shërbime pa pagesë. Të planifikuara për t’u vënë në zbatim nga muaji janar, 10 kioskat dixhitale do të vihen në përdorim gjatë ditëve në vijim, dhe për bashkinë e Tiranës një vonesë e tillë ka ardhur për arsye teknike.

Veliaj zyrtarizon “pazarin”, Teatër dhe Kullë

Postuar në 22 Shkurt, 2018 23:22

Erion Veliaj zyrtarizoi atë që përflitej prej kohësh se shembja e Teatrit Kombëtar lidhet me ndërtimin e një godine shumëkatëshe ngjitur me ndërtesën e teatrit. Pa u bazuar në të dhëna apo studime zyrtare, kryetari i bashkisë solli si argument për shembjen e godinës ekzistuese amortizimin e saj dhe efektet e azbestit në shëndetin e artistëve.  “Kaplloqja ma thotë se një ndërtesë me lagështirë është e dëmshme për shëndetin”- theksoi Veliaj.

Oferta/Thumanë-Kashar, 12 milionë euro një kilometër

Postuar në 22 Shkurt, 2018 15:43

Televizioni Publik Shqiptar njofton sot se kompania “Gener 2” do të ndërtojë aksin Thumanë-Kashar. Sipas raportimit të TVSH, kompania është vetëofruar dhe me projektin e vet synon ndërtimin e një rruge me katër korsi dhe në të cilën do të ketë 12 ura. Propozimi është vlerësuar me bonus pikësh nga qeveria shqiptare.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Ekonomi