Blloku Ekonomi
10 mijë vetë më pak në skemën e ndihmës ekonomike
Ankesat e qytetarëve për skemën e re të ndihmës ekonomike dhe mungesa e të dhënave nga qeveria për numrin e përfituesve gjatë muajve dhjetor 2017-janar 2018 ka krijuar dyshime se ka shkurtime të mëdha në këto lista. Plan-pagesat e 11-mujorit 2017, tregojnë se jashtë skeme mund të jenë lënë afro 10 mijë familje.
Tema Tv
Taksë edhe për garazhet nga 1 Prilli
Nga 1 Prilli faturës së taksave do t’i shtohet edhe ajo për garazhet apo ndërtesat e vjetra që nuk janë në përdorim. Niko Lera, drejtor i politikave fiskale në Ministrinë e Financave thotë se do të ketë rivlerësim të këtyre objekteve.
Gërshëra tek ndihma ekonomike, zv.ministrja: Zgjodhëm më të varfërit
Opozita akuzon se shkurtimi i listave të përfituesve të ndihmës ekonomike bëhet mbi baza selektive. Por zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Bardhylka Kospiri thotë se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë. Në një intervistë për TemA TV ajo shpjegon se skema identifikon më të varfrit dhe nuk caktohet nga një person si më parë, por nga sistemi online.
Kreu i AKBN: Blloku 1 dhe 2 në Jon s’ janë në territorin shqiptar
Në kulmin e debatit mbi marrëveshjen me Greqinë për ndarjen e Zonave Ekskluzive Ekonomike dhe përkatësinë e blloqeve detare në Jon, kreu i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Ardian Bylyku lë të kuptohet se Shqipëria nuk ka pretendime për bllokun 1 dhe 2. Në një intervistë për televizionin Klan ai sqaron se blloku Joni 5 së bashku me rezervat natyrore, janë pasuri e territorit shqiptar, të cilat nuk do të ndryshojnë, njësoj si ajo e rezervave që ka Greqia në zonën 1 dhe 2.
Der Spiegel: Gjuetia për thesarin e Mesdheut
Revista gjermane “Der Spiegel” botoi një artikull mbi fushat e gazit me titull "Gjuetia për thesarin e Mesdheut". Sipas saj, Mesdheu ka rezerva të mëdha gazi dhe shumë vende duan ta shfrtyëzojnë këtë pasuri. Ajo çka vihet re ëshë një përshkallëzim i konfliktit mes Izraelit dhe Libanit dhe Turqisë e Qipros.
Qeveria zgjidh kontratat për HEC-et mbi Osum
Pak ditë pas deklaratave të kryeministrit dhe ministrit të Turizmit Blendi Klosi për revokim të lejes mjedisore për HEC-et mbi Osum, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në cilësinë e Autoritetit Kontraktues ka njoftuar shoqërinë për fillimin e procedurave për zgjidhjen e njëanshme të kontratës së koncesionit për ndërtimin e hidrocentraleve “Bigas 1&Bigas 2 dhe Veleshnje”.
TEC-i i Vlorës, 100 mln euro që “ngrijnë” për 3 mln euro riparim
Kanë kaluar 5 vite që kur TEC-i i Vlorës që kushtoi 100 milion euro përfundoi së ndërtuari por nuk ka funksionuar asnjë ditë. Ish-Drejtori i KESH, Gjergj Bojaxhi thotë se TEC-i rri në gjendje konservimi vetëm për 3 milionë euro riparim. Ndërkohë që sipas tij, cdo ditë e humbur, ul vlerën e TEC-it.
TemaTV
Çfarë po ndodh me OShEE-në? 62 mijë ankesa për mbifaturime në 2017-ën, 4000 vetëm për janarin 2018
Disa ditë më parë ResPublica publikoi një pjesë të shkurtër raportimi nga një investigim i BIRN për ankesat për mbifaturime nga OSHEE. BIRN pretendonte se dispononte dokumente zyrtare, të cilat në praktikën e vet të punës i publikon përherë. Në këtë rast dokumentet nuk ishin vënë në në dispozion të publikut. Kjo ishte një arsye pse u vendos që të hiqej shkrimi përkatës që u zëvendësuan nga një shënim sqarues.
Avokati i Popullit: Në rritje ankesat për mbifaturime nga OSHEE. ERE: Janë përgjysmuar
Avokati i Popullit dhe Enti rregullator i Energjisë kanë të dhëna të ndryshme për ankesat e qytetarëve për mbifaturimet e energjisë elektrike. Sipas institucionit të Avokatit të Popullit numri i ankesave ka trend në rritje, ndërsa ERE deklaron të kundërtën, por gjithsesi ka trajtuar 564 denoncime të qytetarëve për OSHEE-në gjatë vitit 2017.
TemaTV
Projektligji i ri/Nuk ka tarifa të reja për puset, por formalizim
Projektligji për menaxhimin e integruar të burimeve ujore nuk parashikon as tarifa të shtuara dhe as tarifa të reja për puset, pasi ato janë të përcaktuara që nga viti 2016. Në thelb, ai synon të bëjë formalizimin e tyre përmes vetëdeklarimit, ndërsa procesi nuk do të ndiqet nga Ministria e Bujqësisë, por nga Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore. Gerta Lubonja nga Sekretariati i Ujit shpjegon për TEMA Tv mekanzimin.
