Blloku Ekonomi
Projektligji i ri/Nuk ka tarifa të reja për puset, por formalizim
Projektligji për menaxhimin e integruar të burimeve ujore nuk parashikon as tarifa të shtuara dhe as tarifa të reja për puset, pasi ato janë të përcaktuara që nga viti 2016. Në thelb, ai synon të bëjë formalizimin e tyre përmes vetëdeklarimit, ndërsa procesi nuk do të ndiqet nga Ministria e Bujqësisë, por nga Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore. Gerta Lubonja nga Sekretariati i Ujit shpjegon për TEMA Tv mekanzimin.
Shënim
Shënim: Shkrimi me titull: "62 mijë ankesa për mbifaturim nga OSHEE" që shfaqej në këtë url, u hoq nga publikimi pas një rivlerësimi të besueshmërisë të përmbajtjes së materialit origjinal publikuar nga BIRN. Ky shkrim - tema e të cilit është shumë e ndjeshme do të ripublikohet nëse dokumentacioni që pretendohet do të bëhet publik, ose nëse ResPublica do të mund të shtjerë në dorë dokumentet që provojnë se problemi i mbifaturimit paraqitet në praktikë ashtu siç supozohet në shkrimin e BIRN.
Shpresojmë në mirëkuptimin e lexuesve.
INSTAT del nga duart e qeverisë
Në Kuvend ka mbërritur për diskutim këtë javë projektligji për “Statistikat zyrtare”. Përmes tij, synohet krijimi i autonomisë së INSTAT-it, pasi do të jetë Kuvendi ai që do të bëjë emërimet dhe shkarkimet për anëtarët në institucion.
Rama i firmosi HEC-et në Osum në dijeni të shkeljeve
Atë që kryeministri Edi Rama e quajti gabim padashje të qeverisë në lidhje me fabrikimin e koordinatave për ndërtimin e HEC-eve në Osum, në fakt është më shumë se aq. Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se ai vetë dhe dy anëtarë të qeverisë së tij ishin informuar për koordinatat e manipuluara dhe shkeljet e tjera të projektit që në mars 2017, para mbledhjes së 12 dhjetorit 2017 të Këshillit Kombëtar të Territorit.
Kryeministri: "Nuk do të ndërtohen HEC-e në kanionet e Skraparit. Gabim padashje"
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot përmes faqes së tij në Facebook se hidrocentralet e parashikuara për t’u ndërtuar në kanionet e Skraparit nuk do të ndërtohen.
Sejko nis luftën me euron
Banka e Shqipërisë synon uljen e përdorimt të euros në nivele të pranueshme për ekonominë. Pas mbledhjes së Këshillit Mbikqyrës, guvernatori Gent Sejko tha se procesi i deeuroizimit është i nevojshëm dhe dobiprurës si për përmirësimin e efektivitetit të politikave ekonomike dhe financiare ashtu edhe për uljen e rreziqeve të stabilitetit financiar. Në këtë kuadër do të merren disa masa që lidhen me kufizimin e përdorimit të euros nga bankat e nivelit të dytë, sidomos sa i përket kredidhënies.
I doli emri, Haxhinasto kërcënon me dosje: Jam i pastër
Emri ish-ministrit të Transporteve, Edmond Haxhinasto ka qenë ndër më të lakuarit ditët e fundit pas arrestimit të ish-vartësve të tij në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve. Mediat duke iu referuar burimeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda njoftuan për shtrirjen e hetimeve në rang ministri. I pyetur nga mediat, Haxhinasto foli për reagim të ashpër nëse atij do t'i kërkohet të dalë në gjyq.
Firmoset kontrata për Rrugën e Arbrit
Merr udhë një prej projekteve më të diskutueshme të Infrastrukturës, i cili do të realizohet nga një kompani shqiptare përmes partneritetit publik privat. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka firmosur kontratën e koncesionit për rrugën e Arbrit, pas përfundimit të procesit të negociatave me kompaninë “Gjoka Konstruksion.
ShBA, fillojnë hetimet për kontratën e Rapiscanit në Shqipëri
Kompania amerikane OSIS, njoftoi të enjten se Komisioni i Shkëmbimit të Aksioneve në Bursë (SEC) ka filluar hetimet ndaj saj lidhur me dyshimet për shkelje të ligjit që i ndalon ushtrimin e praktikave të biznesit duke korruptuar zyrtarë të huaj.
Të panjohurat e OSHEE
Problemet me OSHEE-në kanë nisur të kërcasin pavarësisht përpjekjeve për të mbuluar situatën me ngecjen e reformës energjetike dhe abuzimet e mëdha financiare. Një ditë më parë ishte Drejtori Ekzekutiv i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Janez Kopac që lëshoi kritika të ashpra madje duke thënë se kompania kishte injoruar letrën e Sekretariatit për zvarritjet në ndarjen e OSHEE në dy ndërmarrje dhe fillimin e liberalizimit të tregut të energjisë.
