Blloku Bota
"Rio Tinto" kërkon tërheqjen nga "Nature" të një studimi serb për minierën e litiumit në Jadar
Kompania britanike “Rio Tinto” që ka fituar të drejtën e shfrytëzimit të minierës së litiumit në Jadar, ka kërkuar tërheqjen e një studimi të Dragana Djordjeviç dhe ekipit të saj nga publikimi në revistën “Nature”.
Brnabiç: Serbisë nuk i vjen më si Vuçiç në 300 vjet
Ka çdo vend idhujtarët e vet të liderit. Në Shqipëri kemi parë përpjekje të dëshpëruara për të krahasuar drejtues të tanishëm politikë me Skënderbeun, që është idealisht norma e heroit në kokën e një shqiptari.
Ana Brnabiç, kryetare e Parlamentit të Serbisë, ka deklaruar se ajo shpreson se Aleksander Vuçiç nuk do të largohet nga politika në vitin 2027, pasi:
Nuk do të ketë më kush të mendojë për Serbinë gjithë kohës
Më tej ajo ka cilësuar se:
Serbisë nuk i vjen më si ai për 300 vjet
Shefi i CIA-s Burns, vizitë në Sarajevë. Raportime edhe për një qëndirm në Beograd
Mediat raportojnë për një vizitë të zhvilluar sot më 20 gusht në Bosnje-Hercegovinë të shefit të shërbimit inteligjent amerikan, CIA, William Burns.
Sipas Radio Evropa e Lirë, Burns ka qenë në Sarajevë për të "diskutuar deklaratat separatiste të Milorad Dodik", president i Republikës Srpska.
Jamie Shea: Shumë shpejt do të shohim një Mitrovicë të bashkuar
Ish-zëdhënësi i NATO-s, britaniku Jamie Shea, shprehet në një intervistë për "Koha Ditore" se koha do sjellë së afërmi bashkimin e Mitrovicës.
...duhet të krijohen rrethana ndërkombëtare të stabilitetit atje për të lëvizur përpara. Tani, nuk e ndaj mendimin fatalist se për shkak se ajo urë ka qenë e mbyllur për një çerekshekulli do të mbetet përjetësisht e mbyllur.
Perëndimi nuk di çfarë të bëjë me "suksesin" ukrainas në front
Inkursioni ukrainas në Rusi e ka bërë edhe më të paqartë të ardhmen e luftës. Ndonëse ka rezultuar me një sukses të papritur në kapjen e një territori rus më të madh sesa territori ukrainas i kapur nga rusët në një vit, goditja e bërë në thellësi të hapësirës ruse nuk ka sjellë atë që pritej. E që është detyrimi i rusëve të tërheqin forcat nga Donbasi ku në fakt ata po përparojnë.
Nga 10 nëntori kontrolle biometrike në vend të pasaportave për hyrjet në Shengen
Me sistemin e ri të hyrje/daljes (EES) i planifikuar të nisë zyrtarisht më 10 nëntor 2024, Europa do të vendosë "sistemin më modern të menaxhimit të kufijve dixhital në botë”, sipas Komisioneres Evropiane për Çështjet e Brendshme Ylva Johansson.
"Transportuesit, operatorët, stacionet e trenave, aeroportet, të gjithë po përgatiten për ditën e madhe," tha Johannsen nga Estonia.
Ukraina të dëmshpërblejë Gjermaninë për dëmin në Nord Stream
E djathta në Gjermani kërkon dëmshpërblim nga Ukraina për shkatërrimin e tubacioneve të gazsjellësit Nord Stream. Deputetja e Bundestagut, Alice Weidel, nga Partia Alternativa për Gjermaninë (AfD), këmbëngul që Kievi duhet të paguajë kompensim për dëmin e bërë.
Lavrov: Ka ca pyetje të cilave Gjermania nuk u ka dhënë përgjigje
Sulmi ndaj gazsjellësit Nord Stream ka sipas Rusisë më shumë sesa dorën e Ukrainës. Ndërsa Gjermania ka shpallur në kërkim një ukrainas si autorin e dyshuar të shpërthimit nënujor të tubacionit, Kremlini mendon se kaq nuk mjafton. Në një koment për të përditshmen Izvestia, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, flet për një komplot shumë më të madh.
Një protestë që zbuloi se Aleksandër Vuçiç nuk është Serbia: Ka shumë gjak të derdhur në këto kodra
E vetmja protestë e suksesshme në Shqipëri pas vitit 2013, ishte ajo kundër armëve kimike. Iste dhe mbetet një protestë të cilën askush nuk e di kush e organizoi saktësisht, si u amplifikua ashtu dhe mandej rezultati. Sot Serbia ka identikisht të njëjtin problem. Miniera e Jadarit ku britanikja Rio Tinto ka marrë koncesionin e litiumit ka provokuar një reagim që sa vjen e adopton retorikë antikoloniale. E tillë është ndjesia që ka prodhuar lajmi i mirë i miliardave që do të investohen.
Do largohem, po përgatis popullin për këtë
Presidenti bjellorus, Aleksander Lukashenko, ka paralajmëruar largimin e tij nga skena. Në një intervistë për kanalin televiziv, Rossiya-1, Lukashenko ka sqaruar se me ndryshimet kushtetuese janë kushtet e largimit.
Nuk duam ndryshime si revolucion. Jam një mbështetës i ndryshimeve evolucionare. Mendoni: 30 vjet janë shumë, me pak njerëz duke punuar për 30 vjet. Dhe njerëzit janë mësuar me të dhe askënd tjetër. Kjo është e gabuar. Po përgatis popullin për këtë, nuk dua dështime apo zhgënjime
