Blloku Bota

Sulmi i 7 tetorit rriti varësinë e izraelitëve nga droga

Postuar në 11 Gusht, 2024 19:00

Në Izrael, rastet e abuzimit me drogën janë përkeqësuar që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor. Ekspertët e shëndetit flasin për rritje edhe të konsumit të alkoolit dhe varësive të tjera.

AFB citon një 19-vjeçar izraelit, i cili thotë se pas nisjes së luftës është bërë i varur.

"Është vetëm një mënyrë për të shpëtuar nga realiteti, e gjithë kjo," thotë ai.

Inkursioni në Kursk, një përpjekje e Ukrainës për të destabilizuar Rusinë

Postuar në 11 Gusht, 2024 16:21

Ukraina ka ndërmarrë një sulm kundër Rusisë, në të cilin janë angazhuar me mijëra trupa. Në ditën e gjashtë të tij, ky sulm, sipas zyrtarëve ukrainas, ka për qëllim të destabilizojë Rusinë duke e goditur në pikat e dobëta.

"Ne jemi në ofensivë. Qëllimi është të zgjerojmë pozicionet e armikut, të shkaktojmë humbje maksimale dhe të destabilizojmë situatën në Rusi pasi ata nuk janë në gjendje të mbrojnë kufirin e tyre," tha një zyrtar i sigurisë ukrainase në kushte anonimiteti.

Konsultime me Kremlinin për situatën në Gaza

Postuar në 11 Gusht, 2024 13:35

Në kulmin e një krize ndërkombëtare dhe humanitare në Gaza, presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abas, njoftohet se do të vizitojë Rusinë më 12-14 gusht. Lajmi bëhet i ditur nga ambasadori palestinez në Rusi, Abdel Hafiz Nofal, sipas të cilit Abbas do të zhvillojë një takim me homologun rus, Vladimir Putin.

Do të flitet për situatën në Gaza, rreth rolit të Rusisë dhe asaj çfarë mund të bëhet. Ne jemi në një situatë shumë të vështirë dhe Rusia është një vend i afërt me ne. ne kemi nevojë të konsultohemi

Protesta e Jadarit detyron Vuçiç të zhvillojë mbledhje qeverie për krizën

Postuar në 11 Gusht, 2024 13:11

Protesta e djeshme në Beograd, zhvilluar nga aktivistë të mjedisit kundër minierës së litiumit në Jadar, ka detyruar Presidentin e vendit, Aleksander Vuçiç, të thërresë një mbledhje qeverie mbi krizën.

Në protestë raportohet se morën pjesë rreth 30-40 000 protestues, duke çuar edhe në  bllokimin e dy stacioneve treni.

Vuçiç më herët ka deklaruar se protestat për litiumin do të shfrytëzohen për grusht shteti, sipas informacioneve të ardhura zyrtarisht nga Rusia.

Nuk është vetëm Kosova, BE-ja u vetëdiskreditua në Ballkan

Postuar në 10 Gusht, 2024 18:39

Europa duket se po kritikon mbarë botën tashmë për veprime të caktuara. Dhe në parim mund të ketë drejtë. Edhe për Izraelin, edhe për Ukrainën, edhe për Hungarinë, edhe për Kosovën. Problemi është se të paturit të drejtë pa peshë vendimmarrëse kompromenton edhe vetë drejtësinë. 

Në rastin e Kosovës, ngjan se BE-ja ka vetëm dy faqe deklaratë që konsistojnë në thelbin e tyre: Kosova të rrijë urtë! Kjo po ndodh edhe tani me cështjen e urës së Ibrit, për të cilën qeveria në Prishtinë ka deklaruar se do ta hapë për automjetet.

Izraeli nuk e do paqen. Do genocidin mbi palestinezët

Postuar në 10 Gusht, 2024 15:39

Kasaphana në Gaza ka vijuar edhe sot me një sulm izraelit në një shkollë ku raportohet se kanë vdekur rreth 100 persona. Izraeli deklaron se shkolla strehonte terroristë, ndërkohë që zëdhënësi i agjencisë së Mbrojtjes të Gazas, Mahmud Bassal ka deklaruar se aty qëndronin palestinezë të zhvendosur.

Ndërron jetë CEO e Youtube, Susan Wojcicki

Postuar në 10 Gusht, 2024 14:40

Mediat raportojnë se ka ndërruar jetë drejtuesja administrative e Youtube, Susan Wojcicki. 56 vjeç, ajo cilësohet si një nga forcat kryesore shtytëse të shndërrimit të Google nga një motor kërkimi në atë që është sot në shkallë planetare. Një nga ikonat e botës së teknologjisë së informacionit, në garazhin e saj Sergey Brin dhe Larry Page nisën aventurën e Google. Ajo është personi që sugjeroi blerjen e Youtube të cilin e çoi aty ku është sot.

Informacion zyrtar nga Rusia, Vuçiç: Opozita dhe Perëndimi do tentojnë grusht shteti

Postuar në 10 Gusht, 2024 04:45

Presidenti serb Aleksander Vuçiç ka deklaruar se me protestën e sotshme të opozitës për çështjen e minierës së litiumit në Jadar, do të ketë akte dhune dhe tentativë për grusht shteti.

Vuçiç ka shtuar se është njoftuar në rrugë zyrtare për këtë nga Rusia. 

Sot ne morëm informacion zyrtar nga Federata Ruse. Ne po e vlerësojmë. Ata që ëndërrojnë të arrijnë diçka me forcë do të dështojnë. Serbia po ecën me vendosmëri përpara dhe ata nuk mund ta ndalin atë. Nuk do të jenë më kurrë në gjendje ta ndalin. Njerëzit nuk kanë pse të shqetësohen

Brazil/ Bie një avion me 62 persona në bord

Postuar në 09 Gusht, 2024 21:13

Një avion është rrëzuar në shtetin brazilian të São Paulo, duke u shkaktuar vdekjen 62 personave në bord.

Avioni turboprop me dy motorë po fluturonte nga Cascavel në shtetin jugor të Paraná-s për në aeroportin kryesor në qytetin e São Paulo kur u rrëzua në qytetin e Vinhedo, bëri të ditur linja ajrore Voepass.

Pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë një avion që bie nga lartësia duke ndjekur një trajektore spirale.

Të kemi kujdes kur flasim për pezullimin e Hungarisë

Postuar në 09 Gusht, 2024 19:33

Kryeministri polak Donald Tusk ka bërë thirrje që Bashkimi Europian të bëjë kujdes në deklarimet e veta ndaj Hungarisë.

Siç e dini pezullimi i një vend inga zona Shengen është hapi I parë drejt pezullimit nga BE. Do të isha i kujdesshëm rreth deklarimeve mbi pezullimin e vendeve nga BE-ja. Europa nuk duhet ta distancojë veten nga hungarezët

u shpeh ai para reporterëve.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota