Blloku Bota

WSJ: Gjendja mendore e Biden po përkeqësohet

Postuar në 05 Qershor, 2024 15:36

Njerëz pranë presidentit amerikan flasin për përkeqësimin e gjendjes mendore të tij. Wall Street Journal, duke iu referuar burimeve pranë Joe Biden, shkruan se kreu i Shtëpisë së Bardhë tregon herë pas here "shenja rrëshqitjeje". Gazeta amerikane ka intervistuar 45 persona që kanë punuar në rrethin e Biden gjatë shtatë muajve të fundit.

Rusia: Ushtarët francezë, shënjestër legjitime

Postuar në 05 Qershor, 2024 12:00

Pasi SHBA-të kanë autorizuar përdorimin e raketave të saj me rreze të mesme veprimi në territorin aktual të Rusisë, paralajmërimet, për të mos përmendur kërcënimet, po shumohen.

Turqia shpreh interesin për t'u anëtarësuar në BRICS

Postuar në 04 Qershor, 2024 17:59

Turqia ka shprehur interes për t’u anëtarësuar në BRICS – organizata e vendeve joperëndimore(në një farë mënyre) dhe me këtë rast Kremlini e ka mirëpritur kërkesën e Ankarasë.

Ne qartazi mirëpresim interesin në rritje drejt BRICS nga fqinjët tanë, përfshirë partnerë të rëndësishëm si Turqia. Patjetër që çështja e shprehjes së interesit do të jetë në agjendën e samitit të organizatës që do të drejtohet nga Rusia

ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Belgjika propozon që Hungarisë t’i hiqet e drejta e votës në BE

Postuar në 04 Qershor, 2024 14:33

Hungaria do të marrë presidencën e radhës të Këshillit të BE-së në korrik të këtij viti. Megjithatë, shtetet anëtare kanë nisur të diskutojnë mundësinë e heqjes së të drejtës së votës.

Ministrja e Jashtme belge, Hadja Lahbib, tha se BE-ja duhet t'i heqë Hungarisë të drejtën e votës për të mbrojtur të ardhmen e unionit.

Belgjika, e cila ka aktualisht presidencën e BE-së, është njëra prej vendeve anëtare që shprehin zhgënjim për kundërshtimin e Hungarisë ndaj planeve kyçe të BE-së – duke përfshirë mbështetjen për Ukrainën në konfliktin me Rusinë.

Korea e Jugut pezullon paktin e reduktimit të tensioneve me Phenianin

Postuar në 04 Qershor, 2024 13:19

Korea e Jugut ka vendosur të pezullojë paktin e reduktimit të tensionit me Phenianin. Sipas qeverisë koreane shkak për rikthimin e të gjitha aktiviteteve ushtarake dhe joushtarake në vijën e demarkacionit është regjimi koreanoverior që ka refuzuar të zbatojë marrëveshjen në fjalë. Ajencia “Yonhap” raporton se dokumenti përkatës pë rivendosjen e gjendjes së gatishmërisë, përfshirë përpunimin propagandistik, do të duhet të firmoset nga presidenti Yoon Suk Yeol.

Parlamenti zviceran hedh poshtë ndihmën për Ukrainën

Postuar në 03 Qershor, 2024 22:21

Dhoma e Lartë e Parlamentit të Zvicrës hodhi poshtë një kontribut prej 5 miliardë frangash zvicerane (5.58 miliardë dollarë) për Ukrainën, të përfshirë në një paketë më të gjerë financiare, me arsyetimin se plani shkel kufizimet e huamarrjes në vendin neutral.

Me 28 vota kundër dhe 15 pro, ligjvënësit votuan kundër paketës prej 15 miliardë frangash, e cila përfshinte gjithashtu 10.1 miliardë franga financime shtesë për forcat e armatosura të vendit.

Sulmi i parë me armët amerikane godet sistemet ajrore ruse në Belgorod

Postuar në 03 Qershor, 2024 17:21

Rajoni i Belgorodit në Rusi është objektivi i parë drejt të cilit janë lëshuar nga Ukraina armë perëndimore. Sulmi i parë (ose të paktën: sulmi i parë zyrtar) me Himars - raketa me rreze të gjatë - që kur SHBA dha autorizimin (bashkë me të edhe Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania) është kryer ndaj një bateri të sistemeve ruse të mbrojtjes ajrore S-300/S-400.

E nxorën në opozitë. Koha për moralizime nacional-demokratike

Postuar në 03 Qershor, 2024 09:32

Në prag të krijimit të qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut, drejtuesi i Bashkikimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka nisur të ankohet dhe të paralajmërojë për bashkëjetesën. Sipas Ahmetit qeveria e re është monoetnike dhe nuk ka legjitimitet. 

Megjithatë z. Ahmeti nuk e ka quajtur qeverinë e re mes VMRO dhe Vlen si jolegale apo antikushtetuese çfarë lë të kuptohet se z. Ahmeti ka kapur pozicionin e moralizuesit pas gati dy dekadash në pushtet me të gjitha partitë sllave. 

36 400 viktima dhe 82 600 të lënduar në Gaza që nga 7 tetori 2023

Postuar në 02 Qershor, 2024 14:30

Ministria palestinezë e Shëndetësisë njofton se që nga nisja e konfliktit në Gaza, në enklavë ka patur 36 439 viktima dhe 82 627 të lënduar. Një shifër rekord nëse konsiderohet se konflikti nisi më 7 tetor 2023.

Shifa në fjalë mbështet një politikë ndërkombëtare ndaj Izraelit që synon të ngrejë padi për krime kundër njerëzimit, e nëse vazhdohet kështu, edhe për genocid. Aktualisht Izraeli ka hyrë në Rafad he ka deklaruar se nuk mund të ketë paqe pa shkatërrimin përfundimtar të Hamasit.

Marrëveshja globale mbi pandemitë, negociatat shtyhen edhe me një vit

Postuar në 02 Qershor, 2024 12:25

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vendosur të shtyjë edhe me një vit diskutimet mes vendeve anëtare për një marrëveshje globale mbi pandemitë. Afati i vendosur për arritjen e konsensusit nuk duhet të kalojë majin e vitit 2025 kur edhe mbahet Asambleja vjetore e OBSH-së.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota