Blloku Bota
Përpjekje për përjashtimin e Rusisë nga Interpol
Ministri i Brendshëm i Rusisë, Vladimir Kolokoltsev ka deklaruar se aktualisht ka një përpjekje për ta nxjerrë vendin e tij nga Interpoli.
Me çfarë përballemi sot në bashkëpunimin e forcave të zbatimit të ligjit? Ka patur përpjekje për të përjashtuar Rusinë nga kuadri i bashkëpunimit ndërkombëtar policor, kufizime të ndryshme, fshehje të informacionit për kriminelë të kërkuar nga shtete të tjera dhe pezullim të pjesëmarrjes së vendit tonë në Task Force për Veprimin Financiar
Drejt afrimit me Turqinë, Armenia njeh Palestinën
Armenia ka njoftuar sot njohjen zyrtare të shtetit të Palestinës. Lajmi është bërë public nga qeveria armene, që i është referuar ligjit ndërkombëtar dhe barazisë së kombeve.
Armenia është e interresuar në vendosjen e paqes afatgjatë dhe stabilitetit në Lindjen e Mesme
citohet deklarata zyrtare.
Shengen me pengesa
Sllovenia njoftoi se kontrollet kufitare do të vijojnë edhe gjatë verës, duke e shtyrë datën e heqjes së tyre deri më 21 dhjetor. Kufiri mes Sllovenisë dhe Hungarisë u “zhduk” në vitin 2007, kur dyja vendet iu bashkuan Zonës Shengen.
Papa Françesku është një tiran në krye të Kishës
Një ish-diplomat i Kishës Katolike dhe kritik i ashpër i Papa Françeskut akuzon Vatikanin se po e çon në gjyq për mohimin e legjitimitetit të Papës. Carlo Maria Viganò, 83 vjeç, ultra-konservator që ka mbajtur postin e ambasadorit të Vatikanit në SHBA nga viti 2011 deri në 2016, thotë se Departamenti i Doktrinës në Selinë e Shenjtë e ka thirrur për t’i komunikuar akuzat.
Mark Rutte do të jetë Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s
Mark Rutte do të jetë sekretari i Përgjithshëm i NATO-s. 32 anëtarët e Aleancës kanë rënë dakord me kandidaturën e hollandezit që pason në detyrë Jens Stoltenberg. Rutte ka marrë mbështetjen pas presidenti rumun, Klaus Iohannis është tërhequr nga kandidimi.
Rutte cilësohet si një njeri që ka një marrëdhënie me kandidain republikan në zgjedhjet presidenciale amerikane, Donald Trump, ose më saktë që ka ditur të afrohet me të gjatë kohës që ishte president i SHBA.
Çahet bllokada/Borrell rekomandon heqjen e masave ndaj Kosovës
Mediat në Kosovë raportojnë se shefi i politikës së jashtme të BE-së, Borrell ka propozuar heqjen e masave ndëshkuese. Sipas negociatorit Bislimi, raportimi i Borrel ishte përgatitur që në prill, nuk u dorëzua sepse Kosova në atë rast do të anëtarësohej në Këshill, madje nuk i është dorëzuar ende as Komisionit.
Rusia dhe Koreja e Veriut, marrëveshje për ndihmë të ndërsjellë në rast agresioni
Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un nënshkruan kanë nënshkruar një marrëveshje të re, në të cilën të dyja zotohen për ndihmë të ndërsjellë në rast përballjeje me "agresion".
Varosha, “Las Vegasi i Mesdheut” për 10 miliardë dollarë
Turqia mund ta kthejë qytetin e Varoshës në “Las Vegasin e Mesdheut”.
Gazeta turke “Sozcu” shkuan se lagjes fantazmë në Famagusta i duhen 10 miliardë dollarë për t’u rikthyer në jetë pas braktisjes 50-vjeçare.
Zona e braktisur në Qipron veriore ka komplekse të mëdha banimi të zbrazura, dyqane dhe hotele. Në total, zona ka 105 hotele, 3 000 dyqane, 99 vende argëtimi, 4 649 shtëpi verore, 21 banka dhe 24 teatro e kinema.
Netanjahu shpërndan kabinetin e luftës
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka shpërbërë kabinetin e tij qeveritar të luftës. Lajmin e konfirmoi të hënën një zyrtar izraelit.
Ky hap i pritshëm vjen pas largimit nga qeveria të ish-gjeneralit centrist, Benny Gantz.
Franca nuk është më e njëjta për BE-në
Franca ka qenë gjithmonë shumë e madhe, shumë e fuqishme dhe – më e rëndësishmja nga të gjitha –pjesë e strukturës komode të BE-së, për t'u gjobitur për mëkatet e saj financiare. Por kësaj epoke mund t’i ketë ardhur fundi.
Komisioni Evropian do të njoftojë të mërkurën cilat janë qeveritë që kanë shkelur rregullat e buxhetit dhe Franca mund të jetë mes tyre. Kreu i lartë i BE-së është nën presion nga i gjithë blloku për të penalizuar më në fund “nxënësin e keq” që ka dëmtuar buxhetin e BE-së.