Blloku Bota

Moska e përjashton Erdoganin si ndërmjetës

Postuar në 05 Korrik, 2024 13:25

Rusia nuk e sheh si ndërmjetës të mundshëm presidentin turk, Erdogan.

Ky i fundit, gjatë një takimi që ka pasur me homologun rus në kuadër të samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) në Kazakistan, është shprehur se Ankaraja mund të ndihmojë në përfundimin e luftës Ukrainë-Rusi.

Por zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, përjashtoi çdo rol si ndërmjetës për liderin turk.

Britania me vektor të ndryshëm politik nga BE. Zgjedhjet dërrmojnë Rishi Sunak

Postuar në 04 Korrik, 2024 23:47

Europa kthen djathtas, Britania e Madhe majtas. Zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar flasin për një fitore dërrmuese të laburistëve, 14 vjet pas daljes së tyre nga pushteti. 170 vende në Dhomën e Ulët të Parlamentit për të majtët e Keir Starmer, shumica më e madhe e tyre që nga koha e Tony Blair. Rishi Sunak pritet të japë dorëheqjen dhe të dhënat po flasin për 131 vende në Parlament, një rekord i ri për përfaqësimin më të ulët që nga viti 1906 me 156 vende për konservatorët.

Ka për të qenë një natë pabesueshmërisht e vështirë

30 mijë policë për zgjedhjet në Francë. Denoncime për akte dhune

Postuar në 04 Korrik, 2024 23:34

Europa po hyn në një test të ri politik që ilustron qartë krizën e thellë të besimit në funksionimin e sistemit të saj. Mediat raportojnë se në zgjedhjet e ditës së djelë në Francë do të dislokohen 30 mijë policë për shkak të frikës për dhunë.

Sipas ministrit të Brendshëm, Gerald Darmanin, 5000 policë do të dislokohen në Paris “për të siguruar që e majta dhe e djathta radikale nuk do të përfitojnë për të krijuar kaos”.

400 mijë gjemanë braktisin Kishën Katolike

Postuar në 03 Korrik, 2024 19:35

Në Gjermani, kisha katolike po braktiset me ritme të shpejta. Rreth 400 mijë katolikë janë larguar prej saj gjatë vitit 2023, sipas CNA Deutsch, partneri i lajmeve në gjuhën gjermane të CNA.

Kjo ka vënë në alarm Vatikanin, i cili vetëm një ditë pas publikimit të këtij lajmi, thirri përfaqësuesit e Rrugës Sinodale Gjermane për të diskutuar mbi planet për një këshill të përhershëm sinodal.

Vuçiç deklaron se Serbia survejohet nga dronët e Kosovës dhe flet për "një agresion ndaj vendit të tij"

Postuar në 03 Korrik, 2024 18:39

Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, deklaron se vendi i tij është mbikëqyrur nga ajri nga vendet fqinj. Mediat serbe raportojnë për një deklarim të tij në Kolegjiumin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, përmes të cilit ai ka vënë gishtin mbi Kosovën dhe dronët e saj, “Bayraktar”.  Vuçic është shprehur se dronët janë ngritur nga Gjakova në datat 5 qershor dhe 20 qershor në lartësinë 5800 m dhe kanë vëzhguar pozicionet e ushtrisë serbe.

Kremlini paralajmëron ofensivë strategjike në Ukrainë

Postuar në 03 Korrik, 2024 13:36

Ambasadori rus në Britaninë e Madhe, Andrey Kelin, ka deklaruar se operacioni special në Ukrainë është në një fazë dinamike dhe së shpejti ai do të kalojë në suazën e një ofensive strategjike. Ai ka bërë paralajmërimin në një intervistë për Sky, ku është pyetur ndër të tjera për premtimet e Donald Trump se do të mbyllte luftën në Ukrainë në 24 orë. Kelin nuk e ka përjashtuar kategorikisht opsionin e paqes imediate në Ukrainë si dëshirë dhe opsion propagandistik të kandidatit për president të SHBA, por ka shtuar se kjo është e vështirë.

“Shumë të korruptuar për të qenë në NATO”

Postuar në 03 Korrik, 2024 13:25

NATO dëshiron që Ukraina të bëjë më shumë përpjekje për të goditur korrupsionin endemik si kusht për çdo përparim drejt anëtarësimit në bllok, raportoi të martën Daily Telegraph, duke cituar burime.

Sipas gazetës britanike, shqetësimet se Ukraina është "shumë e korruptuar" për t'u bërë një anëtare e plotë e NATO-s do të theksohen në komunikatën në samitin e bllokut në Uashington më 9-11 korrik.

“Ushtria britanike nuk mbron dot as vendin e vet”

Postuar në 02 Korrik, 2024 13:29

Ushtria britanike është në gjendje kaq të keqe saqë mund të mos jetë e aftë të mbrojë vendin, aq më pak të montojë një forcë ekspedite me ndonjë forcë të rëndësishme, thotë për Financial Times një ish-zyrtar i ngarkuar me vlerësimin e forcave të armatosura.

Rob Johnson, drejtor i Oxford Changing Character of War Centre, u emërua në maj 2022 për një mandat dy-vjeçar si kreu i Zyrës së Ministrisë së Mbrojtjes për Vlerësimin dhe Sfida Neto (SONAC).

Rusia njofton daljen nga Asambleja Parlamentare e OSBE-së

Postuar në 01 Korrik, 2024 17:22

Rusia ka njoftuar përgatitjen për tërheqjen e saj nga Asambleja Parlamentare e Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia “Tass”, sipas së cilës rekomandimi është bërë nga Komiteti i Këshillit Federativ për Çështjet me Jashtë. Komiteti ka miratuar kërkesën e bërë për të adoptuar vendimin në datën 3 korrik, kur është mbledhja e Këshillit Federativ.

Franca voton djathtas/ Macron, forcë e tretë  

Postuar në 30 Qershor, 2024 23:09

Ashtu siç pritej, ekstremi i djathtë ka siguruar shumicën në raundin e parë të zgjedhjeve në Francë.

Sipas institutit Eleba, partia e Marine Le Pen mund të marrë mes 255 dhe 295 vendeve. Kuorumi është 289 vende. Kjo do të thotë se objektivi mund të tejkalohet ose nuk do të arrihet për një pjesë të vogël të zonave zgjedhore. 35-45 vendet që sondazhi parashikon për republikanët mund të jenë vendimtare.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota