Blloku Bota
Kina tronditet nga skandali i kontaminimit të vajit të gatimit
Raportimi në mediat sociale i shkeljeve të rënda të sigurisë ushqimore e ka detyruar qeverinë kineze të hapë një hetim. Përdoruesit e rrjeteve sociale raportuan se cisternat e karburantit janë përdorur për të transportuar vaj gatimi dhe shurup pasi kanë bartur kimikate toksike. Vaji i destinuar për konsum është futur në cisterna pa u bërë pastrimi i duhur ndërmjet ngarkesave.
Lajmi u publikua fillimisht në Pekin News, një media shtetërore, të cilës i referohet BBC.
Nismë për t’i hequr Hungarisë të drejtën e votës në KE
Një grup prej 63 anëtarësh të Parlamentit Evropian kërkojnë që Hungarisë t'i hiqet e drejta e votës në Këshillin e BE-së, ku ajo aktualisht mban presidencën.
Metsola rikonfirmohet si presidente e PE
Roberta Metsola u rikonfirmua si presidente e Parlamentit Europian me 562 vota nga 699 votues. Shumica e nevojshme ishte 312 vota. Metsola mori 90.2% të votave, përqindja më e lartë në historinë e Parlamentit Evropian.
Rivalja e vetme ishte anëtarja spanjolle e PE, e ardhur nga radhët e Podemos, Irene Montero, 61 vota.
Mediat: BE-ja do të bojkotojë Samitin e Budapestit të organizuar nga Hungaria
“Politico” shkruan se vendet anëtare të Bashkimit Europian do të ndjekin një linjë tjetër politike ngha ajo e Victor Orban, që mban aktualisht presidencën e radhës së unionit. Sipas medias në fjalë, Hungaria ka ndërmend të mbajë një samit mbi politikën e jashtme më 28-29 gusht në Budapest, por duket Orban do të bojkotohet.
Autori i sulmit ndaj Trump, votues republikan
Thomas Matthew Crooks, autori i atentatit ndaj ish-presidentit Donald Trump, ishte nga Bethel Park, Pensilvani.
20-vjeçari qëlloi në drejtim të foltores ku ndodhej Trump me Ar 15, një pushkë sulmi gjysmë automatike, përpara se të qëllohej vetë për vdekje nga snajperët e Shërbimit Sekret.
Protagonist i vetëm i Nëntorit
Atentati ndaj Donald Trump ka ardhur në momentin më kritik të mundshëm pasi ai vepron ne statusin emociojnal të ngjarjes dhe gjendjes së jashtëzakonshme.
Një atentat në vetvete është lëndë e parë e teorive të konspiracionit që aktualisht janë të orientuara drejt elitave në fuqi.
Me rezultatin aktual të plagosjes, atentati uploadon kandidatin republikan me ndjesinë e destinit dhe e detyron apo më mirë e ndihmon ligjërimin anti-eastablishment.
“Kjo lloj dhune nuk ka vend në Amerikë”
Presidenti amerikan, Joe Biden, u kthye në Shtëpinë e Bardhë menjëherë pas lajmit për atentatin ndaj rivalit të tij, Donald Trump.
Biden ndodhej në rezidencën e tij në Delaware në momentin kur ndaj ish-presidentit amerikan u qëllua me armë zjarri në Pensilvani.
Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se Biden ka folur në telefon me Trump pas ngjarjes.
Qëllohet me armë Donald Trump
Donald Trump u qëllua me armë zjarri gjatë një takimi me mbështetësit në Pensilvani.
Dy persona mbetën të vrarë në atë që FBI e cilësoi menjëherë një tentativë vrasjeje ndaj ish-kreut të Shtëpisë së Bardhë.
Trump është lënduar lehtë në pjesën e veshit të djathtë, ndërsa i vrarë mbeti një prej punonjësve të sigurisë që e shoqëronte.
Autori i sulmit u ekzekutua menjëherë.
Kemi kapacitete kundër raketave amerikane, por viktima do jenë kryeqytetet europiane
Zëdhënësi i Kremlinit Dimtry Peskov ka deklaruar se Rusia ka të gjitha kapacitetet për t’iu kundërpërgjigjur dislokimit nga SHBA në Europë të sistemeve raketore me rreze të gjatë veprimi.
Ka qenë përherë një situatë paradoksale: SHBA ka dislokuar një shumëllojshmëri raketash të rrezeve të ndryshme në Europë, që drejtohen tradicionalisht kundër vendit tonë. Në përputhje me këtë vendi ynë ka përpunuar shënjestrat dhe lokacionet për raketat tona
është shprehur ai në një intervistë televizve.
Mediat publikojnë detaje të planit operativ: Gjermania, korridor për 800 mijë trupa të NATO-s
Ministria gjermane e Mbrojtjes ka hartuar plane emergjence për një konflikt të mundshëm ushtarak me Rusinë, kanë raportuar Der Spiegel dhe Bild. Dokumenti thuhet se parashikon që Gjermania të shërbejë si shtet tranzit për trupat e NATO-s, ndërsa popullata dhe shërbimet civile mund të asistojnë personelin ushtarak të huaj.
Muajin e kaluar, qeveria gjermane përditësoi zyrtarisht udhëzimet e saj të kohës së luftës për herë të parë që nga viti 1989, të cilat tani përfshijnë masa të tilla si rekrutimi i detyrueshëm dhe detyrimi i prodhuesve për të prodhuar mallra lufte.