Blloku Bota
Belgjikë, ndalohen smartfonët në shkollat frankofone
Shkollat frëngjishtfolëse të Belgjikës do të ndalojnë telefonat inteligjentë. Qeveria e re e Valones, në marrëveshjen e saj të koalicionit ka përfshirë edhe një plan për të ndaluar telefonat inteligjentë në shkollat e rajonit jugor të Belgjikës, si dhe qindra shkolla në Bruksel.
Plani parashikon ndalimin e plotë të tyre në shkollat fillore, ndërsa në shkollat e mesme kjo do të bëhet gradualisht brenda tre viteve.
Danimarkë, taksë e re për ndotjen nga gjedhët
Danimarka bëhet vendi i parë që harton një ligj për emetimin e gazeve serrë nga bagëtitë.
Parlamenti me 179 anëtarë, pas një diskutimi me fermerët, kompanitë e sektorit dhe shoqatat mjedisore dhe të konsumatorëve, po shqyrton ligjin e ri, i cili takson fermerët.
Fillimisht, ata do të paguajnë rreth dyzet euro për ton emetime në vit nga viti 2030, taksë që rritet në njëqind euro pas vitit 2035.
Parapritë qëndrimeve anti-NATO të Trump. Starmer jep 'ok' për pakt sigurie me BE-në
Kryeministri i ri britanik Keir Starmer ka debutuar me dy deklarata të rëndësishme në skenën ndërkombëtare. Në kuadër të samitit të NATO-s në SHBA, Starmer ka deklaruar se Ukraina mund të përdorë raketat britanike për të goditur në thellësi të territorit rus, një qëndrim i guximshëm krahasuar me kujdesin konvencional ndaj Kremlinit.
NATO deklaron gati për detyra ushtarake sistemin raketor të Rekzikowos në Poloni
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar gjatë samitit të Aleancës në SHBA, se baza e re amerikane ajrore në Poloni është e gatshme për kryer misione ushtarake.
Si një aleancë mbrojtëse ne nuk mund ta injorojmë kërcënimin nga raketat balistike. Mbrojtja raketore është një element thelbësor për detyrat bazë të NATO-s dhe mbrojtjes kolektive
Nuk i priste kush krimet e Izraelit!
Ish-kreu i shërbimeve sekrete saudite për 22 vjet, Princi Turki bin Faisal, një njeri me peshë në politikën saudite, shprehet ndër të tjera për revistën gjermane “Spiegel” se ai nuk mund ta kishte imagjinuar përshkallëzimin e dhunës në Gaza deri në këto përmasa. I pyetur nëse si një ish-shefi i shërbimeve saudite, familjar me çështjet e sigurisë, a e priste që Hamas të kryente “këtë sulm vrasës”?, bin Faisal teksa nënvizon “mung
Polonia: Ukraina nuk mund të anëtarësohet në NATO ndërkohë që konflikti me Rusinë vazhdon
Presidenti polak Andrzej Duda ka deklaruar në një intervistë për “The Washington Times” se Ukraina nuk mund të anëtarësohet në NATO ndërkohë që vijon konflikti me Rusinë.
Duda ka theksuar megjithatë se Polonia është e angazhuar dhe interesuar që të shkojë më tej se çdo vend tjetër i Aleancës në nxitjen dhe formalizimin e procesit të anëtarësimit të plotë të Ukrainës.
Një miratim në parim për anëtarësimin në NATO të Ukrainës ka dhënë edhe SHBA, por pa kaluar në përcaktim afatesh që do të implikonin më tej marrëdhëniet me Rusinë.
Le Pen vihet nën hetim për fushatën presidenciale të vitit 2022
Prokurorët francezë në Paris kanë hapur së fundmi një hetim për financimin e fushatës presidenciale të Marine Le Pen në vitin 2022, kur ajo mori 41% të votave përballë Emmanuel Macron.
BE-ja ndalon negociatat e anëtarësimit me Gjeorgjinë
Bashkimi Europian ka ndaluar bisedimet e pranimit me Gjeorgjinë për shkak të ligjit kontrovers për ndikimet e huaja.
Për fat të keq procesi i pranimit të Gjeorgjisë në bllokun europian është ndalur për momentin. Kjo u vendos nga liderët europianë gjatë mbledhje së fundit të Këshillit
citohet të jetë shprehur ambasadori i BE-së në Tbilisi, Pawel Herczynski.
NATO nuk duhet të bëhet pjesë e konfliktit në Ukrainë
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar pak përpara samitit të NATO-s, se aleanca nuk duhet të bëhet pjesë e konfliktit të Ukrainë.
Ne kemi një qëndrim parimor mbi konfliktin në Ukrainë. Ne mbështesim integritetin e saj territorial dhe e konsiderojmë të paprapnueshme që NATO të bëhet një ndër palët e luftës në Ukrainë
është shprehur ai.
Po kështu Erdogan ka vënë në dukje se ai synon që të vendosë në agjendën e samitit edhe “masakrat e vazhdueshme të Izraelit kundër palestinezëve”.
Macron refuzon dorëheqjen e kryeministrit Gabriel Attal
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka refuzuar kërkesën për dorëheqje të kryeministrit Gabriel Attal duke i kërkuar atij të rrijë në detyrë përkohësisht për të ruajtur stabilitetin.