Trump: Rusia ka humbur 600 000 trupa në Ukrainë, nuk e shpëton dot Assadin. SHBA të mos ndërhyjë!

Postuar në 07 Dhjetor, 2024 18:17

Duket se kriza siriane ka marrë një kthesë politike që duket se do të vulosë fatin e presidentit sirian, Bashar Al Assad. Me mbërritjen e papritur të atyre që quhen kryengritës në rrethinat e Damaskut, në lojë hyn diskutimi i të ardhmes së një vendi, për të cilin ka projekte edhe të ndarjes.

Një prononcim ka bërë me këtë rast edhe presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump që përmes një postimi në rrjetin “X” Trump bën thirrje që SHBA të mos përfshihet në konfliktin sirian, duke paralajëmruar kështu një koncesion të hapur për Turqinë e Erdoganit që akuzohet se qëndron pas lojës në Siri me rebelë që origjinojnë tek Al Qaeda.

Trump shkon më tej kur thotë se Rusia që sipas tij ka humbur 600 mijë trupa në Ukrainë, nuk ka çfarë të bëjë dhe me gjasë do të dalë nga Siria, nga e cila duket se po flitet edhe largimi i vetë Assad, ndonëse dje në rrjetet sociale u njoftua fortifikimi i Latakias, qyteti me shumicë alevite.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.