Blloku Bota

Video/Arrestohet, Navalny, opozitari kryesor i Putin

Postuar në 26 Mars, 2017 17:06

Alexei Navalny, opozitar i presidentit rus, Vladimir Putin, është arrestuar sot gjatë një proteste anti korrupsion. Navalny ka organizuar protestën përmes blogut të tij dhe në qendër të saj ishte kryeministri Dimitri Medvedev, i vënë në qendër të akuzave se drejton një perandori të vërtetë pasurish të patundshme.

Autostrada Nish – Prishtinë, Serbia deklaron se do ta ndërtojë me kompanitë e veta

Postuar në 24 Mars, 2017 08:34

Autostrada Prishtin – Nish do të kushtojë 800 milionë euro dhe sipas ministres serbe të Ndërtimit, Zorana Mihajlovic, ai do të ndërtohet i gjithi nga kompani dhe punëtorë serbë. Ajo ka dashur ta theksojë këtë fakt duke shtuar se financimet do të vijnë nga Bashkimi Europian.

Rusia futet në Europë me Poseidonin, rivalitet me TAP

Postuar në 23 Mars, 2017 11:33

Kompania ruse e naftës Gazprom dhe Eni e Italisë nënshkruan një memorandum mirëkuptimi në lidhje me furnizimin me gaz të Europës dhe Italisë nëpërmjet "Korridorit Jugor  të Transportit" të gazit.Memorandumi u nënshkrua në Moskë nga CEO i Gazprom Aleksei Miller dhe CEO i grupit Eni S.P. Claudio Descalaci. Në komunikatën e vet, Gazprom, thotë se "Përditësimi i kontratave konsiston në ndryshimin e  pikave të shpërndarjes së gazit që do  transportohet përmes Korridorit Jugor."

Grushti i shtetit në Turqi, një pretekst i mirëpritur. Lëvizja Gulen nuk është eskremiste, e as terroriste

Postuar në 23 Mars, 2017 10:14

Shefi i Shërbimit sekret gjerman, BND, Bruno Kahl, i ka dhënë një intervistë revistës “Spiegel” përmeës së cilës jep disa përgjigje për terrorizmin, survejimin në botën e tanishme, ndryshimin e administratës amerikane, por edhe zhvillimet në Turqi. Duke qëndruar te kjo e fundit, vlerësimet e Kahl kanë rëndësi pasi ato marrin edhe nota politike, përderisa kreu gjerman i inteligjencës thotë se argumenti i Ankarasë zyrtare për grushtin e shtetit të muajit korrik, nuk ka bindur kënd në Perëndim.

Londra në shënjestrën e terrorizmit (Foto)

Postuar në 23 Mars, 2017 09:32

Skena paniku dhe tmerri përfshinë dje zemrën e Londrës, ku një agresor me shumë gjasë terrorist islamik shtypi me makinë këmbësorët dhe pastaj shkoi përpara godinës së parlamentit duke vrarë me thikë policin 48-vjeçar Keith Palmer. Vrasësi sipas Daily Mail ka pasur tipare aziatike dhe ishte rreth 40 vjeç. Bilanci i sulmit është 4 të vrarë,  40 të plagosur, mes të cilëve 29 janë në spital

Lavatriçja globale - 20 mld$ të pastruara përmes bankave kryesore në Perëndim

Postuar në 23 Mars, 2017 09:31

Gazeta britanike “The Guardian” ka raportuar këto ditë për një nga skemat më të mëdha të pastrimit të parave. Për lindjen e Europës ajo është skema më e madhe e realizuar ndonjëherë dhe arrin shifrën e 20 miliardë dollarëve. Origjina dhe autorësia e operacionit i faturohet rusëve dhe me këta nënkuptohet aktorë të lidhur me qeverinë ruse dhe KGB-në. Skema përfshinte kompani fictive britanike, banka ruse dhe një gjykatë në Moladvi.

Shpërthen Erdogan, kërcënim të hapur Europës

Postuar në 22 Mars, 2017 22:31

Mesazh Europës për të respektuar të drejtat e njeriut dhe demokracinë ka dërguar Rexhep Tajip Erdogan, duke bërë deklarata provokuese dhe kërcënime për sigurinë e qytetarëve evropianë. Duke folur me gazetarët në Ankara, Erdogan "paralajmëroi" evropianët se nëse do të vazhdojnë në këtë mënyrë, nuk do të jetë në gjendje të ecin të sigurtë në rrugë.

Edhe Zoran Zaev flet për albanofobinë: Po përhapet nga Gruevski dhe nuk ndihmon

Postuar në 22 Mars, 2017 15:52

Partia e Nikolla Gruevksit në Maqedoni ka propozuar mbrëmë përmes ish-ministrit të Jashtëm Antonio Milloshovksit se rruga e daljes nga kriza është heqja dorë nga platforma shqiptare dhe kalimi drejt zgjedhjeve të reja. Mirëpo Zoran Zaev, njeriu që kërkon aktualisht mandatin për krijimin e qeverisë së re ka deklaruar se sjellja dhe deklarimet e VMRO-DPMNE udhëhiqen nga albanofobia, e cila nuk ndihmon në ecjen përpara.

Trump kërkon punëtorë të huaj për vjeljen e rrushit

Postuar në 22 Mars, 2017 10:04

Një nga sloganet e fushatës së Donald Trump ishte: "Të blejmë produkte amerikane, për të punësuar amerikanët", por siç është shpallur së fundmi nga gazeta lokale Daily Progress, Kantina e Verës së familjes Trump në Charlottesville në Virginia kërkon punëtorë të huaj për të vjelur rrushin! Kompania, e kryesuar nga djali 33 vjeçar i presidentit ka aplikuar me anë të një programi të veçantë për të rekrutuar 29 punëtorë  të huaj sezonale për vjeljen e rrushit, pasi qytetarët amerikanë nuk kanë qenë të gatshëm për të punuar në këto pozicione.

Macron, fitues i debatit presidencial në Francë

Postuar në 21 Mars, 2017 11:04

3 orë e 24 minuta mbajti debat televiziv i pesë kandidatëve për zgjedhjet presidenciale në Francë, ku nuk munguan konfrontimet. Protagonistë ishin padyshim  Marine Le Pen dhe Emmanuelle Macron. Temat e diskutuara  nga burkini, ekonomia e BE-së dhe marrëdhëniet me Rusinë e Putinit. Fituesi? Në fund të mbrëmjes rrjeti BFMTV bëri një anketë të shpejtë ku rezultoi se Makron ishte më bindës, ndërsa Francois Fillon dhe Marin Le Pen u renditën pas tij.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota